LIVE UPDATES
Bota

Tenderi 2 milion euro përplas institucionet për katër vite, banorët mbeten pa ujë

31 Maj 2021, 20:54 Nga DOSJA
Tenderi 2 milion euro përplas institucionet për katër vite,

PRIZËREN- Tenderi për ndërtimin e ujësjellësit të 15 fshatrave është shpallur në 2017, është bërë si procedurë më shumë se katër herë, por në të gjitha rastet, komisioni i ngritur nga komuna zgjidhte fitues një firmë e cila nuk përmbushte kriteret edhe pse oferta e saj ishte më e vogël. Parashikimi fillestar apo fondi limit ishte rreth dy milion euro.

Firma e katërt fituese, oferta e së cilës ishte 500 mijë euro më shumë se ofertuesi i parë ka bërë ankesa për parregullësi pranë Organit të Shqyrtimit të Prokurimeve. Ky i fundit ka nxjerr tetë vendime për rivlerësime dhe një të fundit urdhëresë për vijimin e procedurave, por komisioni nuk pranon që t’i zbatojë. Sipas tyre vendimet e OSHP ku nxjerrin tre firmat e para të papërgjegjshme janë abuzive, edhe pse ai është organ epror.

Për këtë arsye vendimin e fundit ata e kanë ankimuar në gjykatë rreth një vit më parë. Por gjykata nuk është shprehur për pezullim të procedurave dhe as me vendim të ndërmjetëm. Ligjërisht në këto kushte Komuna e Dragashit duhet të vijojë me procedurat dhe të shpallë fitues, ofertuesin e katër, që i plotëson kushtet dhe që ka ofertën më të vogël, krahasuar me të tjerët, duke përjashtuar 3 të parët që sipas OSHP-së nuk plotësojnë kushtet.

Fiks Fare intervistoi administratorin e fimrës ‘Puna Shpk’ Ardian Halilin, i cili ankohet se Komuna Dragash është duke mbajtur një qëndrim jo ligjor, pasi nuk po shpall fituesin, i katërti në listë, kur tre ofertuesit e parë janë shpallur të papërgjegjshëm. Ai thotë që për këtë arsye, kanë bërë edhe një kallëzim pranë prokurorisë, por ende nuk kanë marrë një përgjigje. Sipas tij OSHP-ja ka marrë 9 vendime , i fundit është urdhëresë për rivlerësimin e ofertave. Ky vendim nuk është zbatuar prej Komunës Dragash dhe në bazë të ligjit lënda ka përfunduar në gjykatë. Por sipas tij, për sa kohë gjykata nuk ka marrë një vendim për pezullimin e procedurave, atëherë në bazë të ligjit Komuna Dragash duhet të vijojë më shpalljen e fituesit.

Institucioni më i lartë për vlerësimin e një procedure tenderimi në Kosovë është Organi i Shqyrtimit të Prokurimit. Ky i fundit qysh prej vitit 2017 e në vazhdim ka nxjerrë 9 vendime, i fundit është ai i Marsit të vitit 2020. Vendim, i cili urdhëronte Autoritetin Kontraktues, Komunën Dragash, të vijonte më procedurën e shpalljes së fituesit.

Duke qenë se 3 operatorët e parë, ishin cilësuar në të gjitha vendimet si të papërgjegjshëm dhe qe nuk i plotësonin kushtet për të fituar tenderin, duhej që të shpalljej fitues, ofertuesi i katërt i cili plotësonte kushtet, dhe kishte ofertën më të vogël krahasur me ofertuesit e tjerë poshtë tij. Fondi limit për këtë tender, i shpallur nga Kumuna Dragash, është 2 milion euro. Ndërsa ofertuesi i katërt për realizimin e punimeve kishte ofruar shumën e 1.5 milion eurove.

Shumë që ishte gati 500 mijë euro më pak se fondi limit. Por pavarëisht kësaj, komuna Dragash vendosi të mos zbatojë vendimin e OSHP-së dhe procedurën ta çojë në gjykatë. Kjo e fundit nuk ka marrë asnjë vendim apo pezullim për mos vijimin e shpalljes së fituesit. Kjo e vendos Komunën Dragash në një pozicion të vështirë, por të qartë, pasi duhet të vijojë me shpalljen e fituesit pavërsisht se lënda është për gjykim.

Gazetarët e Fiksit u interesuan pranë Komunës Dragash, punonjësit të cilës sapo e marrin vesh për çfarë interesohen thonë që nuk e kuptojnë shqipen, pasi ishin goran dhe e kthejnë nga shqip, të flasin në gorançe.

Njëri nga specialistët e zyrës së prokurimeve thotë që kanë patur presion nga OSHP, ndërsa një tjetër thotë që është një i fuqishëm atje, ndaj janë nxjerrë edhe këto vendime. Sipas tyre “ky tender jau ka sjell shpirtin në majë të hundës dhe pse duhet të shapllim ne fitues firmën e katër kur mendojmë që vendimet e OSHP-së janë të pa drejta. Nëse ne marrim një vendim të tillë përfundojmë në burg” theksojnë ata.

Ndërsa vet shefi i prokurorimeve Nuri Ismailaj, nuk pranoi të jepte intervistë për Fiks Fare, por tha që e kanë bërë disa herë tenderin por vendimet e tyre i ka kthyer OSHP-ja. Sipas tij deri sa të shprehet gjykata nuk do të shpallim asnjë fitues, edhe pse nuk ka një urdhër pezullimi nga gjykata. “Unë nuk nënshkruaj, dhe nuk shkoj në burg, i thonë 500 mijë euro më shumë se ai që këmi shpallur ne fitues” thotë ai.

Të njëjtin qëndrim ai mbajti edhe në përgjigjen më shkrim, ku theksoi se vendimet e marra nga Organi i Shqyrtimit të Prokurimeve janë të padrejta. Në të theksohet

” Procedura për shpalljen e tenderusit të suksesshëm për rivlersimin e fundit që është bërë në këtë aktivitet të prokurimit është përzgjedh fituesi konzorciumi I OE Fanaj Ingjiniering-Prizren& Lala-Sh.p.k-Shqipëri” , mirëpo për shkak të ankesës nga një OE është pezulluar kjo procedurë nga ana e OSHP-së dhe lënda është kthyer prapë në rivlerësim. Mirëpo AK nuk është pajtuar me këtë vendim dhe këtë lëndë e ka dërguar në Gjykatën Themelore në departamentin për çështje administrative për shqyrtim. Autoriteti Kontraktues nëntë here ka zbatuar vendimin e OSHP-së, dhe lënda është kthyer në rivlerësim( edhe pse pa të drejtë), kjo është kompetenca që Ligji i jep OSHP-ja” citohet ndër të tjera në këtë shkresë.

Fiks Fare kontaktoi edhe me Organin e Shqyrtimit të Prokurimeve, por ky i institucion nuk ktheu një përgjigje lidhur me akuzat e ngritura nga Komuna Dragash për vendime të padrejta. E ndërkohë që kjo procedurë tenderi, ku mungon shpallja e fituesit, është bërë si terren lufte mes institucioneve. E gjithë kjo situata rëndon mbi qytetarët e 15 fshatrave të Dragashit të cilët duan ujë në shtëpitë e tyre, por ende nuk e kanë.

TOP CHANNEL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ardian halilin nuri ismailaj ardian halilin nuri ismailaj

Sondazh

Poll
Bota 31 Maj 2021, 17:48

GREQI– Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga grupi që dyshohet të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e shqiptarit, Aristides Pappas, ngjarje e ndodhur një ...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen