Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Daja: “Do të fitojë ai që do gabojë më pak, Katrioti është një ekip pragmatist”
12 Shkurt 2021, 12:11Nga DOSJA
TIRANE – Partizanin nesër e e pret transferta në stadiumin e Kamzës, ku në orën 14:00 do të përballet me Kastiotin. Në konferencën e shtypit për këtë takim, trajneri i të kuqve Ilir Daja, e ka vlerësuar mjaft skuadrën krutane për lojërat që ka zhvilluar, qoftë edhe për atë humbje që i kanë shkaktuar Partizanit në startin e këtij kampionati.
Ecuria?“Edhe pse jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë në fundin e fazës së parë, pra pozicionohemi të dytët. Në fazën e dytë kemi 5 pikë më shumë se në fazën e parë. Kemi pasur më shumë stabilitet dhe ngritje. Pesë pikët më shumë do të thotë që gjërat kanë ardhur në përmirësim”.
Kastrioti?“Është një ekip pragmatist. Vjen nga dy fitore dhe ka moral të mirë, njësoj si ne. Kemi vetëm rezultate pozitive në vitin 2021. Në dy fazat e para, kemi një ndeshje të humbur dhe një të fituar ndaj tyre. Është një ndeshje e vështirë. Nëse nuk do të jemi me motivimin e duhur, do e vështirësojmë situatën. Kastrioti ka një tjetër moral, është i qetë, nuk është nën presion për të bërë sforco të mëdha. Duhet të jemi të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht gjatë 90 minutave, në mënyrë që edhe ato pak problemet e terrenit t’i minimizojmë duke shtuar dozën e dyluftimeve dhe të përqendrimit në maksimum.”
Vllaznia?“Do bëjmë gabimin më të madh nëse shohim diferencën që kemi me Vllazninë. Ne duhet të fokusohemi te ndeshjet tona, sepse nuk ka asnjë të mirë nëse shikojmë se çfarë bën Vllaznia. Jemi 4-5 ekipe që rivalizojmë me Vllazninë. Duhet të shikojmë ndeshjet tona. Vllaznia humbi javën e fundit, por do ishte e njëjta diferencë nëse nuk do të fitonim në Ballsh”.
Ndeshja e nesërme?“Do të jetë një ndeshje që do e fitojë ai që do gabojë më pak. Neve nuk jemi një ekip agresiv. Dyluftimet nuk i kemi armën tonë më të fortë, pavarësisht se në ndeshje si ajo ndaj Skënderbeut në Korçë, ku terreni ishte i mbuluar me borë, të gjithë lojtarët pothuajse i fituan dyluftimet. Duhet të bëjmë lojën tonë, nuk është s’e kemi frikë nga dyluftimet. Futbolli është lojë me dyluftime. Kemi karakteristika të tjera në raport me kundërshtarin. Shpresojmë të dalim në lojën tonë dhe ta drejtojmë ne ndeshjen. Në të kundërt, do e vështirësojmë jashtë mase”.
Hasani?“Mund të ketë disa minuta, varet si do të shkojë ndeshja. Gjendja e tij tashmë mundet të përballojë disa minuta në lojë, pa pasur probleme me dëmtime. Mund të ishte futur edhe në Ballsh, do t’i kenë minutat, si ai si Dominguez, në momentin që do të kenë gjendjen më të mirë, që të shprehen në maksimumin e tyre.”
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE – Java e 19-të e kampionatit rezervon edhe takimin Tirana-Kukësi, i cili do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një përball...
ROMË-Mëngjesi në qendrën sportive Formello ishte shpërthyese. Alarmi erdhi në orën 6 të mëngjesit nga Igli Tare. Në skuadrën e Lazios ka pak arsye për të b...
AUSTRALI-Rafael Nadal kaloi pa vështirësi amerikanin Michael Mmoh në Australian Open. Spanjolli fitoi 3-0 dhe i vetmi moment i vështirë për të ishte jo për shka...
ZVICER – Aksident me biçikletë i Fernando Alonsos. Spanjolli i skuderisë Renault, mësohet se është goditur nga një makinë, ndërsa ai po udhëtonte me bi&c...
IZRAEL – Një skenë e shëmtuar u regjistrua në derbin e Izrealit, mes Makabi Haifas dhe Hapoel Haifas, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve të Mak...
KATAR– Ka mjaftuar vetëm goli i Pavard në pjesën e dytë që Bayern Munich të fitojë Kupën e Botës për Klube. Në finalen ndaj Tigres zhvilluar në Katar, gje...
TIRANË– Pas largimit nga skuadra e Kukësit, Skënder Gega nuk qëndron dot larg futbollit dhe ka nisur menjëherë detyrën e re. Tropojani ka ngritur aka...
KILI – Kombëtarja e Kilit më në fund ka një trajner të ri. Pas kalimit të Reinaldo Ruedas në krye të kombëtares së Kolumbisë, federata e vendit amerikano-...
ITALI – Robert Platek është pronari i ri i skuadrës së Specias. Lajmin e bën të ditur vetë klubi, nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare në internet.Fina...