LIVE UPDATES
Aktualitet

“Çunat” shkojnë në Angli dhe marrin eksperiencë! Si po përhapet fenomeni i kanabisit me llampa! Lushnja, një n

2 Qershor 2021, 07:35 Nga DOSJA
“Çunat” shkojnë në Angli dhe marrin

Dy bashkëshortët, Klodian Zeqo dhe Anita Zeqo, e kishin kthyer shtëpinë private në një parcelë hashashi. Çifti, i cili në jetën e përditshme nuk të jepte idenë dhe dyshimin se po merrej me trafik, u tradhtua nga një informator, thanë burimet e GazetaSi.al.

Në dhomën e vilës, sipas të cilës mori emrin dhe aksioni antidrogë, u gjetën veç kubikëve me hashash edhe pajisje që ndihmojnë në rritjen e hashashit, por edhe drogë e fara të bimës narkotike.

Mes orëve të gjata të shërbimeve dhe planit të masave, që synon edhe kontrollet e brendshme të ambienteve, policia i tregon GazetaSi.al, se në kuadër të fenomenit të ri të mbjelljes së drogës në ambiente të brendshme, kontrolloi 21 mijë e 156 sera, që kryesojnë në zonën e Lushnjës, Fierit dhe në çdo cep tjetër.

“I konsiderojmë si zona risku dhe pa mëdyshje mund të them që po kthehet një fenomen mbjellja e hashashit në sera, këtë e konfirmon një nga aksionet në zonën veriore të vendit”, – deklaroi zyrtari i policisë për GazetaSi.al. Si shembull, sillet zbulimi i një ambienti në Lezhë, kati i dytë i një magazine pas monitorimit të grupeve operacionale.

Gjatë këtij operacioni u shpall në kërkim edhe kreu i kadastrës së Kurbinit. Por megjithatë Fieri dhe Lushnja, sipas burimeve të GazetaSi.al, kryesojnë në këtë trend, ku nuk lihet jashtë edhe Kamza, por edhe zonat brenda Tiranës.

“Mund të duket si e habitshme, por të dhënat janë të pakundërshtueshme, dyshohet se shtëpi private në Kamëz janë kthyer në shtëpi hashashi nga të rinj që kanë marrë eksperiencë në Britaninë e Madhe dhe tani po përdorin banesat e tyre private”, – shtoi një burim tjetër, i cili është po ashtu i angazhuar si informator.

Lushnja, e cila ka hyrë si një nga “hot spotet” për shkak të serave, i bindi oficerët e antidrogës jo vetëm pas informacioneve, që i ka shkaktuar policisë parehati, por edhe pas zbulimit të një baze të tillë. Por tre të arrestuarit e kyçën gojën dhe asnjë prej tyre nuk foli.

Durrësi, pas rastit të vitit të kaluar që përfshiu edhe ish-zyrtarë të hekurudhës, surprizoi me zbulimin e një parcele me hashash në katin e fundit të një apartamenti.

I zoti i shtëpisë, një 62-vjeçar përfundoi në pranga, teksa dy punonjës të OSHEE-së janë vënë nën hetim. Por asnjë nuk flet se ku e shesin dhe kush i ndihmon ata për t’u kujdesur për drogën.

Është më lirë

“Kur krijohen qarqet me OSHEE-në ose vjedhje e energjisë, trafikantët nuk kanë nevojë të marrin toka, dhe të angazhojnë punëtorë krahu dhe shpenzime të tjera”, rrëfen punonjësi i policisë që jep alarmin se policia pavarësisht informacionit, e ka të pamundur të kontrollojë në çdo pallat apo objekt të dyshuar.

“Edhe operacioni në Krujë u zhvillua me vëzhgim të detajuar, pas informimit”, – tha punonjësi i Policisë së Shtetit, sipas të cilit duhej siguruar që brenda banesës kishte një serë me hashash.

Nga ana tjetër, mësohet nga burimet e GazetaSi.al, se gjatë këtij viti, nga ky trend janë përfshirë në kontrolle edhe magazinat, ku në total numërohen 10 mijë të tilla të verifikuara, teksa 5 mijë godina dhe tunele janë objekte ushtarake, tek të cilat çdo komisariat pasi ka marrë detyrat, është shpërndarë për t’i kontrolluar.

“Banesat e braktisura, atje ku nuk jeton askush, pasi pronarët janë në emigracion ose pallate që janë në ndërtim, por ende të papërfunduara, janë kontrolluar gjithashtu”, – rrëfen agjenti i antidrogës, i cili është pesimist për përmasat që sipas tij ka marrë kultivimi i serave.

“Ju e dini rastin e vajzës që mori shtëpi me qira dhe që ishte nën moshë. Ajo e kishte mbjellë në vazo lulesh drogën dhe u justifikua se ishte përdoruese. Por e vërteta është se, si kjo e re, edhe të tjerë përdorin të njëjtën strategji”, – shtoi efektivi.

Gjatë përpjekjeve për të luftuar fenomenin e kultivimit të kanabisit dhe frenimit të parave të zeza që vijnë nga ky aktivitet, Shqipëria harxhon miliona lekë.

Sipas një burimi zyrtar të GazetaSi.al, pranë Policisë së Shtetit, shpenzimet e policisë çdo vit kapin shifrën e 4-5 milionë dollarëve.

Shpenzimi më i ulët, rezulton të ketë ndodhur gjatë vitit 2015, ku policia raportoi se harxhoi nga buxheti i shtetit me shërbime dhe angazhimin e forcave në terren, si dhe logjistikë, gati 3 milionë dollarë.

Një vit më pas, kjo shifër gati u dyfishua në 5 milionë dollarë, ku përfshihen edhe hedhja e parave për blerje automjetesh speciale në zonat malore dhe të thella apo pajisjet speciale për vrojtim dhe monitorim të territorit në distanca të thella.

E teksa edhe për vitin 2021, policia ka nisur sërish krehjen e zonave malore, e sigurt është që veç sipërfaqeve në pyje apo tokë arë, ky vit mbetet sfidues për autoritetet për një fenomen të ri, atë të kultivimit të drogës në ambiente të mbyllura.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anita zeqo klodian zeqo anita zeqo klodian zeqo

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Qershor 2021, 06:08

TIRANË– KLGJ do të vendos sot për fatin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërku...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet