Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Delegacioni gjerman thirrje opozitës: Hyni në zgjedhje, protestat të rëndësishme, jo dhunë
22 Mars 2019, 17:44Nga DOSJA
TIRANË- Dy të dërguarit e Gjermanisë në Shqipëri, në përfundit të vizitës së tyre kanë dalë në një deklaratë për mediat. Christian Hellbach, i Ngarkuari për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossowski, i Ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, në deklaratën e tyre u shprehën për situatën politike në vend.
Sipas tyre protestat janë të rëndësishme, por theksojnë se dhuna është e papranueshme. Më tej ata kanë deklaruar se detyra e deputetëve të zgjedhur pikërisht në parlament është të të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete.
“Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor”, shtohet më tej në deklaratë.
DEKLARATA E PLOTË
Ne ishim sot në Tiranë dhe kemi zhvilluar biseda me Presidentin e Republikës Meta, Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm Lleshaj, Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Cakaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Tema e bisedave ishte situata aktuale e politikës së brendshme pas dorëzimit të mandateve nga opozita. I kemi dëgjuar me vëmendje argumentat e të gjitha palëve. Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në cdo demokraci. Dhe: E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme.
Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete. Shqipëria është, p.sh. në reformën e drejtësisë, në rrugë të mbarë. Kurse bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar.
Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor. Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it,- të cilat u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ, kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar. Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh tanimë, që reforma zgjedhore të shkojë përpara dhe ka financuar ndër të tjera punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim.
Shqipëria duhet të zhvillojë instrumenta efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi. Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre! Por kjo arrihet vetëm me një parlament funksional. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive, të punojnë në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore. Akuzat, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe përpunohen nga drejtësia dhe parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar për këtë.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri dy të dërguarit e qeverisë gjermane janë takuar me Presidentin e Republikës Meta, Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm Lleshaj, Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Cakaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për Kongresin e PS nesër, si dhe për zgjedhjet lokale të qershorit.Kumbaro ...
TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja për çështjen “Babale”. Në një postim në Facebook, Vasili p...
TIRANË- Media gjermane “Deutsche Welle” ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Intervista e bërë nga gazetari John Laurenson ...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama është kthyer i frymëzuar nga vizita e tij në Berlin. Në një lidhje live në faqen e tij në Facebook, kryeministri tha se të gj...
TIRANË- Një ditë para zhillimit të Kongresit të Partisë Socialiste, të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, (FRESSH) kanë filluar përgatitje...
TIRANË– Ish-kryeminstri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” mesazhet e qytetarëve, në të cilët, sipas Berishës shpjegohet terrori që po ...
TIRANË- Partia Socialiste do të zhvillojë ditën e nesërme Kongresin e saj, gjatë të cilit pritet zyrtarizimi i kandidaturave për kryetarë bashkie.Një ditë ...
TIRANE- Ervin Salianji, ish- deputeti i PD-së tashmë është i pandehur nga Prokuroria për çështjen Babale, ka bërë publik sot një nga përgjimet e autorizu...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar sot Baba Mondin me rastin e festës së Sulltan Nevruzit. Pas takimit me të, Kryemadhi ndali që të b...