LIVE UPDATES
Politike

Raporti i DASH për Shqipërinë! Basha: Bashkia e Tiranës, parajsë e pastrimit të parave të Ndragheta-s, jemi në vendnumë

3 Mars 2021, 12:10 Nga DOSJA
Raporti i DASH për Shqipërinë! Basha: Bashkia e Tiranës,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat aty ku ka prekur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Basha u shpreh se raporti shkruan qartë se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë kundër pastrimit të parave. Ndër të tjera, kryedemokrati shprehet se Bashkia e Tiranës është një parajsë e pastrimit të parave të Ndrangheta-s.


DEKLARATA:

Ditën e sotme, ashtu si ditën e djeshme, kam qenë në mesin e qytetarëve të Tiranës, duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, varfërinë, papunësinë, që janë trashëgimia e vetme 8-vjeçare e qeverisë më të korruptuar të Europës dhe të Ballkanit. E keni dëgjuar nga kjo sallë, nga kjo gojë dhe nga shumë prej përfaqësuesve të opozitës, prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi pastrimin e parave dhe korrupsioni në botë. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave, të korrupsionit dhe të rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve doktaligjore qeveritare është një dhe vetëm një; qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave është vet korrupsioni qeveritar që është i mbjellur tashmë në çdo qelizë të shtetit dhe të administratës. Këtë ju e ndjeni në kurrizin tuaj. Nuk ka nevojë të kujtoj përgjimet e anti-mafies italiane që tregoi se Shqipëria është kthyer tashmë një parajsë edhe për Ndraghetën, e cila pastron paratë e krimit të organizuar me lejet e ndërtimit në bashkinë e Tiranës. Raporti i Departamentit të Shtetit thotë qartë se investimet në pasuri të paluajtshme dhe projektet e zhvillimit të biznesit janë ndër metodat më të përhapura të pastrimit të të ardhurave të paligjshme dhe se boshllëqet ligjore në legjislacion e 2019 ende e lejojnë kazinotë dhe vendpushimet me 5 yje dhe vendet turistike. Se afërsia e Shqipërisë me Europën Perëndimore dhe prania e krimit të organizuar shqiptar në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Jugut rrisin ekspozimin dhe dobësitë e Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Europë dhe në Amerikën e Jugut. Krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikun e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë. Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë paratë për ushqimin e njerëzve. Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në ministrinë atëherë të drejtuar nga Olta Xhaçka për akuzën që ne çuan në prill të vitit të kaluar. Për akuzën se në kulmin e pandemisë kur njerëzve duhej t’ju çoje ushqim dhe para për t’i mbështetur. Në kulmin e karantinës, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet, ka vjedhur dhe ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje. Ky është shkaku i krizës që ka mbërthyer shtëpitë tuaja, tavolinat tuaja, xhepat tuaj. Ky është shkaku i paralizës së biznesit, të sipërmarrjes. Ky është shkaku pse gjithçka ka ngecur në vend numëro dhe Shqipëria mban frymën. Por jo më! Në 25 prill kjo do të ndryshoj. Në 25 prill vota juaj është garancia për këtë ndryshim. Në 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do dal nga vota juaj. Duke filluar nga unë i pari kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri te zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë , do ja çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedhë bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, të paligjshmërisë, në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ligji dhe zbatimi i hekurt i ligjit i pret të gjithë ata që për 8 vite kanë shkaktuar vuajtje, dhimbje, varfërim, papunësim, shpopullim. Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si Kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve.

raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit shkruhet se Shqipëria është shumë e ndjeshme ndaj pastrimit të parave, korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe ndaj institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha raporti i dash per shqiperine lulzim basha raporti i dash per shqiperine

Sondazh

Poll
Politike 3 Mars 2021, 09:52

TIRANE– Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh tejet e emocionuar për 12 vitet e saj në Politikë. Hysi njoftoi sot largimin, ndërsa tha se ekspe...

Politike 3 Mars 2021, 07:11

TIRANË– “Shqipëria është më e madhe se qeveria”, ky ishte mesazhi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe kryeministri i ri i dalë fitues në zg...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri