LIVE UPDATES
Aktualitet

Çudira alla-shqiptare, pas daljes nga karantina nëpër farmaci bien shitjet e alkoolit, qytetarët s’kanë më frikë nga pa

29 Qershor 2020, 16:49 Nga DOSJA
Çudira alla-shqiptare, pas daljes nga karantina nëpër farmaci

“Për momentin nuk kemi marrë furnizime me alkool dezifektant të madh. Po të duash të të jap një të vogël që e mora sot për vete,” këto ishin fjalët e para që më tha një farmaciste pranënë një nga rrugët kryesore të Tiranës, ndërkohë që më shpjegoi se prej 2 javësh nuk kishin marrë furnizim me alkool dezifektantë sepse nuk kishin pasur kërkesa.

Dola e habitur nga farmacia sepse që prej fillimit të epidemisë së Covid-19 në vendin tonë, njerëzit u dyndën nëfarmaci për të blerë alkool. Por tani situata e e përhapjes së infeksionit pas heqjes së karantinës nuk është më e mirë, madje më keq në numra. Gjatë ditëve të fundit ka pasur minimalisht nga 2 vdekje çdo ditë në Spitalin Infektiv, ndërkohë që të gjithë epidemiologët në vend po këshillojnë qytetarët që të kujdesen për higjienën vetjake.

Por rastet e shtuara nuk i kanë tutur qytetarët, pasi edhe në një farmaci tjetër përgjatë kësaj rruge më thanë se nuk kishin marrë furnizim me alkool sepse nuk kishin kërkesa.

Sërish çudi, më shumë alkool përdorej kur njerëzit ishin të izoluara brenda shtëpive dhe në karantinë dhe kur infeksioni ishte nën kontroll se sa tani që janë më të ekspozuar dhe pranë njëri-tjetrit dhe kur numrat nga përhapja e virusit janë disa fish më të larta?!

Madje në farmacinë e radhës i vetmi alkool që përdornin ishte një shishe e madhe në hyrje , për të plotësuar rregullat higjienike në protokollin e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në kërkim të alkoolit që në fillim nuk e gjenim dot në farmaci nga kërkesat e shumta, një farmaciste në rrugën “Fortuzi” më tregoi se në të gjitha depot e farmacive kishin gjendje të alkoolit dhe dezifektantëve të duarve, por që ajo në farmaci kishte gjendje të alkooleve 100 mililitra pasi nuk ka kërkesa për alkool të mëdhenj. Pasi mora alkoolin e vogël që e mbaj shpesh nëpër duar, rruga dhe kurioziteti më drejtoi në një tjetër farmaci dhe mu kujtua koha kur fillimisht nuk gjeja dot maskë e alkool, qofshin këto në sasi të vogla, pasi dukej që njerëzit e “ngulfatur” nga frika i kishin përpirë. Kur shkova në farmacinë e radhës në rrugën “Mine Peza”, vajza që qëndronte brenda në banakun kryesor më tha se njerëzit tashmë nuk kërkojnë më alkool.

“Ju jeni i vetmi person që më ka kërkuar alkool dhe dezifektant që prej 1 jave tashmë. Në fillim kishim një bum shitjesh për këto produkte, ndërsa tani i kemi të radhitura e askush nuk i ble,” më tha ajo duke më treguar me shenjë nga cepi i majtë i banakut, ku qëndronin disa lloje alkoolesh dhe deifektantësh.

Më tej vajza më tha se në këtë zonë kishin rënën kërkesat edhe për maska, pasi të gjithë njerëzit përdornin maskat prej cope, duke nisur edhe nga ajo vetë.

Ndërsa kur e pyeta Florian Zekjan nga kompania prodhuese Pro Export Albania, nëse ka kërkesë për blerjen e maskave, më tregoi se vazhdon interesi, por shumë gjëra janë kanalizuar dhe prodhimi për vendin është stabilizuar. Ai shpjegoi se po punohet gjithmonë për institucionet shtetërore dhe vendore.

“Nuk është si ditët e para të pandemisë sepse tregu ishte bosh, por kërkesa ka,” tha ai.
Ndërsa, përgjatë rrugës së“Durrësit” dy farmaci të tjera më treguan se “tashmë i ka kaluar koha blerjes së alkoolit”. Duke u ankuar për shitjet e këtij produkti njëri prej farmacistëve i cili quhej Arlind më tha se kemi marrë furnizim duke menduar që do të kishte shitje njëjtë sa në fillim, por njerëzit që i shkonin vazhdimisht i kishin thënë se nuk kanë për çfarë i duan alkoolet se mbaroi karantina. Edhe njerëzit e zakonshëm që hasa në farmaci të ndryshme më treguan se, duke qenë se mbaroi karantina nuk pse të blejnë më as maska dhe as alkool.

Duke parë se blerja e alkoolit shihet paralelisht me izolimin nuk po e kuptoja pse është anashkaluar aq shumë virusi, ndërkohë që rastet po shtohen dita ditës. Me një sërë pyetjesh në mendje u largova dhe që prej farmacisë në fillim të rrugës së“Durrësit”.

Njerëzit flasin të gjithë për virusin, por duket se jo të gjithë po marrin të njëjtat masa sa në karantinë, për shmangien e infeksionit. Nga ajo çfarë vura re, edhe farmacistët që pyeta nuk i atribuonin fitimet e tyre shitjeve të këtyre produkteve, që ende nuk kishin lëvizur nga çmimet fillestare, por pyetja që më shqetësonte dhe nuk gjeta përgjigje ishte; A besojnë shqiptarët se virusi është ende prezent?

Një farmaciste është e dyzuar: nëse do ta thoja para mediave, do shprehesha publikisht para kamerave se njerëzit janë të ndërgjegjësuar me higjienën dhe po përdorin alkool por, në kofidencë do të t’ju thoja që askush nuk blen alkol dhe pak kush mbrohet, prej javësh tashmë.

Marrë nga GazetaSI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Qershor 2020, 16:08

TIRANË– Lirohet nga burgu, Behar Bajri. Gjykata e Shkodrës vendosi që linte në masën “detyrim paraqitje” numrin dy të grupit të Bajrit, duke e akuzuar vetë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet