All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Danimarka ka qëndrimet më negative/ Ulet ndjeshëm besimi i evropianëve për SHBA si udhëheqës global gjatë pandemisë

1 Korrik 2020, 07:20 Nga DOSJA
Danimarka ka qëndrimet më negative/ Ulet ndjeshëm besimi i
All - Paragraf - 1

SHBA– Shumë qytetarë në Europë janë të zhgënjyer nga trajtimi i krizës së koronavirus nga Presidenti  Donald Trump.  Kjo është zbuluar përmes një studimi që sëfundmi TheGuardiane e ka publikuar.

Kriza e koronavirusit ka shkaktuar një përkeqësim dramatik në perceptimin publik evropian për SHBA, kanë zbuluar sondazhe të tjera.

Më shumë se 60% e të anketuarve në Gjermani, Francë, Spanjë, Danimarkë dhe Portugali thanë se kishin humbur besimin në Shtetet e Bashkuara si një udhëheqës global në këtë situatë të vështirë globale.

Një raport i bazuar në të dhënat e sondazhit argumenton se tronditja e pandemisë ka “traumatizuar” qytetarët evropianë, duke i bërë ata të ndihen  të vetëm e të pa mbrojtur.

Pothuajse në çdo vend të anketuar, shumica e njerëzve thanë se perceptimi i tyre për SHBA ishte përkeqësuar që nga shpërthimi i Covid-19.  Qëndrimet negative të SHBA-ve u shënuan më së shumti në Danimarkë (71%) Portugali (70%), Francë (68%), Gjermani (65%) dhe Spanjë (64%). Në Francë, 46% dhe në Gjermani 42% thanë se pikëpamja e tyre për SHBA ishte përkeqësuar “shumë” gjatë pandemisë.

Përmes analizës së të dhënave, ekspertët, Susi Dennison dhe Paëel Zerka thonë se besimi në SHBA është “thyer” si rezultat i menaxhimit të krizës shëndetësore dhe se mbështetja për aleancën transatlantike është “zhdukur”.

Angela Merkel, kancelarja gjermane paralajmëroi në një intervistë me Guardian ditën e premte se bota nuk mund ta merrte më si të mirëqenë që Amerika akoma aspiron të jetë një lider global. Sondazhi sugjeron që opinioni publik tashmë është i vetëdijshëm për ndryshimin.

“Besimi i evropianëve tek SHBA-ja është zhdukur. Shumë prej tyre janë mahnitur nga përgjigjja kaotike e SHBA-së ndaj Covid-19; mungesa e solidaritetit që tregoi me evropianët në mbylljen e kufijve  më 12 mars për anëtarët e zonës Shengen; dhe mungesa e drejtimit të saj në trajtimin e krizës së koronavirusit në nivelin global – apo edhe angazhimin me këtë çështje (përtej një lufte fjalësh me Organizatën Botërore të Shëndetit).”- thuhet në raport.

Sondazhi është autorizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) me qendër në Berlin dhe është realizuar nga “Datapraxis” dhe “YouGov” në fund të prillit dhe javës së parë të majit, në nëntë vendet e BE-së, të cilat së bashku përbëjnë dy të tretat e popullsisë së bllokut.

Aq i ulët është besimi në të ardhmen e partneritetit transatlantik saqë vetëm 2% e të anketuarve në Gjermani dhe 3% në Francë thanë se do të prisnin mbështetjen e SHBA pasi Evropa rindërton ekonominë e saj të dëmtuar.

“Evropianët kanë tretur faktin se SHBA nuk është më domosdoshmërisht një mik për Evropën në  një kohë kaq të vështirë.”-  tha Dennison.

Analiza e ECFR sugjeron ndryshimin e qëndrimeve evropiane, tejkalon armiqësinë ndaj Donald Trump ose trajtimin e dobët të administratës së tij pas shpërthimit të virusit në SHBA.

Trump ka qenë i qartë për antipatinë e tij ndaj Bashkimit Evropian për vite me radhë. Ai e akuzon atë për “heqje” të SHBA nga tregtia. Kohët e fundit ai urdhëroi tërheqjen e 10,000 trupave amerikane nga Gjermania.

Pa SHBA-në në krye të sistemit shumëpalësh, autorët shtojnë se evropianët dëshirojnë që BE të marrë më shumë “pronësi” ndaj sfidave ndërkombëtare, siç janë pandemia dhe urgjenca klimatike.

Të dhënat fillestare nga sondazhi i ECFR i botuar javën e kaluar, treguan një rritje të madhe në mbështetjen e publikut për një bashkëpunim më të madh të BE-së, megjithë zhgënjimin e përhapur në përgjigjen e dobët të  BE-së dhe efektivitetin e qeverive kombëtare në krizë.

Autorët besojnë se kërkesa për më shumë bashkëpunim në BE është e bazuar në realizimin se rendi botëror pas vitit 1945 po ndryshon, dhe se mbështetja në SHBA nuk është një mundësi.

“Evropianët tani duhet të jetojnë me njohurinë se, përkundër të gjitha strukturave që kemi vendosur për t’u mbrojtur në BE dhe në nivel global, kontinenti ynë mund të kalojë nga vetëkënaqësia në mbyllje të plotë ekonomike dhe sociale brenda disa javësh. Ky realizim mund të ketë pasoja të thella për mënyrën se si Evropa angazhohet me pjesën tjetër të botës.”- thuhet më tek në këtë raport.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne bote koronavirusi ne europe koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne bote koronavirusi ne europe koronavirusi ne shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 30 Qershor 2020, 20:10

KORE E VERIUT-  Marrëdhëniet mes Koresë së  Veriut dhe asaj të Jugut po përkeqsohen, pasi kjo e fundit ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri ku në to shfa...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet