LIVE UPDATES
Aktualitet

Dënim me vdekje për masakrën e Libofshës, flet prokurori: Më ka ngelur në mendje

18 Nëntor 2021, 18:51 Nga DOSJA
Dënim me vdekje për masakrën e Libofshës, flet prokurori:

Pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, mes tyre një foshnje 7 muajshe, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko, nga fshati Libofshë. Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit, ndërsa ky ishte dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri, e për ironi të fatit po në Fier vrasja e 8 vjeçarit dy ditë më parë, ka shkaktuar revoltën e shoqërisë shqiptare, të cilët kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje.

Kiço Nano, prokuror i masakrës së Libofshës që dha dënimin kapital për ekzekutimin e dy vëllezërve Çuko, ka dhënë një intervistë ekskluzive për korrespodentin e Top Channel, Mikel Marsi.

Ish-prokurori shprehet se ngjarja e vitit ’92 ka qenë e rrallë në Evropë edhe në botë, që të zhdukësh tre breza në një vrasje, dy prindërit, djalin e tyre dhe nusen, së bashku me foshnjën 7 muajshe të çiftit. Nano tregon për momentet e vështira që ka kaluar, ndërsa shton se kur çonte ndërmend skenën e vrasjes së foshnjës me levë pas koke, ajo që mendonte ishte se meritonin përtej ekzekutimit!

Autorët treguan vetë të gjithë ngjarjen ndërsa nuk u shfaqen aspak të penduar thotë Nano, teksa shton se 2-3 vite pasi ndodhi varja në litar e dy vëllezërve pati një rënie të këtyre ngjarjeve tragjike! Vetëm dy ditë më parë, 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau barbarisht 8-vjeçarin Mateo Vasiu duke e goditur me sende të forta dhe e groposi në oborrin e shtëpisë së tij disa orë pasi e kishte marrë peng. Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë dhe një revoltë të gjerë qytetare, ndërsa Nano nuk gjen dot fjalë e thotë se nëse do të ishte prokuror do të jepte dënimin maksimal për vrasësin!

Intervista e plotë:

Kiço Nano: Unë deri në korrik të ’92 kam qenë prokuror i rrethit të Fierit dhe në muajin prill ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, makabre, në Fier, që më ka ngel në mendje, u vranë u zhdukën tre breza. Ngjarje e rrallë në Evropë dhe në botë që të zhdukësh tre breza në një vrasje. Ikën djali me nusen, fëmija e vogël, Magdalena 7 muajsh dhe prindërit e djalit, tre breza.

Gazetari: Sa e lehtë apo e vështirë ishte dhënia e vendimit kapital për ju?

Kiço Nano: Më ka ngel në mendje, kur gjeta forcën, kur kujtoja dhe kaloja nëpër mend skenën e vrasjes së foshnjës 7 muajshe ajo më jepte të thoja jo kapital, por sikur të kishte super kapital ata e meritonin ekzekutimin. E vrau me levë, madje e kisha peshuar levën, ishte levë barominë 13 kilogramshe. E gjuajti në kokë, qau fëmija. Pasi u goditën të parët djali me nusen, u goditën ata me levë, duke dëgjuar zhurmë fëmija qau, se ishte ora 01:00 i natës, ata qëlluan edhe fëmijën me levë.

Gazetari: Autorët treguan të gjithë ngjarjen vetë? A ishin penduar?

Kiço Nano: Po, po të gjithë ngjarjen. Jo hiç fare, sikur s’kishte ndodhur asgjë, nuk ishin penduar.

Gazetari: Çfarë ndodhi pas vendimit, kur u vendos të vareshin në mes të Fierit?

Kiço Nano: Ajo çështje u hetua në kohë rekord dhe u gjykua në kohë rekord, pasi mori dënimin nga shkalla e para e Fierit, gjykata e lartë e la në fuqi vendimin, ish presidenti Berisha e miratoi dënimin me varjen në litar dhe u ekzekutuan më 25 qershor të ’92. Nga prilli në qershor, mendoj se edhe sot duhet të rishikohen hetimet, sidomos shpejtësia në hetime ka të bëjë shumë në parandalimin e krimeve të tjera.

Gazetari: Pas asaj periudhe pati krime të kësaj natyre?

Kiço Nano: Pati nja 2-3 vjet, edhe në Fier edhe më gjerë sikur ra, pati një rënie, u ndje ekzekutimi i tyre.

Gazetari: Mendoni se duhet të vendoset sërish një dënim i tillë?

Kiço Nano: Lufta më e madhe duhet të ishte bërë në kohën kur u hoq, të mos hiqej, tani që është hequr është vështirë të rivihet përsëri.

Gazetari: Pas 29 vitesh ndodhi sërish një ngjarje e tillë edhe po në Fier, çfarë mendoni për këtë ngjarje?

Kiço Nano: Ajo është makabre, s’ke çfarë thua, është tepër e rëndë, s’ke çfarë emri ti vësh, nuk ka shpjegim dhe fjalë, nëse do isha prokuror do jepja dënimin maksimal që ka ligji! Dënimi sot kush është, burgimi i përjetshëm.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet denimi me vdekje kiço nano masakra e libofshes denimi me vdekje kiço nano masakra e libofshes

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri