LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëmshpërblimet e tërmetit para zgjedhjeve, mbi 70% e tyre kanë preferencë PS-në

5 Nëntor 2021, 11:44 Nga DOSJA

TIRANË – Më 21 korrik 2021 për familjen Islamaj në Picallë të Tiranës u shkrua në rrjetet sociale se shtëpia e re do t’u kthente ngrohtësinë dhe sigurinë pas tërmetit të 26 nëntorit të dy viteve më parë. Postimin e dedikuar e shoqëronte një sërë fotosh.

Ai që e publikoi postimin ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Por ajo që Veliaj nuk ka hedhur ndonjëherë në profilin e tij në “Facebook” është lista e plotë e përfituesve të dëmshpërblimeve për të dëmtuarit e tërmetit në Tiranë, para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të këtij viti. Këtë nuk e ka bërë as në faqjen e bashkisë ku janë publikuar të gjitha vendimet e padetajuara mbi ta.

Megjithatë muajt e fundit para zgjedhjeve të përgjithshme, kryesisht nga janari në prill të këtij viti janë kryer një sërë transaksionesh për të dëmtuarit nga tërmeti. Lista me emrat është mbajtur sekret edhe kur është kërkuar nga gazetarët me arsyetimin se ajo “përmban të dhëna personale, të cilat mbrohen nga ligji nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Refuzimi-i-publikimit-te-listes-me-emrat-e-perfituesve

Ne e gjetëm listën me 1412 emrat e përfituesve të parave të rikonstruksioneve të banesave, faksimile të së cilës gjenden më poshtë. Lista nuk po publikohet e plotë për shkak se duhen ruajtur të dhënat personale të të dëmtuarëve nga tërmeti. Por lista u pa dhe u analizua me vëmendje, ndërsa rezulton e vërtetë që e shoqërojnë një sërë të dhënash sensitive për banorët e Qarkut Tiranë si numrat e identifikimit, njësitë administrative, numrat e aplikimit si dhe lloji i përfitimit.

Po pse kjo listë u mbajt e fshehtë përtej justifikimit të mbrojtjes së të dhënave personale? Çfarë ka në të që ne si publik nuk duhet ta dimë? Pas analizimit të emrave të saj, rezultatet për 1007 përfitues, duke zbritur nga totali 405 për të cilët nuk ka informacion, janë befasuese. Mes 1007 përfituesve rezulton se 753 prej tyre kanë preferencë Partinë Socialiste ose nëse e shprehim me përqindje, 74.77%. Po të dëmshpërblyer me partitë e tjera, si për shembull me Partinë Demokratike apo me Lëvizjen Socialiste për Integrim që kandiduan në zgjedhjet e 25 prillit sa janë në listë? Në numra shumë më të vegjël.

Vetëm 201 prej 1007 përfituesve janë me Partinë Demokratike, 50 me Lëvizjen Socialiste për Integrim ndërsa 3 kanë si preferencë Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Njëkohësisht shifrat e analizuara tregojnë se nga 1193 të dëmtuar (duke zbritur nga lista totale 219, për të cilët nuk ka informacion se për cilën parti do votojnë) 473 janë të sigurtë se do votojnë PS-në, mirëpo edhe pse 720 janë të pasigurtë që do votonin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, 421 prej tyre në “Censusin e 2013-ës” ishin me Partinë Socialiste.

Kjo siguron një dominancë të preferencës partiake socialiste, në raport me 241 që kanë votuar për Partinë Demokratike dhe 22 për Lëvizjen Socialiste për Integrim, të dhëna të gjeneruara në kategorinë “Census2013” nga vetë socialistët në shënimet e tyre. Shifra e pakonfirmuar zyrtarisht në Qarkun Tiranë për familjet e prekura nga tërmeti, me dëme të rikuperueshme dhe shembje mendohet të jetë rreth 3 mijë. 37 transaksionet nga 24 dhjetori 2020 deri në 29 prill 2021 Bashkia e Tiranës i ka kryer mbi bazën e 16 vendimeve të Këshillit Bashkiak. Këto vendime janë marrë edhe në 2020-ën por paratë kanë kaluar kryesisht gjatë periudhës zgjedhore janar-prill 2021.

Llojet e dëmtimeve “DS1”, “DS2” dhe “DS3” janë dëmtime punimet e të cilave qytetarët mund t’i bëjnë vetë dhe institucionet u subvencionojnë gjysmën e faturës totale të dëmit. Vlera mesatare e masës së dëmshpërblimit për nivelin e dëmit “DS1” është 750 lekë për metër katror, “DS2” është 2000 lekë për metër katror dhe “DS3” është 4000 lekë për metër katror. Shuma totale varet nga përmasat e shtëpive që kanë patur të dëmtuarit e listës. Qeveria shqiptare e “zgjidhi qesen e tërmetit” me rreth 124 milionë euro për bashkitë para zgjedhjeve, ndërsa prej kohësh realizimi i planit të rindërtimit qëndronte te 8% sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndihma e “Patronazhistit” për analizën

Për të nxjerrë preferencën partiake të përfituesve u përdor databaza “Patronazhisti” publikuar para zgjedhjeve nga Lapsi.al, në të cilën janë hedhur të dhëna sensitive për 910 mijë banorë të Qarkut të Tiranës. Ekzistenca dhe vërtetësia e kësaj databaze nuk është mohuar kurrë nga eksponentët kryesorë të Partisë Socialiste, madje kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka përgëzuar patronazhistët për punën e bërë. Megjithatë për të testuar vërtetësinë e saj, ne verifikuam edhe njëherë të dhënat e disa personave në të, të cilat rezultuan jo vetëm të sakta por edhe të përditësuara.

Kjo databazë na ndihmoi për të gjetur preferencën partiake, sigurinë në votim, apo preferencat e përkatësitë politike në të shkuarën të përfituesve të parave nga Bashkia Tiranë para zgjedhjeve. Ajo përmban disa kategori informacioni: preferencë partiake, të sigurtë për PS-në, të pasigurtë për PS-në, të sigurtë për PD-në, LSI-në, parti të tjera etj, si dhe një kategori të quajtur “Census2013”, ku tregohet historiku i preferencës politike të banorëve të Tiranës. Mes emrave të 910 mijë personave, ne gjetëm edhe ata të të dëmtuarëve që figurojnë në listat e pagesave për tërmetin dhe bashkë me emrat informacionin e vyer që e kanë kuruar me shumë kujdes vetë socialistët.

Marrë nga GOGO

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 70% e perfituesve jane me ps demshperblimet nga termeti demshperblimi patronazhistet perfituesit e rindertimit 70% e perfituesve jane me ps demshperblimet nga termeti demshperblimi patronazhistet perfituesit e rindertimit


Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët