LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimi për fshehje pasurie, gjyqtarit Sokol Ngresi i merret firma për ekspertizë

1 Tetor 2021, 14:50 Nga DOSJA
Denoncimi për fshehje pasurie, gjyqtarit Sokol Ngresi i merret firma

TIRANË– Në seancën e së premtes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u paraqitën dy ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët do të ekzaminojnë nëse nënshkrimet në kontratat e blerjes së një apartamenti dhe mandat-pagesat i përkasin apo jo gjyqtarit Sokol Ngresi.

Gjyqtari i Apelit të Vlorës po përballet në KPA me një denoncim që ngre dyshime për fshehje apartamenti. Në seancën e mëparshme dëshmoi administratori i shoqërisë “Afa Konstruksion”, Flamur Kadëna, i cili tha se kontrata parapake, mandat pagesat dhe kontrata e revokimit ishin nënshkruar nga gjyqtari Sokol Ngresi.

Kadëna deklaroi se nuk i kujtohej nëse subjekti kishte pasur tendencë për ta fshehur pasurinë duke kryer pagesat në zyrë dhe jo nëpërmjet bankës, por shtoi se Ngresi i kishte thënë se do të aplikonte për vizë në Kanada dhe se donte ta paraqiste këtë dokument.

Ngresi i kundërshtoi deklarimet e Kadënas si të pavërteta, duke pretenduar se nënshkrimi ishte i falsifikuar. Ai pretendoi se gjithçka bëhej për shkak se mund të kishte cenuar interesat e administratorit të kësaj shoqërie dhe të “xhelozisë” dhe “ligësisë” së një ish-kolegeje të shkarkuar në Apelin e Vlorës, e cila sipas tij kishte lidhje të ngushta me Kadënën.

Të premten më 1 tetor, subjekti paraqiti si provë një deklaratë noteriale të një noteri kanadez e vitit 2013, që sipas tij provon se aplikimi për vizë kanadeze ishte kryer një vit e gjysmë para datës që figuron se është nënshkruar kontrata paraprake për blerjen e apartamentit.

Sokol Ngresi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 2000 dhe punon prej vitit 2005 në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor 2020, me argumentin se bilancet negative ishin të vogla dhe të pamjaftueshme për të vendosur masë disiplinore. Vendimi i Komisionit u ankimua nga komisioneri Florian Ballhysa, i cili argumenton se Ngresi ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për gjendjen e kursimeve cash në vitin 2003 dhe për blerjen e dy automjeteve. Më vonë u paraqit edhe një denoncim që ngre dyshime për mosdeklarimin e një apartamenti.

Në seancën e të premtes, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u përfaqësua nga kolegu i tij Darjel Sina. Kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla sqaroi në fillim të seancës se Instituti i Policisë Shkencore ka vendosur në dispozicion të procesit dy ekspertët Shefqet Xhemollari dhe Durim Çako, të cilët u njohën me përgjegjësitë ligjore dhe kryen betimin.

I pyetur nga trupi gjykues, Sina kërkoi që t’i nënshtrohen ekspertimit aktet e administruara lidhur me transaksionet për blerjen e apartamentit në Vlorë dhe revokimit të kontratës paraprake, për të konkluduar nëse nënshkrimi i gjendur në këto dokumente është ose jo i gjyqtarit Sokol Ngresi. Ky i fundit replikoi dhe saktësoi se ishte shprehur se nënshkrimet duket sikur nuk janë origjinale.

Subjekti kërkoi që të kryehet ekzaminimi i mënyrës së krijimit të nënshkrimeve në këto dokumente, kopjet origjinale të të cilave u dorëzuan në KPA nga dëshmitari Kadëna. Ngresi i kërkoi që të ekzaminohet nëse nënshkrimet janë të kryera në mënyrë direkte në këto akte, apo nëse janë të mbartura, si dhe të përcaktohet koha kur janë kryer. Gjithashtu, si kërkoi që të përcaktohet nëse këto nënshkrime janë kryer nga i njëjti person.

Në vijim, relatorja Ina Rama pyeti ekspertët nëse ata kishin ndonjë kërkesë specifike lidhur me dokumentet që nevojiten për të kryer ekzaminimin. Xhemollari dhe Çako sqaruan se nevojiteshin rreth 15 modele të lira të nënshkrimeve të subjektit në periudhën kur pretendohet se është nënshkruar kontrata paraprake për apartamentin, mandat pagesat dhe kontrata e revokimit. Ata sqaruan se nevojiteshin edhe pesë faqe në format A4 të plotësuara me nënshkrimet e subjektit të rivlerësimit; të përcaktohen pyetjet që do t’u drejtohen si dhe se kush do të kryejë pagesën 42 mijë lekë për kryerjen e gjithë procedurës. Ekspertët u shprehën se u nevojitej rreth një muaj kohë për të përfunduar ekspertimin.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues i KPA u komunikoi ekspertëve detyrat. Ata u ngarkuan për kryerjen e ekzaminimit të kontratës paraprake për blerjen e apartamentit, të mandat pagesave të kryera si dhe të kontratës së revokimit. U kërkua që ekazminimi të kryhet nga pikëpamja teknike për mënyrën e nënshkrimeve, nëse janë kryer drejtëpërdrejtë nga një mjet shkrues apo nëse janë të mbartura, si dhe të përcaktohet periudha e kyerjes së tyre.

Gjithashtu, KPA kërkoi të ekzaminohet nëse nënshkrimet në modelet e lira dhe në ato  ekspertimentale janë të njëjta dhe nëse ka elementë të falsifikuar.

Kolegji vendosi të kërkojë si prova deklaratat e pasurisë të kryera pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI në vitet 2013, 2014 dhe 2015; 10 vendime të Gjykatës së Apelit Vlorë të viteve 2014-2015 ku Ngresi ka nënshkruar në cilësinë e kryesuesit, relatorit apo anëtarit; si dhe që subjekti të plotësojë me nënshkrime 5 faqe të formatit A4. Trupi gjykues u kërkoi ekspertëve që brenda datës 8 nëntor të dorëzojnë raportin e ekspertimit.

Në vijim, ekspertët asistuan në seancë gjyqtarin Sokol Ngresi në nënshkrimin e 5 faqeve A4. Për rreth 5 minuta ai shkruajti emrin e tij të plotë dhe nënshkrimin në mënyrë të përsëritur, duke përdorur stilolapsa të ndryshëm në plotësimin e çdo faqeje. Në përfundim, Kolegji vendosi të shtyjë seancës e radhës për më datë 8 nëntor, ora 10:00.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond hoxhaj sokol ngresi edmond hoxhaj sokol ngresi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen