"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Del rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut/ KSHZ: Koalicioni “Mundemi” fitoi 46 mandate, VMRO-DPMNE 44, BDI 15
16 Korrik 2020, 18:16Nga DOSJA
SHKUP– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikoi rezultatet jozyrtare përfundimtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në vend.
Koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja i fitoi 46 mandate, VMRO-DPMNE dhe të tjerë 44 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i fitoi 15 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa – 12, E Majta dy mandate dhe PDSH një mandat.
Koalicioni Mundemi është i pari në vend me 46 deputet: 8 deputet në njësinë 1, 7 në njësinë 2, 9 në njësinë 3, 10 në njësinë 4, 8 në njësinë 5, 4 në njësinë 6.
VMRO ka fituar 44 deputet edhe atë: 7 deputet në njësinë 1, 7 në njësinë 2, 10 në njësinë 3, 10 në njësinë 4, 8 në njësinë 5 dhe 2 në njësinë 6.
BDI ka fituar 15 deputet edhe atë: 2 në njësinë 1, 3 në njësinë 2, 3 në njësinë 5 dhe 7 në njësinë 6.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë fituar 12 deputetë, edhe atë: 2 në njësinë 1, 3 në njësinë 2, 1 në njësinë 5 dhe 6 në njësinë 6.
Levica ka fituar 2 mandate: një në njësinë 1 dhe 1 në njësinë 3, ndërsa PDSH ka fituar vetëm një mandat në njësinë 6.
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë të dytat në rajon pas atyre në Serbi që zhvillohen në kohë pandemie. Procesi i votimit ka zgjatur tre ditë pasi ishin ndarë fasha të veçanta për votim, duke shmangur kontaktet mes moshës së tretë dhe qytetarëve të tjerë. Ishte Zaev ai që e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, pas dështimit të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.
GREQI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur e sotme në zyrat e tatim-taksave në qytetin e Kozanit në Greqi , ku një 45-vjeçar grek ka qëlluar me sëpatë kat...
KINË– Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze ka ftuar Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të vizitojë rajonin perëndimor të Xinjiang, pas raundit të f...
KOSOVË– Të premten e javës që lamë pas kreu i LDK-së, Isa Mustafa bëri me dije se është infektuar me koronavirus.Tashmë teksa gjendja e tij shëndetësore ...
BRUKSEL–Ka përfunduar pas më shumë se tre orësh takimi në Bruksel mbi dialogun Kosovë- Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Në këtë takim përfa...
KANADA– Një grua në Kanada ka rrëfyer për marrëdhënien e veçantë që ajo ka me partneren e saj Elan.Chase Storey, ka rrëfyer se me Elan është njohur në ...
BRITANI- Boris Johnson do të përcaktojë plane të reja ditën e nesërme në lidhje me pandeminë e Covid-19. Mesohet se shqetësimi për ekonominë për shkak të mbyllj...
NEW DELHI- Shirat e rrëmbyeshëm së fundmi në Azinë e Jugut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dherave të, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 213 njerë...
SHKUP– Seanca publike e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila ishte parashikuar të mbahej në orën 18:15, është planifikuar për orën 19:30.Por për shkak të...
SKOCI- Teksa prej kohësh shumë lider në mbarë botën po punojnë nga shtëpia si shkak i Covid-19, ka bërë që politikanët të zhvillojnë online punimet.Ditët e fund...