LIVE UPDATES
Aktualitet

Deklarata sikur ishte në Shqipëri/ Burri në burg, gruaja tenton arratisjen me vajzat

4 Nëntor 2021, 14:42 Nga DOSJA
Deklarata sikur ishte në Shqipëri/ Burri në burg, gruaja tenton

Pavarësisht se falsifikatorët ndonjëherë janë aq të talentuar, sa shkresat e dala nga duart e tyre konsiderohen perfekte, ndonjëherë ata mund të zbulohen vetëm me një të prekur të tastierës. Një grua në Tiranë, dukej si një pasagjere normale kur u paraqit në pikën kufitare. Së bashku me dy vajzat e mitura, ajo paraqiti një letër të gjatë nga bashkëshorti dhe babai i dy vajzave që deklaronte se nuk kishte asnjë problem që nëna me fëmijët po udhëtonin pa të.

Deri këtu çdo gjë dukej në rregull e po ashtu edhe shkresa që ajo mbante në duar. Vetëm se një kontroll rutinë i policit në sistemin ‘Tims’, zbuloi diçka që e hodhi poshtë skemën e gruas për të ikur së bashku me vajzat drejt Bashkimit Evropian. Burri gjendej në burg dhe jo në Shqipëri, por jashtë vendit dhe shanset që ai të lëshonte një deklaratë noteriale në vendin tonë janë krejtësisht zero.

Historinë e tregoi për Gazetasi.al një burim policor që tha se shtetësja me inicialet E.M., e moshës 30 vjeçe, do të referohet për hetime të mëtejshme për akuzën e falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve. Bëhet me dije për Gazetasi.al, se 30-veçarja u paraqit në aeroportin e Rinasit si një pasagjere normale, teksa në krahë kishte vajzat e saj të vogla, që sipas ligjit udhëtimi i fëmijëve jashtë kufirit kryhet përherë nën pohimin dhe pranimin e të dy prindërve.

Gruaja, sipas burimeve do të udhëtonte nga Rinasi drejt Nykopingut në Suedi dhe për këtë arsye, burimet i thanë Gazetasi.al, se ajo paraqiti përveç pasaportës biometrike dhe dokumentet shtesë që nevojiten sipas ligjit kur udhëtimi kryhet me fëmijët nga njëri prej prindërve dhe në mungesë të tjetrit.

Në këtë shkresë, rezultoi se një noter me inicialet M.C., autorizonte nënën e dy fëmijëve të udhëtonte së bashku me vajzat me pëlqimin dhe me vullnetin e babait. Por sipas policisë, nga një verifikim rutinor, shkresa e noterizuar me ‘Repertory 1498’, u pa e dyshimtë, pasi njëri prej oficerëve hyri në sistemin ‘Tims’ për të parë se kush ishte babai i vajzave, një shtetas me inicialet, F.XH.

Çudia e oficerit ishte e madhe, kur ai pa se babai i vajzave, jo vetëm që nuk kishte dhënë firmën për të pranuar udhëtimin e fëmijëve, por ai as që ndodhej në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por babai rezultonte se ishte ekstraduar nga Shqipëria dhe i ishte dorëzuar drejtësisë italiane në datën 21 dhjetor 2020, si një person i shumë kërkuar nga ku shtet.

Bëhet me dije se menjëherë policia ka bllokuar deklaratën noteriale dhe gruaja është shoqëruar në ambientet e komisariatit përkatës. Burimi i Gazetasi.al, përmendi se e dyshuara ka deklaruar se do japë deklarata në një moment të dytë.

“Ishim për të udhëtuar drejt Suedisë së bashku me vajzat e mia të mitura, por në këtë fazë të hetimit nuk jap detaje, pasi kërkoj prezencë të një avokati mbrojtës”, – cituan burimet e Gazetasi.al, nga qëndrimi i 30-vjeçares.

Ndërkohë, shtohet se agjentët do të mësyjnë në zyrën e noterit që ka vulosur një shkresë të tillë, që praktikisht do të sillte rrëmbimin e fëmijëve pa dijeninë e njërit prind, pasi zyrat e tij gjenden në rrugën “Kont Urani” në Tiranë. Metoda e udhëtimit dhe përdorimit të deklaratave noteriale për të larguar fëmijët nga vendi, pa praninë e prindit tjetër, ka sjellë pesë vitet e fundit shtim masash në kufi.

Megjithatë, jo pak herë dosjet hetimore të hapura tregojnë se njëri nga prindërit ia ka dalë dhe bëhet fjalë veçanërisht për çifte të divorcuara që janë në betejë gjyqësore për fëmijët.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet nena me suedi tirane nena me suedi tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj