LIVE UPDATES
Bota

Ç’po ndodh?! Nesër Dhoma e Përfaqësuesve mund të paraqesë artikujt për shkarkimin e Presidentit Trump

10 Janar 2021, 17:34 Nga DOSJA
Ç’po ndodh?! Nesër Dhoma e Përfaqësuesve mund

SHBA– Përpjekjet për ta mbajtur Presidentin Donald Trump përgjegjës për rolin e tij në nxitjen e turmës që sulmoi Kapitolin të mërkurën morën vrull të shtunën, me anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve që njoftuan se do të parashtrojnë artikujt e fajësimit duke filluar që nga e hëna.

Ligjvënësi Ted Lieu, një demokrat nga shteti i Kalifornisë, i cili ndihmoi në hartimin e akuzave kundër Trump, shkroi në Twitter se artikujt mbështeten nga 180 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, megjithëse asnjë republikan nuk është mes tyre.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kolegët e saj kërkojnë që presidenti të hiqet nga detyra para se mandati i tij të mbarojë më 20 janar, edhe pse Senati i udhëhequr nga Republikanët nuk ka gjasa të bjerë dakort.

“Situata me këtë president të marrë mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan nga sulmi i tij i çekuilibruar ndaj vendit dhe demokracisë tonë,” tha zonja Pelosi të premten.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do të ngrejë akuza për fajësimin e presidentit, për herë të dytë, kjo do të pasohej nga një gjykim në Senat, i cili e ka liruar një herë më parë presidentin Trump nga akuzat dhe do të jetë në pushim deri më 19 janar. Demokratët do të marrin kontrollin e Senatit më vonë këtë muaj.

dhëheqësit demokratë të Kongresit gjithashtu i kanë bërë thirrje Nënpresidentit Mike Pence të kërkojë aktivizimin e amendamentit të 25-të, i cili ofron një mënyrë alternative dhe mbase më të shpejtë për ta hequr presidentin nga detyra. Zoti Pence nuk është përgjigjur por është njoftuar se u ka thënë kolegëve të tij se ai nuk e favorizon një veprim të tillë.

Miratuar në vitet 1960, Amendamenti i 25-të i Kushtetutës amerikane lejon transferimin e përkohshëm të pushtetit nga presidenti tek nënpresidenti nëse presidenti është i paaftë, me miratimin e shumicës së kabinetit të tij. Por analistët thonë se ai variant mund të jetë i vështirë për t’u aktivizuar me vetëm disa ditë të mbetura në presidencën e zotit Trump.

“Është gjithashtu shumë e vështirë në një situatë kur presidenti nuk është në koma apo fizikisht i paaftë për të bërë detyrën sepse sipas Amendametit të 25-të, pasi të aktivizohet, presidenti mund ta njoftojë Kongresin se ai është në gjendje të marë përsëri kompetencat e zyrës së tij”, tha John Hudak, një hulumtues i vjetër në Institutin Brookings.

Një numër i madh i ligjvënësish demokratë – dhe disa republikanë – kanë shprehur mbështetje për largimin e zotit Trump nga detyra ose kanë dënuar veprimet e tij.

Senatori i Pensilvanisë Patrick J. Toomey bëri thirrje të dielën që presidenti Trump të jap dorëheqjen.

Senatorja Lisa Murkowski nga Alaska u bërë senatorja e parë republikane që kërkon një veprim të tillë.

“Dua që ai të japë dorëheqjen,” i tha ajo gazetës Anchorage Daily News. “Dua që ai të largohet. Ka shkaktuar mjaft dëme”.

Senatori i Pensilvanisë, Pat Toomey nuk pranoi të shtunën në kanalin Fox News të angazhohej për të votuar në favor të shkarkimit të Trumpit, megjithëse ai kishte “kryer shkelje që mund ta shkarkonin”. Megjithatë, Senatori i Nebraskës, Ben Sasse, i tha kanalit CBS News se ai patjetër që do të konsideronte të votonte pro fajësimit.

Por udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha se ai nuk e mbështet fajësimin.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka thënë se Trumpi nuk ishte i aftë për të kryer detyrën, por ai nuk pranoi të mbështeste thirrjet e demokratëve që ai të fajësohet për herë të dytë. Zoti Biden tha se situata do të ishte ndryshe nëse Trump nuk do të largohej nga posti në më pak se dy javë.

Marre nga: VOA 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet