LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT + PROFILE/ ‘Ngritën në këmbë’ drejtësinë italiane, kush janë 9 të rrezikshmit shqiptarë që u ekstraduan, mes

12 Gusht 2020, 16:15 Nga DOSJA

TIRANËDosja.al ka zbardhur emrat dhe detaje nga e shkuara e ‘errët’ e nëntë shqiptarëve që u ekstraduan ditën e sotme në Itali. Mësohet se ata janë: Luan Bodlli, Florenc Mema, Demokrat Çizmja, Luan Delaj, Emiljano Mustafa, Athanas Xhuveli, Isiu Xhimi, Renuar Nikolli, Maliq Hyqa, të nëntë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme kriminale si: trafik të lëndëve narkotike, vjedhje, pastrim parash dhe organizatë kriminale.

Kush janë tre shijaksit, Luan Bodlli, Florenc Mema dhe Demokrat Çizmja

Këta tre persona u vunë në pranga më datë 9 dhjetor të vitit të shkuar për llogari të drejtësisë italiane. Luan Bodlli, 41 vjeç, Florenc Mema, 30 vjeç dhe Demokrat Çizmja, janë tri të rinjtë e kërkuar për trafik droge.  Luan Bodlli, mëson Dosja.al, është cilësuar prej kohësh prej policisë në Durrës si një person tejet problematik, dhe me një rrezikshmëri të lartë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në mënyrë aktive në tregun e drogës në Itali, por edhe atë të trafikimit të qenieve njerëzore. Ai ka qenë një shoferi i ish-kryetarit të Komunës Xhafzotaj, Agim Hoxha, i cili njihet ndryshe edhe si daja i Dashamir Gjokës, të cilit iu bë një atentat më 24 gusht 2017, ku ndaj makinës së tij të blinduar, u qëlluan plot 25 plumba.  Florenc Mema bashkë me Bodllin dhe Çizmen, akuzohen se bëjnë pjesë në një bandë që trafikon drogë në Bergamo.

Kush është Luan Delaj

Luan Delaj, 50 vjeç, është vënë në pranga në maujin janar të këtij viti. Ai u arrestua në Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar ‘Brokers’, bashkë me 15 persona të tjerë. Delaj akuzohet për trafik heroine, kokaine e armësh dhe si pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas. Hetimet për këtë operacion kishin filluar pas vrasjes së shtetasit italian F. F.,  në qytetin Trani, në janar të vitit 2015.  

Kush është Emiljano Mustafa

Emiljano Mustafa u arrestua në muajin tetor të vitit 2019. Ai ran ë pranga bashkë me dy shtetas italianë: Davide Daddato, 51 vjeç, banues në Barleta dhe Umberto di Benedetto, 43 vjec banues në Trani. Mustafa, akuzohet për lidhje me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Hetimet për prangosjen e këtyre tre personave kishin filluar që në datë 27 shtator 2017 nga seksioni i antidrogës, pasi personit të identifikuar si Gioaçhino Spadaveçhia di Molfetta, iu gjetën 12 pako heroinë.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se bëhej fjalë për një organizatë transnacionale që transportonte heroinë dhe marijuanë nga Shqipëria në Itali. Ndërkohë Emiljano Mustafa ishte referenti i tyre në Shqipëri.

Kush është Athanas Xhuveli

23-vjeçari Athanas Xhuveli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, u arrestua në muajin gusht të vitit 2017. Ai rezulton i dënuar me 10 vjet heqje lirie, për grabitje dhe dëmtim nga Gjykata e Aquilas në Itali, ndërsa ka dyshime se edhe në Tiranë po përgatitej të kryente vjedhje me armë. Në banesën ku ai jetonte me qira, u gjetën armë dhe drogë.

Kush është Xhimi Isiu

35-vjeçari, Xhimi Isiu u vu në pranga më datë 30 dhjetor të vitit të shkuar. Isiu, i njohur edhe si Gëzim Mejdani, u arrestua në zonën e Freskut nga Policia e Tiranës. Grupi i Isiut u godit në vitin 2017, në kuadër të operacionit “Gjarpër tymi”, që u zhvillua nga Policia italiane, Guardia di Finanza dhe me informacione të përcjella nga policia shqiptare.  Në vitin 2017 karabinierët italianë arrestuan 21 persona mes tyre tre shqiptarë, ndërsa katër shqiptarë të tjerë u shpallën në kërkim. Shqiptarët e arrestuar ishin Luan Çika alias Luan Hyseni 36 vjeç, Everton Ndreraj 26 vjeç dhe Eduard Shehaj 39 vjeç. Ndërsa, ata që u shpallën në kërkim ishin Xhimi Isiu që u vu në pranga sot, në atë kohë 33 vjeç, dhe Arian Demiri 30 vjeç, Altin Xoxa 47 vjeç e Mirjan Xhemalaj 56 vjeç. Grupi trafikonte kanabis në Napoli nga Holanda, ndërsa heroinën e merrnin nga Turqia. Në nëntor të 2017 sekuestroi më shumë se dy ton léndë narkotike hashash në Ravenna të Italisë. Gjithashtu u sekuestruan të mirat materiale të grupit, si: 500 mijë euro pasuri; 2 apartamente, 1 makinë, 65 llogari bankare 18 mijë Euro kesh dhe 3 kompani.

Kush është Renuar Nikolli

Renuar Nikolli u arrestua më 24 nëntor të vitit 2011. Arratia e çmendur e shqiptarit u ndal vetëm pasi policia u detyrua të përdorë armët. Policia u vu në ndjekje të tij, dhe pasi Nikolli rezitoi, blutë qëlluan me armë drejt mjetit, konkretisht shtatë herë. Ai akuzohet për grabitje, por bashkëpunëtorët e tij u larguan në drejtim të paditur.

Të nëntë këta persona, tashmë janë në duart e drejtësisë italiane dhe do të japing llogari para saj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet athanas xhuveli demokrat cizmja ekstradohen 9 shqiptare drejt italise emiljano mustafa florenc mema isiu xhim luan bodlli luan delaj athanas xhuveli demokrat cizmja ekstradohen 9 shqiptare drejt italise emiljano mustafa florenc mema isiu xhim luan bodlli luan delaj


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet