LIVE UPDATES
Bota

“Demokracia është në rrezik” paralajmëron Presidenti Biden në Ditën e të Rënëve

1 Qershor 2021, 06:22 Nga DOSJA
“Demokracia është në rrezik” paralajmëron

SHBA– “Demokracia është në rrezik në këtë vend dhe në mbarë botën,” tha Presidenti Joe Biden në një paralajmërim që bëri të hënën gjatë fjalimit me rastin e Ditës së të Rënëve.

Presidenti i bëri komentet pasi ai, Nënpresidentja Kamala Harris dhe zyrtarët më të lartë ushtarakë amerikanë nderuan të rënët gjatë një ceremonie në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në Ditën Përkujtimore të Shteteve të Bashkuara dedikuar kujtimit të atyre që u flijuan në lufra në shërbim të vendit.

Ato që bëjmë tani, mënyra se si i nderojmë të rënët, do të përcaktojë nëse demokacia do të mbijetojë,” tha presidenti, siç duket duke iu referuar sulmit të 6 janarit në Kapitol nga përkrahës të ish-Presidentit Trump që po përpiqeshin të bllokonin çertifikimin e fitores së zotit Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Të premten republikanët në Senat bllokuan një propozim të miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve për të ngritur një komision dypartiak për të hetuar ngjarjet e 6 janarit.

Zoti Biden, siç ka bërë edhe herë të tjera, foli për betejën për “shpirtin e Amerikës” që “mbahet gjallë nga përplasja e instikteve tona më të këqija, siç e kemi parë kohët e fundit, dhe engjëjve tanë më të mirë”.

Ndërkohë që vendi kremton këtë ditë të shënuar, presidenti foli edhe për “të drejtën për të votuar lirisht, pa ndikim dhe pa pengesa”.

Disa orë para fjalimit të presidentit, demokratët dolën nga salla e Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit të Teksasit për të mos lejuar që republikanët të miratonin një ligj që do të krijonte pengesa të reja ndaj votës në shtetin e dytë më të madh amerikan.

E drejta për të votuar, e drejta për të arritur sukses në bazë të talentit që ke, pa u kufizuar nga pengesat e privilegjit apo pushtetit, këto janë parimet e demokracië,” tha zoti Biden.

Në fjalimin e tij 22 minutësh në nderim të të rënëve, pressidenti i bëri gjithashtu thirrje medias të punojë për të përcjellë “të vërtetën, bazuar tek faktet dhe jo propaganda”.

Më parë gjatë ceremonisë e kishin marrë fjalën Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Gjenerali Mark Milley, shefi i shtatmadhorisë.

Një ditë më parë, në shtetin e tij Delauer, presidenti foli para një grupi me veteranë dhe familje të të rënëve.

Duhet të kujtojmë çmimin që u pagua për liritë që gëzojmë,” tha Presidenti Biden të dielën para një grupi me veteranë e familjarët e disa të rënëve në luftra. “Duhet të kujtojmë detyrimin që kemi ndaj atyre që e paguan këtë çmim, si dhe ndaj familjeve që kanë lënë pas. Zemrat tona thyhen nga dhimbja”.

Komentet e presidentit përkojnë me gjashtë vjetorin e vdekjes së djalit të tij, Beau, i cili ishte major në Gardën Kombëtare të shtetit Delauer, si dhe pat kryer shërbim aktiv ushtarak dhe ishte i dislokuar për një periudhë edhe në Irak, para se të vdiste nga kanceri në 2015.

E di sa peshon dhimbja e humbjes. E di zgavrën e zezë që lë në mes të kraharorit. Të duket sikur të tërheq brenda e nuk mund të dalësh më,” tha ai.

Por përveç dhimbjes, kam të qartë edhe krenarinë që ndjeni për njerëzit e dashur që i humbët kur po i shërbenin vendit; krenari për trimërinë që treguan në shërbim të këtij eksperimenti të madh amerikan,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara shënojnë Ditën e të Rënëve të hënën e fundit të majit, për të nderuar të rënët që nga Lufta Civile që përfundoi në 1868.

Kjo ditë e shënuar kombëtare shoqërohet me vendosjen e flamujve në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit si dhe në varrezat e të rënëve në mbarë vendin.

Fundjava e fundit e majit shënon edhe fillimin e aktiviteteve verore, kur shumë pika pushimi hapin biznesin. Trafiku rrugor dhe ajror intensifikohet ndjeshëm në fund të majit.

Mbi 1.8 milionë vetë kaluan nëpër aeroportet amerikane të enjten dhe të premten, sipas Administratës për Sigurinë e Transportit. Kompania e shërbimeve për udhëtimet AAA parashikon një rritje prej 60% të udhëtimeve nga maji 2020 kur ishin në zbatim masa të forta izoluese dhe nuk kishte filluar ende vaksinimi.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden kamala harris joe biden kamala harris

Sondazh

Poll
Bota 31 Maj 2021, 17:48

GREQI– Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga grupi që dyshohet të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e shqiptarit, Aristides Pappas, ngjarje e ndodhur një ...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit