"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Avokatja e Popullit ulet në një tavolinë me Ulsi Manjën pranë Gjykatës Kushtetuese, Ballanca raporton tek socialisti
15 Qershor 2021, 15:54Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Komisionit të Ligjeve dhe njëkohësisht deputeti socialist Ulsi Manja është fotografuar duke konsumuar një kafe me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, në një ditë kur Gjykata Kushtetuese diskutoi për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Fotoja e dyshes është publikuar nga Faxweb, sipas të cilit, Manja dhe Ballnca janë ulur në një nga baret pranë Kushtetueses dhe diskutimi mes tyre nuk ka qenë çështja e Teatrit Kombëtar, por raporti që Avokati i Popullit dorëzon çdo vit në Kuvend.
Gjykata Kushtetuese shtyu seancën për Teatrin Kombëtar për nesër në orën 10:00, për shkak të mungesës së depozitimit të materialeve të plota nga të dyja palët. Si provë është marrë vetëm vendimi i Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit.
Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit. Vetë kreu i shtetit Ilir Meta dërgoi çështjen në Kushtetuese dhe kërkoi që vendimi të shpallej anti-Kushtetues dhe të pezullimin e veprimeve për të ndërtuar godinën e re të Teatrit.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 2 mijë e 454 viktima, 136 raste aktive dhe 129 mijë e 879 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në v...
VLORË– Vlora bëhet qyteti i parë në vend që nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila në bilancin ...
TIRANË– Agron Cura, qytetar i komunitetit egjiptian i cili fitoi gjyqin me Bashkinë e Tiranës pas diskriminimit që Policia e Bashkisë Tiranë bëri nda...
TIRANË– Bledar Seferi (Hakorja), të cilit SPAK kërkoi sot që t’i sekuestronte pasuritë rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Giovanni Di Cosimo, i njoh...
NDROQ- Një ullishte në fshatin Shesh në Ndroq është përfshirë nga flakët. Mësohet se flakët kanë rënë në afërsi të disa banesave të këtij fshati, të cilët rrezu...
TIRANË– 27 drejtues mjetesh dhe 83 leje drejtimi janë pezulluar nga policia rrugore përgjatë dy javëve të para të këtij muaji, pasi janë kapur duke ...
TIRANË– Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendimin e djeshëm të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për ...
TIRANË– Është miratuar protokolli i masave anti-COVID-19 në vendin tonë, të cilat do të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar për sezonin turistik për...
PEQIN–Gripi i shpendëve është shfaqur edhe në qytetin e Elbasanit, në fshatin Garunjē në Njësinë Administrative Karinë në bashkinë e Peqinit, ku janë infektuar ...