LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëmtimi në Apoloni, Ministria e Kultuës: Ngjarja ka ndodhur në prill, është njoftuar policia. Në rrjetet sociale ka pasur

15 Qershor 2020, 12:07 Nga DOSJA
Dëmtimi në Apoloni, Ministria e Kultuës: Ngjarja ka ndodhur

TIRANË- Ministria e Kulturës ka reaguar sot për dëmtimin e kolonave të fasafës së fontanës monumentale të Apolonisë. Një një deklaratë për mediat ministra bën me dije se reagimi bëhet për ‘t’i vënë fre disinformimit, të mbështetur vetëm në hamendësime dhe keqinterpretime rrjetesh sociale dhe asnjë burimi zyrtar’.

Sipas deklaratës, dy kolonat e fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë dëmtuar dy muaj më parë, gjatë izolimit nga COVID-19. Më tej shtohet se ato janë gjetur të dëmtuara gjatë kontrollit nga punonjësit e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis dhe  menjëherë është lajmëruar Drejtoria e Policisë Vendore.

DEKLARATA E PLOTË

Duke iu përgjigjur interesit të publikut mbi rastin e dëmtimit të dy kolonave të Nimfeut, në  Parkun Arkeologjik të Apolonisë, dhe për t’i vënë fre disinformimit, të mbështetur vetëm në hamendësime dhe keqinterpretime rrjetesh sociale dhe asnjë burimi zyrtar, Ministria e Kulturës sqaron: Ministria e Kulturës nuk ka bërë asnjë përpjekje për të fshehur dëmtimin e dy kolonave, por ka ndjekur rrugën ligjore për zbardhjen e këtij akti vandal dhe ka marrë masa të menjëhershme për  hartimin e projektit për ringritjen e tyre. Dy kolonat e fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë dëmtuar dy muaj më parë, gjatë izolimit nga Covid 19. Ato janë gjetur të dëmtuara gjatë kontrollit nga punonjësit e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis, në datën 13 prill  2020. Menjëherë është lajmëruar Drejtoria e Policisë Vendore, Fier, e cila erdhi menjëherë në vendngjarje. Tashmë ngjarja është nën hetimin e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Në të njëjtën kohë, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis ka vënë në dijeni Ministrinë e Kulturës dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Nga inspektimi në terren u konstatua se kolonat kanë pësuar shkëputje të tamburëve nga njëri-tjetri dhe ciflosje. Specialistët e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis kanë mbledhur dhe dokumentuar çdo element të shkëputur. Sipas specialistëve, nuk ka asnjë humbje të parikuperueshme në monument.  Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut ka hartuar menjëherë një projekt restaurimi, i cili është aprovuar tashmë pranë Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve dhe në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës. Puna për ringritjen e kolonave dhe restaurimin e tyre do të nisë në ditët në vijim. Parku i Apolonisë është një nga më të rëndësishmit në vendin tonë, me një shtrirje prej 700 hektarësh dhe ruajtja e këtyre sipërfaqeve, ka shfaqur vështirësi përgjatë viteve. Ashtu si të gjitha institucionet e tjera shtetërore, edhe Ministria e Kulturës po bashkëpunon me Shoqërinë Shtetërore të Sigurisë, “Illyrian Guard”, për vendosjen nën ruajtje të të gjitha muzeve, siteve arkeologjike dhe institucioneve të tjera kulturore. “Illyrian Guard” operon përmes sistemit digjital të ruajtjes, duke siguruar një kontroll më të mirë të territorit, duke tejkaluar problematikën e pamundësisë së mbikqyrjes fizike të objekteve të trashëgimisë kulturore. Duke dënuar këtë akt vandal dhe antishqiptar, me besim të plotë se Policia e Shtetit do të zbardhë  këtë çështje, dhe përgjegjësit do të dalin përpara drejtësisë, Ministria e Kulturës i bën thirrje çdo qytetari të kontribuojë me përgjegjshmëri dhe ndjeshmëri të lartë civile, në ruajtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore.

Javën e kaluar arkeologu Neritan Ceka ka denoncuar dëmtimin e kollonave në Apoloni dhe tha se përgjegjëse për këtë situatë është ministrja e Kulturës Elva Margariti. Ceka u shpreh se ai e kishte adresuar problemin, por nuk kishte marrë përgjigje por tallje. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet apolonia demtimi i apolonise ministria e kultures apolonia demtimi i apolonise ministria e kultures

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet