6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta, i cili deklaroi se prej vitit 2017 bujqësia dhe blektoria është shpopulluar. Me anë të një reagimi në Facebook, Çuçi shkruan se në kohën kur Meta ishte zv/kryeministër në qeverinë Berisha vetëm 202 milionë lekë shkonin për blegtorinë. Ndërsa sot, sipas tij, 3754 fermerë përfitojnë nga buxheti i shtetit dhe në dispozicion janë 727 milionë lekë.
“Nga Skemat Kombëtare për periudhën 2017-2020 kanë përfituar drejtpërdrejt 13800 fermerë dhe agrobiznese nga masat mbështetëse direkte dhe projekte investimesh me një fond të përdorur prej rreth 3.5 miliardë lekësh. Kurrë më parë s’ka pasur një mbështetje të tillë për bujqësinë në tërësi dhe sektorin e blegtorisë,”-shkruan Çuçi.
REAGIMI I PLOTË:
Kreu i shtetit që ka zgjedhur të bëjë fushatë me postin e Presidentit në shkelje të hapur të Kushtetutës edhe sot kur foli për blegtorinë thotë të pavërteta. Kur ai ishte zëvendës i qeverisë së Saliut në vitin 2012, nga buxheti i shtetit mbështetja për blegtorinë ishte vetëm 202 milionë lekë dhe numri i përfituesve 2178 fermerë. Kur partia e tij la drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2017 numri i përfituesve zbriti frikshëm në vetëm 844 fermerë. Numri më i madh i përfituesve ka qenë në tri vitet e fundit, duke arritur në 3754 fermerë në vitin 2020 me një buxhet plot 727 milionë lekë. Në këtë vit masa e përfitimit është më e madhja për krerë, krahasuar me vitet e mëparshme. Po kështu, edhe numri i përfituesve dhe fondi i përdorur është më i madhi në gjithë periudhën (2012-2020). Nga Skemat Kombëtare për periudhën 2017-2020 kanë përfituar drejtpërdrejt 13800 fermerë dhe agrobiznese nga masat mbështetëse direkte dhe projekte investimesh me një fond të përdorur prej rreth 3.5 miliardë lekësh. Kurrë më parë s’ka pasur një mbështetje të tillë për bujqësinë në tërësi dhe sektorin e blegtorisë. Kemi nisur ndërkohë reformimin e Shërbimit Veterinar, i cili mori një goditje fatale në vitet kur partia e Presidentit drejtonte Ministrinë e Bujqësisë. Fermerët do të përfitojnë vaksinim dhe matrikullim falas për kafshët blegtorale dhe do të mbulohet me shërbim i gjithë territori i vendit. Faktet që kreu i shtetit refuzon t’i shikojë, dëshmojnë se në “rënie të lirë” nuk është bujqësia, por vetë Presidenti që ka braktisur rolin kushtetues për të bërë udhëheqësin e dëshpëruar të opozitës pa shpresë.
Sot, presidenti Meta tha se blegtoria në Shqipëri që prej vitit 2017 po shkon drejt rënies së lirë dhe se braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit. Për më shuëm detaje (Lexo këtu)
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Kryeministri Edi Rama, pas takimit me socialistët e Vlorë, është pyetur nga gazetarët lidhur me apelin e ambasadores Yuri Kim për respektimin e marr...
VLORË– Kryeministri Edi Rama, pas 4 orë mbledhje me socialistët e qarkut të Vlorës, ka dhënë një prononcim të shkurtër për kamerat. Në fjalën e tij mbrëmje...
VLORË– “Iku nga Durrësi se mori vesh se do të shkojë Basha,”-tha ish-kryeministri Sali Berisha. Deklaratës së paraardhësit të tij, kryeministri Edi Rama iu...
TIRANË– Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur lidhur me zgjedhjet që po zhvillohen për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parl...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije detaje lidhur me gjendjen e akseve rrugore, në një kohë kur vendi ...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë më shumë detaje lidhur me planin ekonomik të Partisë Demokratike që do të shpaloset gjatë fushatës për zgjedhje...
VLORË– Dalin detaje nga takimi që kryeministri Edi Rama po zhvillon me socialistët e qarkut të Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama u ka kërku...
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur socialistët e Vlorës në teatrin “Petro Marko” për të diskutuar lidhur me planet për zgjedhjet pa...