LIVE UPDATES
Politike

Deklarata e OSBE-së/ Kokëdhima-Wiltoni-it: Imagjinoni zgjedhje si tonat në Anglinë tuaj

25 Shkurt 2019, 16:13 Nga DOSJA
Deklarata e OSBE-së/ Kokëdhima-Wiltoni-it: Imagjinoni zgjedhje si

TIRANË- Kryetar i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadorit të OSBE-së, Robert Wilton, i cili dy ditë më parë u shpreh se vjedhja e votave ka qenë e pandikuar në rezultatin e zgjedhjeve.(Lexo këtu )Përmes një deklarate për shtyp, Kokëdhima i është drejtuar ambasadorit Wilton, duke i thënë se vlerësimi dhe kendvështrimi i tij përsa i përket procesit të zgjedhjeve të 2017 –ës, ishte i gabuar.

Deklarata e plotë e Koço Kokëdhimës, kryetar i partisë ZGJIDHJA

I nderuar z.Ëilton! E shijova shqipen tuaj të bukur me theks verior, ndërsa flisnit në një takim në Shkodër, këtë fundjavë. Por ëmbëlsia e shqipes së një anglezi më mbeti në fyt kur folët për zgjedhjet shqiptare. Thatë: “Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo! Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë”.

I nderuar z. Ëilton, më vjen keq, por jeni disa herë gabim. Qoftë nga pozicioni juaj si zv.ambasador i OSBE-së, qoftë si mik dhe njohës i problemeve të Ballkanit, qoftë nga profesioni juaj si shkrimtar, qoftë edhe nga fakti se jeni anglez.

Po ju bëj një panoramë mikse që do t’u ndihmojë juve, që të kuptoni problemet me zgjedhjet në Shqipëri, që ju si anglez, edhe pse numri dy i OSBE-së prej vitit 2013 në Shqipëri nuk i paskeni kuptuar.

Zgjedhjet këtu u vranë më 26 maj 1996. Besoj e dini se çfarë ndodhi atëherë në Shqipëri. E majta u tërhoq nga komisionet e votimit, sepse manipulimet ishin flagrante, ndërsa e djathta e Sali Berishës, atëherë president, përfitoi dhe me makutëri mbushi kutitë e votimit, dhe rezultati ishte edhe…120 për qind në favor të PD-së. Qesharake dhe tragjike…Besoj e keni dëgjuar emrin e një zonje që është britanike si dhe ju. Audrey Glover quhet. Ishte kryesuese e zyrës së ODIHR-it dhe misioni i quajti të papranueshme dhe të pavlefshme këto zgjedhje, rezultatin e të cilave do ta kishte zili edhe ish-diktatori komunist që fitonte me 99 për qind të votave. Berisha ende e urren zonjën Glover, sepse e preku te ëndrra e tij për t’u vetëshpallur mbret në një republikë parlamentare. Por juve jo. Sepse ju, deri më sot, keni legjitimuar lojën e tij dhe të të ngjashmëve me të në politikë.Kam votuar gjithmonë pranë vendbanimit tim. Në komision ishin fqinjtë e mi. Një me PD-në, tjetri me PS-në, tjetri me LSI-në…dhe ca nga ata që nuk e pëlqenin orientimin tim politik më shihnin shtrembër. Kështu ka qenë jetë e mot, po aq kohë sa ka OSBE-ja juaj në Shqipëri. Për ju si anglez është çmenduri një administratë e tillë zgjedhore, por këtu është e tillë prej 28 vitesh. Dhe ju si OSBE nuk ua keni prishur skemën partive politike shqiptare që administrojnë zgjedhjet, si në asnjë vend tjetër demokratik të botës. Më thoni një vend tjetër në Europë, ku zgjedhjet bëhen si në Shqipëri, ku ato i organizojnë tri parti pjesëmarrëse? PS, PD dhe LSI kanë përfaqësues në KQZ, kanë anëtarët e tyre në KZAZ, kanë edhe anëtarët e tyre në Grupet e Numërimit të Votave. Partitë e tjera mund të kenë vetëm vëzhgues që duhet të rrinë në distancën që përcaktojnë shiritat kufizues nga ku nuk mund të shohin se si numërohet vota e tyre. E imagjinoni këtë të ndodhë në Anglinë tuaj, z.Ëilton?

E imagjinoni që Laburistët dhe Konservatorët të kenë në dorë komisionerët në të gjithë hierarkinë e tyre dhe ata të vendosin kë votë duhet të kalojnë si të tyren dhe kë si të partive të tjera? E imagjinoni ju thagmën tjetër të zgjedhjeve shqiptare që në një qendër votimi mund të votohet, por nuk mund të numërohet dhe kutitë e mbushura me vota duhet të transportohen nga këta militantët e tri partive për në komisionet e numërimit pranë ZAZ-ve dhe si zakonisht rrugës ato “përpunohen” dhe më pas u dorëzohen po komisionerëve zonalë të këtyre tri partive?

Ju sugjeroj që të lexoni ndonjërën nga dosjet e prokurorisë për zgjedhjet shqiptare, bie fjala dosjen “Ruzhdia”, që mban emrin e një fshati në jug të Shqipërisë, ku  dhe ju siguroj se novela, zhanri juaj i preferuar si shkrimtar, që mund ta trajtojë si subject, do të jetë një bestseller në Perëndim. Këto realitete të mjera shqiptare do t’u duken fantazi të shfrenuara lexuesve perëndimorë.

Ju përmendni zgjedhjet e fundit, ato të 25 qershorit 2017. Pranoni se ka patur probleme me shitblerjen e votës, por se ato nuk mund ta ndryshonin rezultatin. Por ja çfarë ndodhi realisht:

Nga rinumërimi i 64 kutive të qarkut të Tiranës me kërkesë të PDIU-së dhe PS-së doli në pah elementi i konsumimit të veprës penale nga dhjetëra numërues. Nga 64 kuti, vetëm 7 tabela rezultatesh përputheshin me votat që ndodheshin brenda kutisë. Në 57 kuti të tjera votat ishin tjetërsuar dhe numërimi i parë me atë të dytin nuk përputheshin thuajse në asnjë parti. Në total, Partia Socialiste kishte marrë padrejtësisht 69 vota më shumë, ndërsa Partia Demokratike 47 të tilla. LSI-ja ka marrë padrejtësisht 74 vota më shumë, ndërsa PDIU është e vetmja me bilanc negativ, ku edhe pse i kishin hequr 5 vota në total, ajo vetë kishte përfituar padrejtësisht 52 vota, ndërsa i kishin marrë 57 të tilla. Nga këto lëvizje vërtet nuk ndryshonte rezultati në nivel qarku, por së pari duhet të dini se ka edhe shumë manipulime të tjera që nuk mund të dokumentohen nga rinumërimi i kutive, dhe së dyti, duket sheshit se shumë numërues të partive kanë konsumuar veprat penale të falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal dhe për ta dënimi do duhej të ishte me burgim 3-7 vjet.

Partia ZGJIDHJA e kishte parashikuar këtë maskaradë zgjedhore, ndaj i bojkotoi këto zgjedhje. Duke marrë shkas nga rinumërimi në Tiranë dhe legjitimimi që ndërkombëtarët u kanë bërë sistematikisht zgjedhjeve shqiptare, në cilësinë e kryetarit të partisë ZGJIDHJA, më 18 korrik 2017, u dërgova një letër ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt; ambasadorit Peter Tejler, kreu i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të 25 qershorit si dhe për dijeni z.Donald Lu, ish-ambasador i SHBA-ve dhe Romana Vlahutin-it, ish-ambasadore e BE-së. Aty shprehej shqetësimi për hapin prapa që u bë në zgjedhjet e 25 qershorit si dhe u kërkohej partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të vendoseshin përfundimisht në anën e popullit shqiptar dhe jo në anën e politikanëve të korruptuar e autokratë të Tiranës që blejnë, vjedhin dhe manipulojnë zgjedhjet me paratë e marijuanës dhe të krimit, sepse pa zgjedhje të lira dhe pa demokratizimin dhe modernizimin e partive politike ky vend nuk do të ketë as përparim, as liri të vërtetë dhe as stabilitet.

Me këtë shqetësim, kërkova takim me shefin tuaj, ambasadorin Borchardt, dhe ai u bë në zyrat tuaja, më 12 tetor 2018.

I thashë eprorit tuaj se Shqipëria ka probleme të mëdha me zgjedhjet, se ato nuk janë të lira dhe të barabarta. Në vend të zgjedhjeve të lira, në vend të sundimit të ligjit, në Shqipëri sundon marrëveshja PS-PD. Ato kanë zëvendësuar praktikisht institucionet demokratike të një republike. Rekomandimi kryesor i OSBE/ODIHR-it, sipas partisë ZGJIDHJA, prej të cilit varet çlirimi i zgjedhjeve, është depolitizimi i tyre.

Misioni juaj mendon se administrimi i zgjedhjeve mund të vazhdojë të bëhet nga PS dhe PD, edhe pse Shqipërisë i nevojitet një depolitizim i plotë i administratës zgjedhore. Mirëpo për këtë duhet domosdoshmërisht që në krye të procesit zgjedhor të jetë një institucion me njerëz krejtësisht të pavarur nga partitë.

PS dhe PD thonë sot se KQZ-ja jonë, që është siç ka qenë, do të vazhdojë të drejtojë dhe administrojë zgjedhjet, do të marrë vendimet decizive për zgjedhjet, do të licensojë dhe kualifikojë anëtarët e komisioneve të tjera. Trupa që duhet të administrojë zgjedhjet nuk duhet t’i nënshtrohet një selektimi nga kriteret që vendos KQZ-ja e PS+PD+LSI. Ajo duhet të përbëhet nga njerëz që zgjidhen për shkak të një cilësie ekstrapartiake, si p.sh., janë punonjës të bankave, profesorë të universiteteve, noterë, gjykatës, prokurorë, studentë ekselentë etj.

Depolitizimi i KQZ-së dhe çlirimi i zgjedhjeve nga administrata partiake është ndryshimi i parë thelbësor dhe i rëndësishëm për demokratizimin dhe pastrimin e zgjedhjeve.

OSBE-ja me të drejtë ka kërkuar që zgjedhjet të mos prodhojnë diskriminim për askënd dhe në rastin konkret, pa kontributin e organizmave ndërkombëtare, veçanërisht të OSBE/ODIHR-it, nuk mund të hiqen pengesat artificiale mbi partitë e reja dhe joparlamentare dhe nuk mund të bëhen zgjedhje të lira dhe të barabarta, ashtu siç e përkufizon Kushtetuta e Shqipërisë z Wilton!

Në Shqipëri janë cenuar qartësisht dhe diskriminohen partitë e reja gjatë zgjedhjeve. Dy-tri parti i ndajnë me marrëveshje në tavolinë votat e partive të tjera. Partitë e reja janë si filizat e rinj që sapo janë mbjellë dhe partitë e vjetra ua marrin votat, sepse liderët e tyre nuk duan konkurencë, nuk duan pluralizëm, nuk duan askënd që t’ua prishë ëndrrën për ta sunduar përjetësisht këtë vend. Në këto kushte këtu s’mund të lindë kurrë një elitë e re politike. N.q.s. një partie këta i mohojnë 5 deri në 10 vota për çdo qendër votimi, i bie që në rang republike PS dhe PD t’i vjedhin kësaj partisë në fjalë, 27 mijë deri në 53 mijë vota. Ju kujtoj i nderuar zv/ambasador i OSBE-së se PS dhe PD nxjerrin deputetë me 5-6 mijë vota. Kështu këto dy parti-kuçedra, nuk e lejojnë këtë partinë e re të ketë dyfishin e votave dhe të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme, sepse e gllabërojnë dhe e zerojnë qysh në sprovën e parë. Dhe në këtë rast ju thoni se rezultati i zgjedhjeve nuk u ndikua nga ky krim monstruoz, sepse kjo foshnja politike që vdiq nuk qe aq e madhe dhe nuk mund ta ndryshonte raportin e forcave!

ZGJIDHJA e ka thënë shpesh se nëse zgjedhjet s’janë të barabarta dhe nuk administrohen në mënyrë të besueshme, individët më të mirë të Shqipërisë nuk do të kenë kurajon për t’u përfshirë në politikë dhe Shqipëria kurrë s’do të jetë një partnere e vlerave europiane.

Zgjedhjet që ju përmendët ishin, sipas jush, “një hap përpara”, por për shqiptarët ishin një maskaradë zgjedhore, e certifikuar nga OSBE/ODIHR-i.

Kështu nuk mund të vazhdohet më. Fatkeqësisht ju i justifikoni deri në fund këto palo zgjedhje që u imponojnë shqiptarëve PS, PD dhe LSI, nën mbikqyren dhe mbrojtjen e OSBE-së. Imagjinoni, i dashur z.Ëilton, sikur në Anglinë tuaj të bëheshin një palë zgjedhje të tilla! Populli shqiptar meriton të drejtat dhe standartet demokratike si të gjithë popujt e tjerë. Prandaj ju lutem të mos pajtoheni me paragjykimet e disa njerëzve se populli shqiptar është i prapambetur dhe nuk meriton liritë dhe të drejtat që gëzojnë gjithë qytetarët e vendeve demokratike në botën e civilizuar.

ZGJIDHJA kërkon që çështja e zgjedhjeve në Shqipëri të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Nuk ka një kohë tjetër për ta zgjidhur këtë problem. Nëse Shqipëria nuk e zgjidh këtë çështje, ne besojmë që situata e saj do të vështirësohet akoma më shumë, ekonomia do të degradojë më tej dhe stabiliteti nuk do të jetë i dëshiruari.

Zv.ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton deklaroi para dy ditëve nga Shkodra se kryeministri Edi Rama nuk është shqetësuar nga protesta e opozitës Zv.ambasadori foli edhe për shitblerjen e votës dhe tha se blerja e votave nuk është vetëm nga PS, por nga të gjitha subjektet zgjedhore. Deklaratat e Wilton vijnë pak ditë, pasi opozita shqiptare vendosi të digjte mandatet. Që prej dy ditësh, deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve dhe parlamenti ka ngelur vetëm me mazhorancë.(Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koço kokëdhima osbe ne shqiperi robert wilton shit-blerja e votave koço kokëdhima osbe ne shqiperi robert wilton shit-blerja e votave

Sondazh

Poll
Politike 25 Shkurt 2019, 14:01

Fredi nga Peqini zbulon komplotin sovjetik

TIRANË- Portali AlpeNews i kontrolluar nga ish-gazetari Alfred Peza, ka raportuar dhe sponsorizuar një artikull tërësisht të rremë duke deformuar dhe tjetë...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër