Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
DASH thirrje të fortë: Kosova dhe Serbia t’i shmangin provokimet dhe t’u kthehen bisedimeve
22 Qershor 2019, 15:43Nga DOSJA
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë që të përkrahin dialogun, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit, në një deklaratë për Zërin e Amerikës, me rastin e anulimit të takimit të liderëve nga Kosova dhe Serbia, i cili ishte paraparë të mbahet më 1 korrik në Paris.
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti i Shtetit, theksohet që “Beogradi dhe Prishtina duhet të largojnë pengesat, t’i shmangin provokimet dhe t’u kthehen bisedimeve”.
“Ne jemi të gatshëm që t’i dëgjojmë dhe ndihmojmë të dyja palët dhe BE-në, si ndërmjetësues, që të gjejnë zgjidhje, për të cilën do të pajtohen të gjithë”, kanë thënë nga Departamenti amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës.
Ndërkaq, senatori Ron Johnson, kryesues i nënkëshillit për Evropë dhe bashkëpunim për siguri rajonale, në Këshillin e Senatit për Punë të Jashtme, ka thënë se është “dëshpëruar që takimi në Paris ndoshta nuk do të mbahet”.
“Arritja sa më parë e marrëveshjes, do t’i kontribuonte stabilitetit të Serbisë, Kosovës dhe gjithë rajonit. Shpresoj që liderët në Beograd dhe Prishtinë të takohen së shpejti, të vazhdojnë bisedimet dhe të vazhdojnë të punojnë për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Johnson.
Takimi në Paris, i paralajmëruar për 1 korrik, në të cilin është dashur që të takohen përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës, në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, është shtyrë për afat të pacaktuar.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA– Donald Trump është duke u përballur me një akuzë të rëndë, pasi shkrimtarja e njohur E Jean Carroll pretendon se është abuzuar seksualisht nga lider...
Flet për herë të para pas 25 vitesh gruaja e narkotrafikantit më të përfolur të të gjitha kohërave.Maria Isabel Santos, e njohur më përpara si Victoria Eugenia ...
FRANCË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të se shtunës në Paris, ku një ndërtesë u përfshi nga flakët. Të paktën tre perso...
Tiranë- Serbët së fundmi janë tërbuar nga një foto që po qarkullon në rrjet. Simboli i shqiponjës që bënë disa motoristë kroatë me pjesëtarët e forcave special...
BRITANI- Ministri i Jashtëm britanik, Mark Field pavarësisht faktit se ka kërkuar falje, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestueses, është shkarkuar nga dety...
MBRETËRI E BASHKUAR– Ministri i Jashtëm britanik, Mark Field ka kërkuar falje për kapjen e protestueses nga qafa dhe shtyrjen me forcë të saj, duke thënë s...
GJEORGJI– Mijëra protestues kanë tentuar të mësyjnë në parlamentin e Gjeorgjisë pas protestave të dhunshme që po zhvillohen në vend. Rreth 240 vetë u lënd...
INDI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Indi, ku një autobus ra në një humnerë, dhe si pasojë 44 persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën.Ak...
FRANCË- Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të gjykohet për korrupsion.“France 24” raporton se Sarkozy dhe avoktai i tij Thierry Herzog, dhe ish-...