LIVE UPDATES
Ekonomi

Deklarata e mjekut seksolog, Evin Dani: Koronavirusi ka reduktuar edhe dëshirën seksuale të shqiptarëve

20 Prill 2020, 20:07 Nga DOSJA
Deklarata e mjekut seksolog, Evin Dani: Koronavirusi ka reduktuar edhe

TIRANË– Veç frikës e stresit, epidemia e koronavirus-it ka ulur edhe dëshirën seksuale të shqiptarëve. I këtij mendimi është andrologu dhe seksologu i mirënjohur Evin Dani, i cili deklaron se një prej pasojave psiko-fiziologjiketë Covid-19 në shoqëri është edhe reduktimi i aktivitetit seksual. I ftuar në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, Dani pohoi se numri i vizitave apo konsultave mjekësore ka pësuar një rënie drastike që prej shfaqjes së koronavirus-it, një rënie që madje ai nuk e ka hasur asnjëherë më parë në karrierën e tij si mjek.

Dua të vlerësoj që po diskutoni një temë që deri para shumë kohësh ishte tabu`. Unë si mjek që merrem me shëndetin seksual prej 40 vjetësh ju përgëzoj. Unë mund të them që me problemet që ne po kalojmë së bashku,kërkesat për të diskutuar apo për të marrë konsultë për marrëdhëniet seksualet në 2 muajit e fundit kanë një rënie. Nëqoftëse unë jam një mjek që konsultoj rreth 30-40 raste në ditë për problemet e disfunksionit elektril apo çrregullimet seksuale në kohë normale, në ditët e sotme kjo kërkesë ka rënë në 2-3 konsulta në ditë, edhe pse një pjesë e konsultave janë kthyer online. Por mund të them që kjo është një rënie që unë nuk e kam vënë re gjatë gjithë jetës sime”-shpjegoi Dani.

Më tej mjeku seksolog shpjegoi se, kjo rënie drastike e vizitave mjekësore tregon qartë se problemet që po kalojmë për shkak të koronavirus, po ndikojnë edhe në jetën seksuale të njerëzve.

“Marrëdhëniet seksuale pavarësisht se janë një moment instikti, në raste të veçanta kur kemi një stres dhe një problem më të madh që dominon në marrëdhënien në çift, si rrjedhojë dhe marrëdhëniet seksuale zvogëlohen dhe në rastin konkret kjo situatë ulë dëshirën seksuale. Një rast tjetër mund të jetë që edhe kur një çift ka një problem më të madh që e shoqëron, kalon në “dorë të dytë” marrëdhënien e tyre seksuale.  Përveç kësaj mund ta trajtojmë problemin edhe në kuadrin e faktorit psikologjik. Në rastin konkret kemi një ngacmim të sistemit nervor simpatik, ku pjesë e tij është sistemi nervor i alarmit, pra të gjithë jemi të ngacmuar për situatën që po kalojmë prej koronavirusit, dhe ky sistem bën që të ulim efektet e ereksionit dhe aktivitetit seksual”-vijoi më tej mjeku seksolog.

Dr. Dani këshilloi që në këtë periudhë të shmangen marrëdhëniet seksuale me persona të dyshuar apo të infektuar me Covid-19, jo sepse aktiviteti seksual është ngjitës, por se afrimiteti mes dy partnerëve mund të bëjë që virusi të transmetohet përmes pështymës, puthjes apo rrugës së spërklave.

Nga ana tjetër ai konfirmoi se koronavirus nuk prek organet tona të riprodhimit. “Meshkujve që nuk mund të kryejnë marrëdhënie seksuale, u rekomandohet një masturbim në ambiente të veçanta, në mënyrë që të parandalojnë dhe infeksionin viral. Ky lloji virusi për fatin tonë të mirë nuk prek organet tona të riprodhimit, në ndryshim me atë që quhet partiti epidemik, një infeksion dhe ky viral, që si shenjë kryesore ka zmadhimin e shytave, që dikur quheshin si “shytat” dhe kishte afinitet që të ngacmonte dhe testet. Ndërsa Covid-19 jep komplikacione në pulmone, pra mushkëri kryesisht apo në pankreas, por jo infeksion të testeve. Megjithatë thuhet që një mashkull kur ka temperaturë të lartë, ka rënie të numrit të spermatozoidëve dhe për rrjedhojë ka rënie të mundësisë për të pasur një riprodhim. Në rastin e Covid-19 rekomandimet janë që çiftet mos të mendojnë për një fëmijë në këtë periudhë, pasi inflamacioni mund të bëhet shkak për një ndërprerje të shtatzënisë apo mund të shkaktojë komplikacione në fetus. Marrëdhëniet seksuale në këtë periudhë duhet të jenë shumë të afërta si p.sh mes burrit dhe gruas, dhe të kemi një siguri të madhe që partneri nuk është i infektuar”.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale evin dani koronavirusi dhe seksi mjek seksolog evin dani koronavirusi dhe seksi mjek seksolog

Sondazh

Poll
Ekonomi 20 Prill 2020, 10:33

TIRANË- Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga qeveria shqiptare përgjysmimin e tarifës së shkollimit. Përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së A...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet