LIVE UPDATES
Aktualitet

Demokristiani Nard Ndoka: Vetëvrasjet nga dramat sociale i shkaktuan Dëshmitarët e Ramës, jo të Jehovait

5 Korrik 2020, 19:19 Nga DOSJA
Demokristiani Nard Ndoka: Vetëvrasjet nga dramat sociale i shkaktuan

TIRANË– Nard Ndoka ka komentuar ngjarjen e rëndë e cilësuar si horror në Kombinat që ndodhi vetëm tre ditë më parë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ndoka ia hedh fajin qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me të gjitha fatkeqësitë që ndodhin çdo ditë në Shqipëri, duke hedhur në një farë mënyre poshtë, idenë se ishte sekti i Dëshmitarëve të Jehovait, ai që I çoi gratë e kësaj familjeje drejt vetëflijimit.

Sipas Ndokës, institucionet përgjegjëse i kanë braktisur ato në varfërinë e tyre, në krizën e jetës së tyre të përditshme, që po rëndohet dita-ditës gjithmonë e më tepër, teksa shton se Dëshmitarët e Jehovait në të vërtetë ofrojnë shërbim dhe predikim derë më derë, çdo ditë, nga dy orë dhe këtë e bëjnë gjithë jetën vullnetarisht.

Postimi i plotë

“Dëshmitarët e Ramës”, përgjegjësi ligjore për dramat e familjeve në nevojë.
Dëshmitarët e Jehovait, një komunitet që qëndron pranë familjeve në nevojë, që predikojnë çdo ditë atë që ata vetë besojnë. “Dëshmitarët e Ramës” përfaqësojnë Institucionet e shtetit, të cilët e kanë për detyrë ligjore dhe kushtetuese të hartojnë politika mbështetëse dhe t’i zbatojnë ato për familjet në nevojë, në komunitet e kudo. Në realitet, Institucionet përgjegjëse i kanë braktisur ato në varfërinë e tyre, në krizën e jetës së tyre të përditshme, që po rëndohet dita-ditës gjithmonë e më tepër. Dëshmitarët e Jehovait jo vetëm që nuk paguhen nga bashkësia, por ato paguajnë një përqindje mujore nga paga e tyre për të mbajtur Kishën me gjithë infrastrukturën e saj. Ofrojnë shërbim dhe predikim derë më derë të Biblës, çdo ditë, nga dy orë dhe këtë e bëjnë gjithë jetën vullnetarisht.
Ndërsa, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” paguhen nga taksat tona dhe një pjesë e këtij buxheti, që është planifikuar për familjet në nevojë, përfundon në xhepat e tyre në mënyrë korruptive, me projekte dhe forma nga më të ndryshmet. Mungojnë politikat sociale e përkujdesja ndaj grupeve vunerabël të shoqërisë. Është inaktive dhe e largët prezenca e Bashkive dhe Ministrive përkatëse, pra “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës”, jo vetëm që sillen si padrino, por përpiqen që fajin ta hedhin tek të tjerët kur përballen me ngjarje të rënda dhe vëmendja përqëndrohet diku tjetër, jo tek fajtorët dhe përgjegjësit e vetëm ligjor që janë zyrtarët e shtetit. Çfarë bëjnë punonjësit social, në Bashki dhe Ministri, punonjësit e policisë, shërbimet shtetërore? Këto që kanë çdo informacion për bindjet politike të çdo familjeje dhe individi në komunitet, por problemet e tyre sociale e ekonomike, këto nuk i kanë në axhendën e tyre. Kur një anëtar i komunitetit humb jetën dhe për një vit nuk ka asnjë informacion, nga punëtori i policisë në komunitet, nga punonjësit social në Rajon, nga Komisariati i Policisë, nga shërbimet inteligjente, që duhet të kontrollojnë veprimtarinë e të gjithë dëshmitarëve, të Jehovait e të Ramës. Por rëndom, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës”, organizojnë vetëm “shoë” mediatik kur dorëzojnë në mënyrë vulgare dy qese me ndihma dhe promovojnë pushtetin e gënjeshtërt të “Rilindjes”. Ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, predikojnë dashurinë për jetën dhe Zotin. Besimet e ndryshme fetare nuk mund të zëvendësojnë kurrë rolin dhe përgjegjësitë e shtetit dhe detyrimin kushtetues. Besimet fetare janë të fokusuara kryesisht tek boshllëku shpirtëror, që krijohet nga traumat e jetës, nga stresi, nga braktisja, indiferenca, urrejtja, etj. Përkujdesja shoqërore, ekonomike dhe cilësia jetësore është detyrim dhe përgjegjësi e shtetit tonë, që për fat të keq nuk funksion dhe nuk ekziston për familjet dhe personat në nevojë. Ndaj o miq, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” janë fajtor dhe përgjegjës për varfërinë në rritje, për dramat familjare, për numrin në rritje të vetëvrasjeve dhe çdo fenomen tjetër, deri tek rritja e numrit të endacakëve dhe lypsave në rrugë. “Dëshmitarët e Ramës”, i ka vërbuar luksi i pushtetit, ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, i ka ndriçuar dashuria për jetën e Zotin.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për ditë me radhë me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë.

Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, dhe fillimisht u raportua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës dhe vetëm dëshmia e saj mund të zbardhë detaje nga ngjarja. Ndërkohë hetimet kanë nisur dhe oritet të zbulohet se cilit sekt i besonin verbërisht gratë e familjes Josifi që shkuan drejt vetëflijimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet horrori ne kombinat nard ndoka horrori ne kombinat nard ndoka

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit