“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Rriten pagat e ushtarakëve, kredi të buta për të pastrehët
4 Nëntor 2021, 13:25Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Pagat e oficerëve dhe nënoficerëve në Forcat e Armatosura Shqiptare do të rriten në masën 30%. ‘Neës24’ raporton se projektbuxheti në fjalë do të diskutohet në seancën e radhës në komisionin e sigurisë të hënën e ardhshme.
Përveç rritjes së pagave që prekin gjithë efektivët me uniformë të Forcave të Armatosura, në projektligj është edhe një program sa i takon kredive të buta. Oficerët dhe nënoficerët e ushtrisë shqiptare në rast se kanë status ‘të pastrehë’ mund të aplikojnë për të përfituar nga kredia e butë për strehim që ofrohet për ta.
Ushtarakët do të përfitojnë deri në 50 milionë lekë të vjetra, me interes 3% dhe afat kthimi deri ne 25 vjet; ndërsa për ushtaraket te cilët kërkojnë kredi për shtesë të sipërfaqes së banimit deri në 25 milionë lekë të vjetra, me interes 3%, afati i kthimit është deri në 15 vjet. Lista emërore e ushtarakëve përfitues do të miratohet nga Ministri i Mbrojtjes.
Nga ky program mund të përfitojnë ushtarakët aktivë, ata në rezervë apo ushtarakët në lirim ose në pension. Duket se rritja e pagave të ushtarakëve me 30% është rritja më e madhe e pagave në historinë e ushtrisë shqiptare. Rritja e fundit e pagave nga grada më e ulët ushtarë deri tek grada gjeneral u realizua në vitin 2017 në masën 8% deri ne 10%.
MIRDITË– Një mjet bujqësor zetor ka dalë nga rruga ditën e sotme duke lënë të vdekur drejtuesin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gëziq. I...
VLORË– Një person është tentuar të rrëmbehet ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Personi me inicialet A.S, u tentua të futej me dhunë në një mjet në...
TIRANË– Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj thotë se ‘Green pass’ do t’i penalizojë bizneset njëjtë sikur ka bërë pandemia këto dy...
TIRANË – Një sërë arrestimesh kanë ndodhur ditën e sotme nga Policia e Shtetit duke filluar nga vjedhjet, dhuna në familje, aksidentet e deri tek ten...
Në afërsi të fshatit Nartë në Vlorë është ndezur një vatër zjarri.Sipas informacioneve të marra mësohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me ullinj dh...
TIRANË– Zyra bashkiake e përmbarimit në Tropojë ka kwrkuar nga agjencitë qeveritare dhe kompanitë private të ndalojnë punën në dy hidrocentrale në lu...