Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Dosja.al raportoi ekskluzivisht mbrëmjen e djeshme deportimin me forcë të Harun Çelik, i cili tashmë ndodhet në Turqi dhe do përballet me akuza të rënda. Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga raportimi për këtë deportim, detaje të reja kanë dalë në dritë.
Dosja.al mësoi se udhëtimi drejt Stambollit, i Çelik është bërë me avionin e “Air Albania”, por pa dëshirën e tij. Ai ka kundërshtuar që në fillim dërgimin në Turqi dhe ka kërkuar azil politik, po kjo gjë i është refuzuar kategorikisht nga autoritetet shqiptare.
Babai i katër fëmijëve është marrë forcërisht nga forcat që kryen operacionin e Shërbimit Informativ Turk, dhe nga qelia është futur direkt në avionin e “Air Albania”. Operacioni i MIT ishte tepër sekret dhe ende nuk janë dhënë shpjegimet nga autoritet se si këto shërbime kanë vepruar në territorin e Shqipërisë.
Po pse ishte dënuar Harun Çelik?
Çelik, ishte një prej përkrahësve të Fetullah Gylen dhe pas grushtit të shtetit ishte larguar nga Turqia. Ai kërkonte të shkonte ne Kanada dhe si vend tranzit kishte zgjedhur Shqipërinë. Në korrik të vitit 2019, Çelik kishte tentuar të largohet nga Rinasi drejt Kanadës, por aty u arrestua dhe vuajti dënimin për falsifikim dokumentesh.
Ka qenë gjyqtarja Shefkie Demiraj e cila ka marrë vendimin për dënimin për Harun Çelik, me 8 muaj e 20 ditë burgim, më datë 19 Dhjetor 2019.
Në vendimin e gjykatës janë dhe deklaratat e 42-vjeçarit, i cili është shprehur se “në vendin ku ai jetonte, në Kazakistan, nëpërmjet të afërmve të tij, ka mundur të lidhet me telefon me një shtetas, i cili quhej Kursat, dhe prej këtij të fundit është marrë përsipër që, kundrejt shumës prej 2000 dollarësh, t’i gjendej një dokument për t’i mundësuar udhëtimin për në Kanada”.
Sipas tij, nga ana e shtetasit të quajtur Kursat, i është thënë se vizën do ta merrte në Kosovë, në qytetin e Prishtinës dhe atje ai është kontaktuar nga një person i pa njohur, i cili i ka vendosur vizën tek pasaporta. Pasi ka marrë vizën në pasaportën e tij, ai ka prerë biletën për të udhëtuar dhe është ndaluar në Rinas
Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.
Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI– Një shqiptar është arr éstuar nga polícia italiane, pasi akuzóhet se rráhu partneren e tij. Sipas medieve italiane, shqiptari i identifikuar si Shpëtim S...
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një parakalim i gabuar u ka marrë jetën dy këmbësorëve në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Si&cc...
GREQI- Më në fund, patentat shqiptare do të njihen në Greqi. Tashmë është çështje ditësh votimi i saj dhe hyrja e menjëhershme në fuqi.Miratimi i kësaj m...
TIRANË- Një 32-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi akuzohèt se në 1 janar ka aksidèntuar për vdèkje nga 40-vjeçare e cila po ngiste bi...
VLORË- Është sulmuar me gur makina e Syri Tv që përdoret nga gazetari Enriko Gabaj dhe operatori Gentian Këllçiu në fshatin Dukat. Operatori d...
KURBIN- Fshati Zhejë në Kurbin, i cili u godit nga tërméti i 26 Nëntorit, një pjesë e banorëve kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në çadra. Banesa e...
LIBRAZHD- Vdekja e 24-vjeçarit, Meleq Allidri, në mënyrë të papritur në njësinë administrative Rrajcë në Përrenjas ka prekur miqtë dhe familjarët e tij. ...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë që shënoi dhe dy viktímat e para për vitin 2020. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak për ak...
TIRANË- Një i arratisuri i organizatës terroriste FETO, Harun Çelik, është dërguar nga Shqipëria drejt Turqisë përmes një operacioni të Shërbimit In...