6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
RUSI– Alina Kabaeva, e përfolura si dashuria e fshehtë e Putinit prej shumë vitesh raportohet të ketë lindur binjakë dhe të jetë ‘zdukur’ menjëherë nga spitali. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një muaj më parë është dezifektuar i gjithë kati i katërt VIP i Qendrës Kërkimore të Kulakov për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji për të akomoduar ish gjimnasten dhe politikanin e njohur.
Megjithatë ende nuk ka pasnjë konfirmim nga Kabaeva. Burime të afërta me 36-vjeçaren janë shprehur se nuk preferojnë të komentojnë thashethemet .
Gjithsesi, gazetari investigativ Sergei Kanev, ka deklaruar se Alina lindi djem binjakë me anë të metodës cezariane. Ai thekson më tej se lindja është asistuar nga një mjek italian, por kjo gjë nuk konfirmohet nga akademiku Genadi Sukhikh, drejtor i qendrës mjekësore.
Ndërsa mediat që botojnë kryesisht lajme rreth jetës së tyre private, si Life dhe REN TV të cilat kontrollohen nga Kabaeva, nuk kanë shkruar asgjë rreth kësaj lindjeje.
Historia fillimisht u zbulua si ekskluzive nga faqja e internetit e lajmeve showbiz Dom2Life, në pronësi të një manjati, Aleksandër Karmanov më 12 maj, ditën e ditëlindjes së 36-të e Kabaevës.
Në mënyrë intriguese, hulumtuesit rusë thonë se Karmanov është i afërm i Arkady Rotenburg, një nga miqtë më të vjetër të Putinit.
Raporti për lindjen e saj bën që në media të dalin mjaft histori që ndonjëherë janë të padobishme. Një analist madje u shpreh se “Duket se ka një fushatë kundër saj, por nuk është e qartë se kush qëndron prapa kësaj”.
Një teori është se shumë informacione e kanë origjinën në Ukrainë, e cila ka pasur marrëdhënie të ngrira me Rusinë që kur Putin u afrua me Krimenë në vitin 2014.
Pretendimet se Kabaeva është zonja e parë sekrete e Rusisë, vazhdojnë të mbeten ende në faqet e para të mediave ndërkombëtare.
Ajo nuk është shfaqur në publik që nga tetori i vitit të kaluar, kur mbrojti tezën e doktoraturës në trajnimin e fëmijëve parashkollorë në gjimnastikë ritmike.
Në mënyrë të pazakontë ajo nuk u pa as në ditëlindjen e saj – 12 maj.
Megjithatë ish-trajnerja e saj, Irina Viner, bashkëshortja e miliarderit Alisher Usmanov, gjeti mënyrën ta uronte.
Vitet e fundit Kabaeva ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ajo ka fëmijë, por kjo gjë nuk i ka ndaluar mediat në Moskë të mos pëshpërisin se Alina ka një familje të fshehtë me Putinin.
Një media ‘factcheck’, pohoi se lindja e fundit e Moskës ishte nga një grua tjetër e quajtur Kabaeva, jo gjimnastja. Por në llogaritë e mediave sociale të kësaj gruaje tjetër shihet se ajo ende nuk ka lindur.
Gazeta Vista News deklaroi se Kabaeva në janar fluturoi në Zvicër me një djalë trevjeçar, që supozohet ta ketë me Putin. Ky informacion u referohet burimeve të pakonfirmuara se Alina kishte lindur në një klinikë zvicerane në vitin 2015.
Raporte të tjera shpesh pohojnë Kabaeva, njësoj si Putin, ka kryer ndërhyrja kirurgjikale për fytyrën dhe disa të tjera. Nga an tjetër supozohet se për të mos rënë në sy, ajo përdor avionë privatë dhe ka një flotë me limuzina Maybach, së bashku me një staf të madh sigurie.
Vitin e kaluar një gazetar nga Life News, pjesë e perandorisë mediatike të Kabaevës, pyeti të divorcuarin 66-vjeçar Putin në konferencën e tij vjetore televizive në Moskë: ‘Kur do të martohesh? Dhe me kë? ‘
Putini buzëqeshi dhe u përgjigj: ‘Si një njeri i mirë unë do të duhet ta bëj këtë herët a vonë.’
Putin u divorcua me ish-bashkëshorten Lyudmila në vitin 2014. Që atëherë Kabaeva është shfaqur disa herë me një unazë në gishtin e saj, gjë që përcjell mesazhin se mund të ketë një martesë mes tyre.
Çështja e jetës private të Putinit është zakonisht tabu në Rusi.
(f.m & a.s/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI– Ministri i Brendshëm Matteo Salvini është kërcënuar sërish me plumb në zarf, i cili u dërgua në zyrën e tij qëndrore në Romë.Vetë ministri është shprehur...
RUSI– Alina Kabaeva, e përfolura si dashuria e fshehtë e Putinit prej shumë vitesh raportohet të ketë lindur binjakë dhe të jetë ‘zdukur’ menjëherë nga spitali....
SPANJË- Kamiponati i përvitshëm i kungullit me lojtarët e Asturias, këtë vit dhuronte për fituesin dhurata të çuditshme, si: një vibrator, një dyll ...
SHBA- Pas një testi ADN-je, Jordan Adlard Rogers, 31-vjeç mori vesh se është trashëgimtari i vetëm i një prej pronave me vlerë 50 milionë dollarë në Penr...
BRITANI- Një çift britanik ka vendosur që ceremonia e dasmës së tyre të bëhet më 1-qershor, datë kjo që përkon me finalen e ndeshjes Liverpool-Tottenham ...
SHBA- Përfundimi i episodit “Game of Thrones”, mblodhi të dielën miliona fansa para ekraneve të televizorëve për të shijuar episodin e fundit të serialit më të ...
“Sllovenia, Jo Shqipëri. Duaje shtëpinë”. Me këtë slogan po e bën fushatën Liga Patriotike e Sllovenisë.Zgjedhjet për Parlamentin europian, kërcënohen nga shumë...
SHBA- Sipas klasifikimit të “Deutsche Bank” për vitin 2019, qyteti në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara kryeson renditjen për pagat më të larta dhe të ...
KALIFORNI– Casey Brengle, 26 vjeçe ishte vajza që u punësua nga një çift në Kaliforni për t’u kujdesur për dy qentë e tyre. Por, edhe pse is...
Zelandë e Re: Terroristi, Brenton Tarran i cili më 15 mars të këtij vitit vrau 50 myslimanë në Zelandën e Re është është njohur me akuzat ndaj tij. (lexo këtu)T...