LIVE UPDATES
Aktualitet

Çudia ndodh në Korçë, prokurori, avokati dhe e pandehura duan dënimin, gjykata e nxjer pa faj ish-zyrtaren e Hipotekës

24 Korrik 2020, 13:33 Nga DOSJA
Çudia ndodh në Korçë, prokurori, avokati dhe e pandehura

Një çështje penale, ku të pandehur ka pasur ish-zyrtaren e hipotekës së Devollit, Valbona Beshi, të akuzuar nga prokuroria e Korçës për korrupsion, ka përfunduar si mos më keq në dyert e gjykatës. Një ditë më parë, Gjykata e Apelit në Korçë, ka vendosur të deklarojë të pafajshme të pandehurën, Valbona Beshi, e cila akuzohej për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  Beshi në cilësinë e hartografes së hipotekës Devoll, i ka marë në muajin tetor 2018 shumën prej 200 mijë lekë qytetarit Gëzim Agastra, me qëllim kryerjen e disa planeve rilevimi që do shërbenin për të kryer rregjistrimin e pasurive (Arrë).

I gjithë procesi i dhënies së lekëve në ambjentet e zyrës shtetërore ku shërbente, Valbona Beshi, është filmuar nga kamerat e emisionit investigative “Fiks-Fare”. Pikërisht pamjet filmike të emisionit dhe dëshmia e Gëzim Agastrës kanë qënë baza e akuzës së prokurorisë për të akuzuar Valbona Beshin, për korrupsion. Fillimisht kjo zyrtare u arrestua në vitin 2018, por kundrejt një garancie pasurore prej 10 milion lekë të vjetra, gjykata e ka lënë të lirë.

Nga ana tjetër me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Valbona Beshi, është shkarkuar nga detyra. Ndërkohë pas disa muaj hetime, prokurori i Korçës Gentian Stoja, vendosi të çojë dosjen në gjykatë, ku e pandehur është marë ish-zyrtarja, Valbona Beshi. Çështja është gjykuar në shkallën e parë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Prokurori Stoja, ka kërkuar fillimisht dënimin me 2 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar që kërkoi Beshi, përfunimisht masa e dënimit u ul në nivelin e kërkesës për dënim në 1 vit e 6 muaj burgim. Ndërsa vetë avokati i Valbona Beshit, Ermir Skënderi, i kërkoi gjykatës që në dhënien e vendimit të dënonte klienten e tij, nën kufinjtë e parashikuar nga ligji, pasi Beshi nuk ka rrezikshmëri në shoqëri.

Përfundimisht në fund të seancës gjyqësore, avokati kërkoi dënimin e Valbona Beshit me 1 vit burgim, por duke shtuar para trupit gjykues se “…kjo masë dënimi me burg të konvertohej në një dënim që Beshi, të kryente 60 orë punë të detyrueshme për interes publik…”.Vetë e pandehura, ka deklaruar në seancë “…jam dakort me avokatin mbrojtës…”. Por megjithësë prokurori, Valbona Beshi dhe avokati mbrojtës i saj, kanë qënë me kërkesa për dënimin e saj, për akuzën e korrupsionit, çuditërisht gjyqtarja Flojera Davidhi ka vendosur të deklarojë të pafajshme ish-hartografen e hipotekës Devoll.

Ndryshe nga çfarë vendos gjykata, vetë e pandehura ka kërkuar të dënohet në masën 1 vit burgim, duke theksuar konvertimin me 60 orë punë të detyruar në komunitet. Gjyqtarja e Korçës, Flojera Davidhi në vendimin e saj shton se: ”…veprimit të të pandehurës Valbona Beshi, mund ti ngarkohet një dënim “moral” apo qoftë edhe shkelje e disiplinës në punë, e cila në varësi të vlerësimit që i bën organi punëdhënës shkeljes në disiplinë ose etikës, mund ta ngarkojë edhe me masë disiplinore, por kurësesi veprimi i të pandehurës, nuk përbën vepër penale…”.

Shfaqja para pamjeve filmike dhe brenda zyrës së institucionit, duke marë 200 mijë lekë të vjetra në këmbim të dhënies së shërbimit për qytetarin, e habitshme që për gjyqtaren nuk përbën vepër penale. Çështja është apeluar nga prokuroria dhe ditën e djeshme është marë në shqyrtim, nga një treshe gjykuese e gjykatës së Apelit Korçë, e cila vendosi të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Duke deklaruar të pafajshme ish-hartografen e hipotekës Devoll Valbona Beshin, megjithëse kjo e fundit ka kërkuar të dënohet për veprimin kriminal që kryeu në muajin tetor 2018. Njëherësh gjykata e Apelit urdhëroi që shuma prej 10 milion lekë të vjetra e vendosur si garanci pasurore nga Valbona Beshi me qëllim lënien e saj të lirë,t’ia kthejë hartografes.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet valbona beshi valbona beshi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë