Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dëmtuan materialet zgjedhore, arrestohen 4 persona në Kukës, 7 të tjerë në kërkim
20 Qershor 2019, 09:19Nga DOSJA
KUKËS- Pas sulmeve që janë shënuar ditën e djeshme në Kukës, në KZAZ nr 11, policia ka arrestuar 4 persona, të cilët kanë dëmtuar dhe dhunuar materialet zgjedhore.
Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë,
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale:
-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. H., 42 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.
-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.
Ndërsa, janë shpallur në kërkim 7 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.
Njoftimi i policisë Kukës:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, tek gjimnazi “Havzi Nela”, në KZAZ nr.11 Kukës, ku disa persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, konkretisht:
-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. H., 42 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.
-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.
Janë shpallur në kërkim 7 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.
Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Arrestimet vijnë pas përplasjeve që ndodhën dje në 23 bashki të drejtuara nga opozita.
I ndaluar është edhe ish-deputeti Bardh Spahia, i cili u ndalua live në emisionin OPEN.
Bashkitë kërkojnë lirimin e ambienteve që KQZ i përdor si KZAZ me argumentin se po respekton dekretin e presidentit Ilir Meta. Nuk ka munguar dhuna dhe përplasjet, ndërkohë që situate politike sa shkon dhe tensionohet më shumë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Pas sulmeve që janë shënuar ditën e djeshme në 23 bashki të cilat janë nën drejtimin e opozitës, policia ka arrestuar disa persona.Për sulmin ndaj KZAZ nr.42 në...
TIRANE– Prokuroria ka dërguar zyrtarisht sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kërkesën për gjykimin e dosjes 339/2, pasi ka mbyllur hetimet. Pas 12 të pand...
BERAT- Për sulmet në KZAZ-të e Beratit një ditë më parë, policia ka proceduar 40 persona. Mes të procedurave janë edhe 12 policë bashkiakë të Beratit dhe Skrapa...
TEPELENË- Ekstradohet nga Belgjika një person i dënuar me një vit burg për vjedhje.I ekstraduari është Elidon Koçiu nga Memaliaj është kapur në Belg...
Lezhë– Një ditë pasi vrau kryeplakun e fshatit Mërqi në Lezhë, ka folur para organeve të drejtësisë Tonin Prendi. Dosja.al mëson se ai është shfaqur i qetë, nd...
TIRANË– Një person është arrestuar pasi u kap në flagrancë me kokainë, kanabis dhe pajisje, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente ...
MAT– Pas sulmeve të djeshme në KZAZ-të e Klosit dhe Matit, Policia ka arrestuar 9 persona dhe ka shpallur në kërkim 12 të tjerë. Gjithashtu 33 persona të ...
Kavajë- Pak minuta më parë policia në Kavajë ka ndaluar 5 persona, mes tyre dy punonjës të Bashkisë Kavajë, ndërsa tre të tjerë janë mbështetës të PD-sëKëto nda...