LIVE UPDATES
Aktualitet

Debati për numrin e testeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Strategjia jonë bazohet në një ekspertizë, nuk po flemë mbi da

7 Prill 2020, 15:29 Nga DOSJA
Debati për numrin e testeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Strategjia

TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve ka reaguar sot pas debatit të shtuar lidhur me strategjinë që po ndiqet për nurmin e testimeve. Në një deklaratë të shpërndarë sot nga zyra e mediat në Ministrinë e Shëndetësisë, Komiteti i Ekpsertëve kërkojnë të sqarojnë opinionin publik mbi strategjinë që ata po ndjekin rreth testimeve dhe udhëzimet që i japin qeverisë.

Ata, duke i dhënë një përgjigje dhe opozitës shprehen se gjithçka që ata bëjnë është e bazuar në një ekspertizë, dhe shtojnë se përgjegjësia e tyre është që të zbatojë një strategji të mirëpërcaktuar, e cila synon të identifikojë rastet, të ndjekë dhe të ndërpresë zinxhirin e transmetimit të infeksionit.

Po ashtu deklarojnë se në kushtet e krijuara prej masave shtrënguese, puna hetimore në terren dhe rezultatet e saj, kanë qenë optimale deri në këto momente. Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se masat e marra nga autoritetet shqiptare, kanë qenë tejet të dobishme dhe kanë patur efekte pozitive, të cilat duhet bërë kujdes maksimal, që të mos zhbëhen prej lehtësimeve që mund të rezultojnë të parakohshme. “Fakti që sistemi ynë Shëndetësor nuk gjendet në asnjë lloj presioni, si rezultat i daljes jashtë kontrolli të Covid19, ashtu siç nuk ka edhe asnjë arsye që të flejmë mbi dafina, nuk përbën arsye për të neglizhuar kur flitet për shumëçka, por nga ana tjetër harrohet ky fakt thelbësor”, shkruhet në deklaratën e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

REAGIMI I PLOTË

Strategjia e testimit për Covid 19 bazohet në ekspertizë, në karakteristikat e modelit të përzgjedhur sipas rekomandimeve të OBSh për qëllimin, zbulimin e rasteve, ndjekjen dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Debati mbi testet për Covid 19, mbi sasinë e testeve që kryhen, mbi rezultatet e një modeli apo një modeli tjetër, është një debat i cili vazhdon të zhvillohet në mbarë botën dhe ka opinione e qasje nga më të ndryshmet. Përgjegjësia e Komitetit Teknik të Ekspertëve është që të zbatojë një strategji të mirëpërcaktuar, e cila synon të identifikojë rastet, të ndjekë dhe të ndërpresë zinxhitin e transmetimit të infeksionit. Një strategji që, duke u nisur nga konstatimet dhe rezultatet e derisotme, nuk gjejmë asnjë arsye për ta rikonsideruar. Detyra funksionale e Komitetit Teknik të Ekspertëve është që të udhëzojë dhe të kërkojë mbështetje të vazhdueshme nga autoritetet, me qëllim zbatimin rigoroz të një strategjie të përcaktuar qartë, të luftës kundër Covid19 në tërësinë e saj.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se masat e marra nga autoritetet shqiptare, kanë qenë tejet të dobishme dhe kanë patur efekte pozitive, të cilat duhet bërë kujdes maksimal, që të mos zhbëhen prej lehtësimeve që mund të rezultojnë të parakohshme. Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se në kushtet e krijuara prej masave shtrënguese, puna hetimore në terren dhe rezultatet e saj, kanë qenë optimale deri në këto momente. Edhe për këtë arsye, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk sheh asnjë arsye për të rikonsideruar Planin tonë të paracaktuar Strategjik.  Ne kemi një lutje për të gjitha burimet e informimit, si dhe të gjithë aktorët dhe faktorë publikë, që të sigurohen që opinionet e tyre joprofesionale, apo profesionalisht të palidhura drejtpërdrejt me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të mos krijojnë konfuzion, të hapin shtigje për hamendësime dhe gjykime të gabuara nga ana e opinionit publik, mbi punën tonë.

E fundit, të gjithë ne mendojmë se të gjithë së bashku duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne jemi tejet të inkurajuar mbi rezultatet e arritura deri më sot, dhe nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se në mungesë të masave që kemi marrë dhe strategjisë që kemi ndjekur, do të gjendeshim në kushtet e kolapsit të plotë të sistemit tonë shëndetësor. Fakti që sistemi ynë Shëndetësor nuk gjendet në asnjë lloj presioni, si rezultat i daljes jashtë kontrolli të Covid19, ashtu siç nuk ka edhe asnjë arsye që të flejmë mbi dafina, nuk përbën arsye për të neglizhuar kur flitet për shumëçka, por nga ana tjetër harrohet ky fakt thelbësor. Duke ndjerë përgjegjësinë kolosale të detyrës që secili prej nesh ka, në kushtet kur e gjithë bota, të gjitha shtetet, pavarësisht shkallës së zhvillimit, gjenden çdo ditë përballë dilemash jo të vogla në raport me qasjen ndaj Covid19, Komiteti Teknik i Ekspertëve siguron të gjithë qytetarët shqiptarë se udhërrëfyesi ynë i vetëm, është ndërgjegja jonë profesionale

Debati për numrin e testimeve në Shqipëri prej ditësh është në plan të parë. Opozita ka akuzuar qeverinë se nuk lejon ekspertët që të kryejnë teste, por shtojnë se nuk ka në dispozicion as kite për të treguar nëse qytetarët janë të infketuar me COVID-19 apo jo. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka reaguar sot kundër PD-së duke thënë se gjithçka që po bëhet është vendimi i ekspertëve dhe jo i qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve masat kunder covid 19 ministria e shendetesise testi per koronavirusin komiteti teknik i eksperteve masat kunder covid 19 ministria e shendetesise testi per koronavirusin

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë