LIVE UPDATES
Politike

Debate në Komisionin e Ligjeve/ Hajdari: Nuk dorëzohemi deri në ndryshimin e sistemit! Manja: S’më intereson asnjë qëndr

15 Korrik 2020, 09:34 Nga DOSJA
Debate në Komisionin e Ligjeve/ Hajdari: Nuk dorëzohemi deri në

TIRANË– Mbledhja në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate. Ka qenë deputetja Rudina Hajdari, ajo që ka replikuar gjatë bisedës dhe është shprehur se Opozita Parlamentare nuk yërhiqet deri në ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kreu i Komisionit, Ulsi Manja, u shpreh se në mbledhje ishin vetëm për të votuar në oarim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërkohë që shtoi më tej se replika për mos marrëveshje mes Opozitës Parlametare dhe asaj jo Parlamentare, nuk ishin në fokus.

Gjatë debatit ndërhyri edhe Adnor Shameti, i cili për procedura mori fjalën. Shameti tha se të gjithë duan të njëjtën gjë por nuk po merren vesh për shkak të replikave.

Pjesë nga biseda:

Ralf Gjoni: Nuk e njoh Këshillin Politik. Nuk përfaqëon vullnetin tim si deputet. Presionet i shpjegon

Rudina Hajdari: Unë e deklaroj votën time kundër. Përsa kohë nuk përfshihen kërkesat e Opozitës Parlamentare. Përsa kohë nuk i keni votat për të miratuar këtë marrëveshje, duhet të përfshini edhe kërkesat e Opozitës Palramentare. Mos të kemi diskutime të tjera.

Adnor Shameti: Për procedurë

Rudina Hajdari: Unë kam ruajtur një qëndrim koherent dhe ka qenë për ndryshimin e sistemit dhe do të luftoj deri në fund këtë gjë. Nuk kemi hequr dorë.

Ulsi Manja: Faleminderit zonja hajdari

Adnor Shameti: Procedurë zoti kryetar

Ulsi Manja: Një sekond zoti Shameti. Dua të jemi të qartë. Ne si maxhorancë jemi shprehur pro marrëveshjes së 5-qershorit. Është dakordësuar edhe me Opozitën jashtëparlamentare. Kjo mbledhje sot është për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë ardhur si pasojë e marrëveshjes së 5-qershorit. Nuk na intereson ne qëndrimi i Opozitës Parlametnare ndaj asaj jo parlamentare. Dje u miratua nisma e depozituar nga ju. Refuzoj të hyj në qëndrime të tilla. Parlamenti është legjitim për mua dhe refuzoj ta komentoj këtë gjë. Çështja se sa është në harmoni ky projektligj për ndryshimin kushtetuese, unë e dhashë qëndrimin tim. Deri në seancën plenare, të gjitha ndryshimet që do të respektojnë kuadrin ligjor do të adresohen në Komisionin e Ligjeve. Ju ftoj të kthehemi në rendin e ditës. E respektoj qëndrimin tuaj por dua pyetje dhe qëndrime në lidhje me këtë projektligj. Nëse nuk keni, kalojmë në votim. Po zoti Shameti, për procedurë.

Adnor Shameti: Dua ta përmbledhim sepse nuk merremi vesh. Flasim për të njëjtën gjë. Të gjithë në parim jemi dakort për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Unë rekomandoj që së bashku merelatorin, Hysenin, të kalojmë sot në parim dhe të caktojmë një bashkërelator që bashkë me Hysenin të bëjnë azhornimin e atyre që kanë mbetur. Kjo është rruga e vetme ligjore që duhet të ndjekim.

Ulsi Manja: Projetkligji i depozituar di të shqyrtohet dhe votohet sot në parim. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan në parim.

Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 10 vota pro dhe 5 kundër draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakordësuar në 5 qershor. Pro ndryshimeve votuan deputetët socialiste, ndërsa kundër ata të opozitës së re. Ligji, i cili është një prej kushteve të çeljes së negociatave me BE, pritet të kalojë në Kuvend më 23 korrik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve skanon zgjedhoren komisioni i ligjeve skanon zgjedhoren

Sondazh

Poll
Politike 15 Korrik 2020, 08:50

BIRN u ul për të biseduar me John Bolton të premten, më 10 korrik, pas publikimit të librit të tij shpërthyes në fund të qershorit “Dhoma në të cilën ndodhi” që...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet