LIVE UPDATES
Bota

Debat i ashpër në SHBA për procesin hetimor ndaj Presidentit Trump

29 Shtator 2019, 16:32 Nga DOSJA
Debat i ashpër në SHBA për procesin hetimor ndaj Presidentit

SHBA– Në Shtetet e Bashkuara vazhdon debati për fillimin e hetimeve në Kongres me qëllim shkarkimin e Presidentit Donald Trump, i cili e denoncoi procesin nëpërmjet një mesazhi videofonik në Twitter si “mashtrimi më i madh në historinë e politikës amerikane”. Nga ana tjetër, Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, konfirmoi se hetimi do të vazhdojë pavarësisht rrezikut politik që po ndërmarrin demokratët.

Ajo që po ndodh është mashtrimi më i madh në historinë e politikës amerikane”, deklaroi Presidenti Trump.

Nëpërmjet një videoje në Twitter të filmuar në kopshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump sulmoi demokratët.

“Rrezikohet si kurrë më parë vendi ynë. Është e gjitha shumë e thjeshtë. Po mundohen të më ndalin pasi unë po luftoj për ju. Nuk do ta lejoj kurrë që të ndodhë kjo gjë”, tha Trump.

Po kështu, avokati personal i Presidentit, Rudy Giuliani, i doli në mbrojtje Presidentit Trump gjatë një interviste në kanalin Fox News, duke vënë në pikëpyetje vendimin e demokratëve për të filluar hetimet me qëllim shkarkimin e Presidentit. Zoti Giuliani tha se edhe sikur gjatë telefonatës Presidenti Trump dhe Presidenti ukrainas Zelensky t’i kishin thënë vetëm mirëmëngjesi njëri-tjetrin, sërish demokratët do të kishin thënë se aty pati një mesazh të fshehur.

Demokratët ndërkaq e paraqesin krejt ndryshe procedurën hetimore për shkarkimin e Presidentit.

Njerëzit thonë se po ndërmarrim një rrezik politik, por kjo nuk ka ndonjë rëndësi. Nuk mund të lejojmë që Presidenti të shkelë betimin e bërë kur mori detyrën”, thaPelosi.

Kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, mbështeti gjithashtu nisjen e hetimeve.

Donald Trump, mos ki asnjë dyshim. Nëse faktet qëndrojnë…, Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer do të qepen nga pas”, tha Schumer.

Disa shpresojnë që ky proces të përmbyllet përpara zgjedhjeve paraprake të 2020-tës, duke paraqitur akuzat në Dhomën e Përfaqësuesve përpara Krishtlindjes. Megjithëse Kongresi është zyrtarisht në një periudhë pushimi 2-javore, Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve do të ketë të premten një seancë dëgjimore me Inspektorin e Përgjithshëm, i cili e pati paraqitur denoncimin e informatorit si një çështje “urgjente shqetësuese”.

Megjithatë, kandidatët demokratë për President nuk duket se dëshirojnë t’i kushtojnë hetimeve shumë vëmendje.

“Kemi shumë gjëra për të folur dhe për hetimet unë jam shprehur më parë”, u shpreh  gazetarëve Elizabeth Warren, kandidate demokrate për president.

Kandidatët mendojnë se hetimet ndaj Presidentit po lënë në hije çështjet e tjera tek cilat ata fokusohen.

“Nëse fle në motel dhe as atë nuk e përballon dot më financiarisht, a do të kishe kohë për të ndjekur skandalin e Ukrainës? Dyshoj shumë”, thotë kandidati demokrat Pete Buttigieg.

“Fokusi im sot dhe përgjithmonë do të jetë tek çështjet që i lënë njerëzit pa gjumë dhe që duan zgjidhje”, u tha gazetarëve kandidatja demokrate Kamala Harris.

Marrë nga VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump hetimi per trump shba donald trump hetimi per trump shba

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion