LIVE UPDATES
Ekonomi

Del raporti i Monitorimit: PPP Milot-Balldren, fillimisht ishte planifikuar një Bypass me kosto 24 mln euro

19 Gusht 2019, 06:29 Nga DOSJA
Del raporti i Monitorimit: PPP Milot-Balldren, fillimisht ishte planifikuar

TIRANË- Koncensioni për ndërtimin e rrugës Milot -Balldren me një total shpenzimesh që shkon në 300 milionë euro,fillimisht ishte planifikuar të ndërtohej si një by pass me gjatësi 4 kilometër që do të kushtonte vetëm 24.6 milionë euro, sipas një analize që Ministria e Infrastrukturës ka në një raport të posaçëm Monitorimi mbi zbatimin e strategjisë sektoriale të transportit 2016-2020, të publikuar së fundmi.

By Passi i Lezhës që u shndërrua në PPP-ne e famshme Milot-Balldren, sakaq ishte në shinat e ndërtimit. Kuadri i investimeve për Ballkanin Perëndimor që funksionon në kuadër të nismës së Berlinit kishte akorduar 350 mijë euro për studimin e ndikimit në mjedis të projektit teksa kishin përfunduar gjetjet paraprake të studimit të fisibilitetit.

By passi i Lezhës sipas variantit fillestar i cili është riazhornuar nga Ministria e infrastrukturës në një raport të posaçëm të këtyre ditëve, do të kushtonte 24.6 milionë euro, ose rreth 6.2 milionë euro për kilometër.

Si pjesë e autostradës adriatiko -Joniane, Qeveria raporton në nismat europiane të transportit edhe për këtë segment. Në azhurnimin e fundit qeveria shqiptare ka raportuar se, by pass i Lezhës do të ndërtohet si një partneritet Publik Privat që përfshin aksin nga Miloti në Balldren.

Ky projekt që zgjatet në 17 kilometra parashikohet të financohet me një vlerë kufi që arrin në 300 milionë euro dhe është kontraktuar për tu ndërtuar me koncension PPP Projekti i kundërshtuar për shkak të kostove të mëdha mori edhe miratimin e Parlamentit, por së fundmi u refuzua të dekretohej nga Presidenti i Republikës.

Inxhinierë të fushës që kanë punuar me studimin e pararafisibilitetit për by passin e Lezhës thanë se, ndërtimi me koncesion i një projekti  të ekzagjeruar ka shmangur zgjidhjen fillestare me më pak kosto dhe që do të kishte përfunduar më shpejt. Sipas tyre nuk ka kuptim që një investim i tillë të bëhet në mes të një aksi ku standardet nuk janë të njëjta.

Nga Fushë-Kruja në Milot, punimet në dublimin e autostradës kanë përfunduar tashmë dhe kostot me financimin e buxhetit të shtetit nuk ishin me shumë se 3 milionë euro për kilometër, ndërkohë që në vijim të këtij aksi do të ndërtohet Milot -Balldren me standarde të tjera, dhe do të vijojë më tej deri në Shkodër me standardet aktuale.

Inxhinierët shpjegojnë se investimi me superstandarde në aksin Milot-Balldren nuk do të kishte asnjë vlerë në mes të një aksi tashmë të përfunduar.

Sipas tyre zgjidhja me by passin 4 kilometra ka qenë e studiuar dhe e pranuar paraprakisht nga qeveria shqiptare dhe është si e tillë në të gjitha dokumentet zyrtare të paraqitura për financim nga donatorët.

Si u frynë kostot e një By Passi të thjeshtë në 300 mln euro 

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me nxitim, në seancën e fundit të këtij sezoni, kontratën koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për rrugën Milot-Balldren.  Kjo kontratë u iniciua pas një oferte të pakërkuar nga kompania ANK, për miratimin e të cilës u bë një tender, por siç ndodh përgjithësisht, tenderi rezultoi formal, pasi fituesi , në tetor 2018, u shpall kompania që kishte bërë ofertën e pakërkuar.

Sipas kontratës, së miratuar tashmë në Kuvend, kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, është 213.6 milionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kontrata është e miratuar në euro, dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, ndonëse qeveria shqiptare i merr të ardhurat dhe kryen pagesat në lekë. Me kursin aktual të këmbimit, ku një euro është rreth 122 lekë, kosto në lekë e kësaj kontrate në total është 31.2 miliardë lekë.

Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë eurosh dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet. 12 milionë euro janë shpenzime mirëmbajtje. Pjesa e mbetur prej 60 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë.

Koncesioni është për 13 vjet dhe qeveria pritet të fillojë pagesat në vitin e tretë, konkretisht në 2022 për një periudhë prej 11 vitesh.

Por, qeveria në kuadrin e saj afamesëm është e përgatitur të paguajë deri në 36.5 miliardë lekë për këtë koncesion, sipas tabelave të brendshme të hartuara nga Ministria e Financave për llogari të institucioneve ndërkombëtare dhe të siguruara nga Monitor. Pra shuma maksimale që qeveria parashikon të paguajë nga buxheti i saj është dhe 5.3 miliardë lekë, ose  gati 44 milionë euro më shumë (e llogaritur me kursin aktual 1 euro=122 lekë), sesa ajo e miratuar në kontratën nga Kuvendi, duke e çuar koston në total në 17 milionë euro për kilometer, për shkak se kontrata parashikon ndryshime dhe shtesa gjatë punimeve.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi koncensioni 300 milione euro koncensioni i milot balldren milot-balldren koncensioni 300 milione euro koncensioni i milot balldren milot-balldren


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet