LIVE UPDATES
Aktualitet

Covid në Shqipëri! VOA: Bien dukshëm rastet, RRITEN viktimat

2 Nëntor 2021, 07:52 Nga DOSJA
Covid në Shqipëri! VOA: Bien dukshëm rastet, RRITEN viktimat

Në Shqipëri, gjatë muajit tetor rastet e reja me koronavirus shënuan një rënie të dukshme krahasuar me shtatorin, ndërkohë që pati një rritje të viktimave. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në total u rregjistruan 14.719 të infektuar, nga 23.409 të tillë, në muajin pararendës, ose 37.2 përqind më pak. Por në një mënyrë të konsiderueshme, rënia duket se i dedikohet një tkurrjeje po kaq të ndjeshme të testimeve që u reduktuan me 34.1 përqind, duke zbritur nga një mesatare ditore prej 5.125 tamponësh në shtator në 3.271 gjatë tetorit. Megjithatë gjatë këtij muaji, pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) ishte më i ulët, me një mesatare prej 14.5 përqind ose 0.7 pikë përqindje më pak.

Rënie kanë shënuar dhe rastet aktive. Në fund të tetorit, sipas të dhënave të së hënës, llogariten 7.177 të tilla, nga 9.499 në fund të shtatorit.

Në spitale gjendja paraqitet thuajse e njëjtë. Ndërsa në 30 shtator rezultonin të shtruar 158 pacientë nga të cilët 15 në trajtim intensiv, në 31 tetor ishin 163 të sëmurë, nga të cilët 17 në gjendje të rënduar.

Në të kundërt, numri i viktimave shënoi një rritje me pak më shumë se 10 përqind. Përgjatë gjithë muajit tetor, pati 226 humbje jete nga 204 vdekje në muain pararendës.

Një krahasim i shifrave me tetorin e vitit të shkuar, tregon një situatë të përkeqësuar, me gati dyfishin e rasteve të reja. Por kjo duket se i dedikohet thuajse tërësisht faktit që një vit më parë testimet kanë qenë gati tre herë më të pakta. Dhe në fakt, nga ana tjetër, pozitiviteti, nxjerr në pah një panoramë tjetër, duke qenë se rezulton në nivele dukeshëm më të larta, në kuotat e 19.6 përqind. Edhe vdekjet, krahasuar me një vit më parë, janë më të shumta, + 57 përqind.

Përgjatë tetorit të këtij viti rastet erdhën duke u ulur në mënyrë progresive, ndërsa shënuan një rritje në javën e parafundit (19-25 tetor) për t’u ulur sërish lehtazi, në javën e fundit (26 tetor-1 nëntor). Numri i të infektuarve, në këtë javë, zbriti në 3537 të prekur, -6.3 përqind, ndërsa testimet u ulën me 9.7 përqind. Gjë e cila mund të ketë ndikuar dhe në tkurrjen e lehtë të rasteve të reja, duke qenë se nga ana tjetër pozitiviteti, u rrit me 0.2 pikë përqindjeje, duke shkuar në 15.8 përqind.

Situata në spitale shënoi një përkeqësim. Në javën e fundit mesatarja ditore e të shtruarve ka qenë 159 pacientë, ndërkohë që në javën pararendëse ishte 149. Në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet Covid kishte 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket viktimave, ato kanë qenë në të njejtat nivele. Sërish 51 qytetarë kanë humbur jetën. Vetëm në 24 orët e fundit janë rregjistruar 7 vdekje: një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe,dhe një qytetar nga Berati 86 vjeç.

Marre nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid shqiperi viktimat e covid ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi covid shqiperi viktimat e covid ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët