LIVE UPDATES
Politike

Raporti i DASH/ VOA: Kritik për luftën ndaj narkotrafikut e pastrimit të parave në Shqipëri

3 Mars 2021, 12:54 Nga DOSJA
Raporti i DASH/ VOA: Kritik për luftën ndaj narkotrafikut e pastrimit

“Sundimi i dobët i ligjit, korrupsioni dhe një shkallë e lartë e papunësisë janë faktorët kryesorë të problemit të kontrollit të drogës në Shqipëri. Grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë të ardhurat në Shqipëri dhe të kontribuojnë në korrupsionin në vend”, vlerëson Raporti vjetor i Strategjisë ndërkombëtare të kontrollit të drogave, i publikuar nga Departameti amerikan i Shtetit.

Në raport Shqipëria konsiderohet ende si “një vend burim i kanabisit dhe një bazë për grupet e krimit të organizuar që lëvizin lëndët narkotike nga vendet e burimit në tregjet evropiane. Shtetasit shqiptarë janë shumë të përfshirë në trafikimin e lënëdëve narkotike në të gjithë Evropën”. Kështu sipas raportit, vlerësohet se “kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe shkëmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët shqiptarë. Organizatat e trafikut të drogës të drejtuara nga shtetas shqiptarë ose kryesisht të përbëra nga shtetas shqiptarë, janë aktive në nivel ndërkombëtar dhe fitimet e tyre të paligjshme pastrohen në Shqipëri”.

Në Raport vlerësohet se “autoritetet shqiptare kanë rritur përpjekjet për çrrënjosjen e kanabisit, duke i detyruar trafikantët të spostojnë operacionet e tyre të paligjshme në vendet fqinje, kryesisht në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Këto organizata po zgjerojnë gjurmët e tyre globalisht”, theksohet në dokument ndërsa vihet në dukje se “ka patur një rritje të konfiskimeve të kokainës në Evropën Perëndimore të lidhura me shtetas shqiptarë që trafikojnë kokainë dhe heroinë në tregjet evropiane direkt nga Turqia dhe vendet në Amerikën e Jugut dhe Azinë”. Sipas Raportit “hetimet e SHBA-ve kanë çuar në shpërbërjen e organizatave të trafikut të drogës të përbërë nga shtetas shqiptarë në të gjithë Ballkanin, Evropën Perëndimore, Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Qendrore dhe Jugore. Autoritetet greke vazhdojnë të arrestojnë shumë shtetas shqiptarë të angazhuar në kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në Greqi”.

Raporti vë në dukje gjithashtu dhe ngritjen në fillim të vitit të kaluar të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si dhe të gjykatës speciale.”SPAK shënoi disa suksese të menjëhershme, përfshirë dënimin e Arbër Çekajt për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë afërsisht 2 milion Euro të Klement Balilit, i quajtur “Escobar i Ballkanit”. Balili është i burgosur në Shqipëri për trafik ndërkombëtar droge pas dënimit të tij në 2019”.

Raporti thekson se “reformat e drejtësisë penale në Shqipëri synojnë të ndjekin penalisht dhe të dënojnë kriminelët e përfshirë në trafikun e drogës. Tani prokurorët ndërthurin akuzat e lidhura me drogën me akuzat për krim të organizuar. Shqipëria – nënvizohet më tejë – duhet të vazhdojë përpjekjet e reformës në drejtësi dhe të punojë për të gërryer ndikimin e krimit të organizuar”.

Pastrimi i parave

“Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm për të penguar pastrimin e parave dhe krimet financiare në vitin 2020”, thekson Raporti në kapitullin kushtuar luftës ndaj pastrimit të parave. “Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Vendi ka një ekonomi të madhe të parasë në cash dhe sektor informal të gjerë, me flukse të konsiderueshme parash nga jashtë në formën e kontributeve nga emigrantët dhe investimeve të ndryshme”. Trafiku i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda konsiderohen si aktivitetet e paligjshme që krijojnë më shumë të ardhura

Shqipëria, sipas Raportit, regjistroi disa përparime duke vënë në zbatim ligjin Antimafia, për konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkisnin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Escobar i Ballkanit” dhe sekuestrimin e bizneseve të shumta të Ylli Ndroqit, përfshirë Ora News Media. Ndroqi, i cili ka lidhje të forta politike në Shqipëri, dyshohet për organizim të një trafiku narkotikësh në Turqi dhe Itali.

Raporti vë në dukje se “në Janar 2020, parlamenti miratoi një ligj kundër pasurimit të paligjshëm që i jep SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, aftësinë për të shënjestruar pasuritë e paligjshme përmes sekuestrimit dhe konfiskimit, si dhe kufizon veprimtarinë ekonomike dhe lëvizjen e lirë të kriminelëve. Ndërsa është efektiv në sekuestrimin fillestar të pasurisë, sigurimi i provave për sekuestrimin përfundimtar të aseteve mbetet sfidues”, nënvizon Raporti duke shtuar se “ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare, megjithëse zbatimi ka qenë i paqëndrueshëm”.

Sipas dokumentit “reformat e vazhdueshme gjyqësore, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të çrrënjosur korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimin e njësive të shumta policore të specializuara që synojnë krimet financiare dhe ekonomike, kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për të trajtuar çështjen e pastrimit të parave. Sidoqoftë, këto përpjekje – thekson Raporti – pengohen nga sfidat që lidhen me kapacitetet e institucionet të drejtësisë të krijuara së fundmi dhe korrupsioni i përhapur që minon sundimin e ligjit”.

“Shqipëria – vlerësohet më tej – duhet të zbatojë në mënyrë efektive ligjet ekzistuese dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve të saj për t’u përqëndruar në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimeve ekonomike. Personeli i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili është krahu hetimor i SPAK, ka patur vonesa, por po vazhdon. Reformat thelbësore të kodit penal në 2016 dhe 2017 kishin për qëllim të ndërtonin një sistem më efektiv, por zbatimi i këtyre reformave është ende një sfidë”, thuhet në Raport.

Nga VOA

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike raporti i dash per shqiperine raporti i dash per shqiperine

Sondazh

Poll
Politike 3 Mars 2021, 12:26

TIRANE- Monika Kryemadhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shpjeguar hap pas hapi, procesin e financimit të ndërtimit të landfillit të Tiranës. ...

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para