LIVE UPDATES
Sport

Demollari: “Njerëzit e futbollit besojnë te ‘Fair Play’, politika as e kupton këtë”

2 Shkurt 2022, 14:21 Nga DOSJA
Demollari: “Njerëzit e futbollit besojnë te ‘Fair

TIRANE – Ndikimi politik në zgjedhjet e FSHF është i pastër dhe vetë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kërkon të vendos fatin e tyre. Një figurë e shquar e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, ka dhënë përshtypjen për Sport Ekspres dhe analizën e tij për gjithçka ndodh në këto kohë.

Si i shikoni zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, tani përpara zgjedhjeve për organet drejtuese të Federatës?

Duket si një situatë e tensionuar dhe e ndezuar në mënyrë artificiale. E njëjta gjë që ndodh sa herë ka zgjedhje dhe sa herë politika kërkon të ndërhyjë dhe të ndikojë në vendimet e komunitetit të futbollit. E keqja është që po tentohet që kjo ndërhyrje të bëhet legjitime dhe të duket si një veprim i drejtë. Kurrsesi nuk mund të jetë kështu. Askush veç njerëzve të futbollit, nuk ka të drejtën që të marrë vendimet, që i takojnë këtij komuniteti.

Pse gjithë ky presion?

Të them të vërtetën me sa kam unë dijeni, presion ka patur jo vetëm në Tiranë. Kam folur me miq dhe shokë të mi në Korçë, në Fier, në Elbasan dhe në Gjirokastër dhe më kanë konfirmuar se anëtarët e Asambleve të këtyre rajoneve janë kërcënuar nga kryetarë bashkish, madje edhe nga ministra të kësaj qeverie. Është e qartë që skenari i Tiranës, ku vetë kryetari i Bashkisë ka marrë flamurin për të shkatërruar procesin zgjedhor dhe vepron në mënyrë arbitrare, po përsëritet në çdo rajon të Shqipërisë. Kjo sigurisht, që nuk është rastësore. Përkundrazi, është një skenar politik, i cili mund të flaës vetëm me një gjuhë: Atë të presionit. Deklarata për pushtimin e ishullit të vetëm që s’kanë vënë nën kontroll, nuk mund të justifikohen me përralla për “diskutime çunash në dhomat e zhveshjesh”. Përkundrazi ato tregojnë qartë se ka një strategji të mirëmenduar për të përdorur çdo formë që të trembin njerëzit e futbollit. “Pasi të shpartallojmë Tiranën do të ikim qytet më qytet”- ka thënë Veliaj dhe kështu ka vepruar.
Kam një jetë që qëndroj në dhomat e zhveshjesh por asnjëherë as unë dhe as shokët e mi, nuk kemi folur për “nxirrje jete me prokurori dhe SPAK” apo aktivizim agjencish inteligjente. Por Kryetari i Bashkisë së Tiranës që i “shkau gau”, kërkon thjesht, të justifikohet për fjalorin që përdori.

A është normale kjo situatë, për ju, njerëzit e futbollit?

Nuk është hera e parë. Jo më gjatë por katër vjet më parë, në garën për President u përfshi Sekretari Organizativ i partisë në pushtet, i ndjeri z. Fino. Politika ka qenë gjithmonë e pranishme me trysninë e saj. Por përse duhet harxhuar kaq shumë energji, të ndërtohen struktura për të presionuar futbollin dhe njerëzit e tij, ndërkohë që fare mirë mund të bëhej e kundërta. Politika ta ndihmojë futbollin, të bashkëpunojë me strukturat e tij. Shembuj pozitivë gjen dhe dihet që bashkëpunimi sjell gjithmonë fryte të mira. Ky futboll na ka bërë krenarë, na ka dhënë kënaqësi në ditët më të vështira të këtij vendi. M’u kujtuan tani kualifikueset e “Francë 2016”, paraqitja e shkëlqyer, qëndrimi profesional në Serbi dhe fitorja juridike në KAS-in e Lozanës. Dhe si “qershia mbi tortë”, paraqitja në Francë. Nuk besoj, se ka patur ndonjëherë nivel kaq të lartë të krenarisë kombëtare të shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, se sa gjatë asaj periudhe. Atëhere futbolli dhe Armand Duka ishin te mire, madje konsideroheshin si heronj por sapo afrohen zgjedhjet ata përbalten pa “mëshirë”, nga ata që vetëm para pak vjetësh nxitonin ti prisnin nëpër selitë e tyre, me tam tame dhe banda.

Cili është mesazhi që do të jepte Demollari për këtë situatë?

Politika duhet të heqë dorë urgjentisht nga presioni dhe ndërhyrjet në Federatën e Futbollit. Ajo duhet të kuptojë njëherë e mirë që pavarësia e institucionit dhe ushtrimi i të drejtës për të zgjedhur njerëzit e saj dhe zgjidhur problemet që ka, është një vlerë e komunitetit të futbollit. Një vlerë që nuk mund ta shpërfytyrojë asnjë politikan. Ne njerëzit e futbollit, besojmë tek fryma e Fair Play dhe politika nuk arrin ta kuptojë këtë, ndaj flet me gjuhën e saj, atë të presionit.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #bashkiatirane #demollari #erjonaveliaj fshf zgjedhjet #bashkiatirane #demollari #erjonaveliaj fshf zgjedhjet

Sondazh

Poll
Sport 2 Shkurt 2022, 12:11

Boateng për Shaqirin: “Ishte ëndërr apo…”

GJERMANI – Xherdan Shaqiri ka bërë një performancë fantastike në ndeshjen e mbrëmjes të së martës mes Lyon dhe Marsielle në kampionatin francez, takim që ...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët