LIVE UPDATES
Bota

Demokratët të ndarë për projektligjin e rëndësishëm

4 Tetor 2021, 05:44 Nga DOSJA
Demokratët të ndarë për projektligjin e

UASHINGTON – Ligjvënësit kryesorë demokratë amerikanë vazhduan të kenë kundërshti të dielën se si të miratonin përmirësimet e infrastrukturës në vend dhe zgjerimin më të madh të rrjetit të sigurisë sociale në pesë dekada, por drejtuesi i krahut progresist sinjalizoi se kishte vend për kompromis.

Senatori Bernie Sanders i Vermontit ka muaj që ka nxitur një plan prej 3.5 trilionë dollarësh që kërkon veprime për kontrollin e klimës, klasa universale parashkollore, kujdes të zgjeruar shëndetësor për amerikanët e moshuar dhe më shumë. Senatori Sanders është një i pavarur që bashkohet me demokratët.

Ai tha për emisionin “This Week” të kanalit ABC, “Unë e pranoj që do të duhet të negociohet”.

Ai nuk pranoi të vendosë një çmim për sa shpenzime do të arrinte kompromis, i njëjti qëndrim i mbajtur nga një mbështetëse tjetër kryesore për legjislacionin e sigurisë sociale, ligjvënësja Pramila Jayapal nga shteti perëndimor i Uashingtonit, në një intervistë për kanalin CNN.

“Nuk ka ende asnjë shifër në tryezë që të gjithë të bien dakord,” tha ligjvënësja Jayapal, por ajo shtoi se 1.5 trilionë dollarë të propozuar nga senatori demokrat i qendrës Joe Manchin nga Virxhinia Perëndimore është “shumë e vogël për të marrë në konsideratë përparësitë tona”.

Presidenti Joe Biden, në një vizitë të rrallë në Kongres të premten për t’u takuar me anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, sugjeroi që kostoja përfundimtare mund të zvogëlohet mes 1.9 trilionë dollarë dhe 2.3 trilionë dollarëve për masën e rrjetit të sigurisë sociale, përveç legjislacionit të infrastrukturës prej një trilion dollarësh për të riparuar rrugët dhe urat e vendit që po përkeqësohen dhe për të zgjeruar shërbimin e internetit të shpejtë në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësi amerikan ka vazhduar të kërkojë miratimin e të dyja pjesëve të legjislacionit në të njëjtën kohë.

Zoti Sanders tha se: “Sondazhet e shumta tregojnë se ajo që po bëjmë është pikërisht ajo që do populli amerikan. Nuk është ajo që duan interesat e parave të mëdha, nuk është ajo që duan lobistët. Është ajo që do populli amerikan, dhe ne duhet ta realizojmë këtë”.

Nancy Pelosi, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, me shumicë demokrate, shtyu dy herë javën e kaluar një votim për projektligjin e infrastrukturës. Lëvizja pasoi një kërcënim nga disa dhjetëra ligjvënës progresistë për të votuar kundër, derisa ata të kishin marrë garanci se demokratët e Senatit do të miratonin gjithashtu edhe shpenzimet për rrjetin e sigurisë sociale. Zonja Pelosi tani ka caktuar afatin e 31 tetorit për përfundimin e miratimit të të dy projektligjeve.

Në Senatin e ndarë politikisht, me 50 senatorë republikanë dhe 50 demokratë, dy demokratë të moderuar, senatori Joe Manchin dhe senatorja Kyrsten Sinema nga shteti Arizona, kanë kundërshtuar koston prej 3.5 trilionë dollarësh për zgjerimin e rrjetit të sigurisë sociale që do të ishte më i madhi në Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960. Të shtunën, zonja Sinema sulmoi udhëheqjen demokrate në Kongres për vonesën e votimit të projekt-ligjit për infrastrukturën javën e kaluar, duke e quajtur vendimin “të pafalshëm” dhe “thellësisht zhgënjyes”.

“Udhëheqësit demokratë kanë bërë premtime kontradiktore që nuk mund të mbaheshin të gjitha – dhe, nganjëherë, pretenduan se ndryshimet e mendimeve brenda partisë sonë nuk ekzistonin, edhe kur ato mosmarrëveshje u bënë të qarta në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe publike”, tha zonja Sinema.

Ajo dhe zoti Manchin kanë mbajtur të dy seanca negocimi me Presidentin Biden dhe udhëheqësit demokratë në Kongres për të provuar të zgjidhin dallimet mbi legjislacionin, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje. Të dy kanë thënë se nuk mbështesin koston prej 3.5 trilionë dollarësh të propozuar fillimisht nga Presidenti Biden dhe të mbështetur nga demokratët progresistë përkundër opozitës së unifikuar republikane.

“Unë po dëgjoj senatorët Joe Manchin dhe Kyrsten Sinema çdo ditë për të parë se ku mund të arrijmë vijën e finishit”, tha Senatori Dick Durbin i shtetit Illinoi për kanalin CNN.

Senatori Sanders mbetet optimist për miratimin përfundimtar të të dyja pjesëve të legjislacionit.

“Ne do ta fitojmë këtë”, tha ai për kanalin ABC.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bernie sanders bernie sanders

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen