Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Denoncimi te Berisha: Kunati i vrasësit të simpatizantit të LSI, bëhet sërish shef i SHÇBA, Dibër
4 Mars 2019, 15:09Nga DOSJA
DIBËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimine e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të Drejtorisë së Policisë Dibër, sipas të cilit, ish-shefi i SHÇBA-së Dibër, Behar Sulejmani, i cili ishte larguar nga detyra pas një denoncimi nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi kunati i tij kishte vrarë shtetasin Gëzim Kaloshi, është rikthyer sërish në të njëjtën detyrë.
Sipas denoncuesit, Sulejmani është kthyer para 3 ditësh në detyrë, ndërsa sipas tij, kjo është bërë me qëllim. Ai shprehet se kjo ka ndodhur pasi kunati i tij ka filluar procesin gjyqësor, ndërsa Sulejmani u bën karshillëk familjarëve të viktimës me fuoristradën e punës.
Postimi i plotë:
Narkokomisar i larguar nje vit me pare rikthehet ne detyre!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Dr. Dua të ju vë në dijeni se kunati i vrasësit të Gëzim Kaloshit në peshkopi Z. Behar Sulejmani ish shef i shçba-së në drejtorin e policis Dibër i larguar para nji viti pas publikimit nga ana jua është rikthyer para 3 ditësh përsëri në atë pozicion meqenëse kunati ka filluar proqesin gjygjësor dhe ka nevoj që kunati të bëj karshillëk familjarëve të viktimave me foristradën e punës. Ky pra është shteti. Rsp nga një punonjës policie i dr. policis Dibër.
Kujtojmë se Alban (Gëzim) Kaloshi, u vra më 22 shtator 2017, nga Viktor Elezi. 42-vjeçari Kaloshi ishte simpatizant i LSI-së, ndërsa u qëllua për vdekje me një plumb në kraharor. Autori është shprehur pas vrasjes se gjithçka ka qenë aksidentale.
(B.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË– Përgjatë viteve të fundit qyteti i Vlorës është bërë ‘qendra’ e ngjarjeve kriminale. Dhjetëra të vrarë e të zhdukur në një trekëndësh që po lidh gji...
Në qytetin e Vlorës në zonën e Ujit të Ftohtë janë djegur 5 makina gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01...
GREQI- Banka e Pireut e përfundoi shitjen e filialit shqiptar Tirana Bank tek Balfin Group dhe Komercijalna Banka, duke e rritur vlerën e kapitalit, njofton vet...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Ervin Matën. Ai u vetëdorëzua në Polici dy ditë më parë pasi ishte shpallur...
GJIROKASTËR- Ditën e sotme banorët e Këlcyrës kanë zhvilluar një protestë para bashkisë, pas vendimit për shembjen e 28 objekteve në qendër, shumë mes të c...
PËRMET– Ditën e sotme mbi 28 familje në Këlcyrë kanë protestuar në sheshin para bashkisë kundër prishjes së shtëpive të tyre. Shkak është bërë një projekt ...