Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Deportimi i Çelik, aktivistja nga Kosova: Thaçi e Rama servila të Erdogan, të vetmit që i kanë bërë shërbime të tilla.
3 Janar 2020, 10:49Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KOSOVË- Aktivistja e njohur nga Kosova, Arbana Xharra, ka reaguar për deportimin e mesuesit turk, Harun Çelik, që u raportua për herë të parë nga Dosja.al. Në një reagim në Facebook, Xharra, shkruan se deportimi me dhunë i një shtetasi të huaj është një turp dhe tregon sindromën e Stokholmit për liderët në Shqipëri e Kosovë.
Sipas saj Rama dhe Thaçi janë të vetmit përfaqësues të shteteve “pro perëndimore”, që i bëjnë këtë shërbim Erdoganit, duke dërguar të përndjekurit e organizatës FETO në Turqi tqë përballen me denime të ashpra dhe vrasje.
REAGIMI I PLOTË
Sindromi i Stokholmit duhet të jetë pjesë e pashlyeshme e mentalitetit shqiptar: Në mars të vitit 2018 ishte Hashim Thaçi ai që i drejtoi plotë “gylenistë“ drejt kazamateve të tiranit të Bosforit. Në Janar të vitit 2020 pasoi veziri i dytë: Edi Rama kësaj radhe ia shtriu pjatën me viktima Erdoganit. Rama dhe Thaçi janë të vetmit përfaqesues te shteteve “pro perendimore”, nënvizojmë: te vetmit, që i bëjnë këtë shërbim Erdoganit.
Asnjë shtet tjetër, sërish nënvizojmë, asnjë shtet Evropian e as SHBA nuk kane pranuar që të deportojnë qytetarë turq nën thikat e diktatorit Erdogan. E kolegu i tyre Vuçiqi del të jetë po aq dinjitoz sa parardhësit e tij të cilët ishin të privilegjuar nga osmanët dhe zhvatnin sulltanët truzbrazët për interesat e veta etnike. Shqiptarët si duket nuk e kanë këtë dinjitet, klasat e tyre politike si duket servilitetin e kanë në damirin historik të qafës së tyre të hollë. Turp.
Dosja.al raportoi dje ekskluzivishtdeportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
HAS- Mbrëmjen e 31 dhjetorit ku edhe të gjithë shqiptarët po festonin natën e ndërrimit të viteve, ndryshe nga vitet paraardhëse nuk kishte incidente apo aksid...
Australi- Një tjetër krím i rèndë në Australi ka tronditur vendin. Shqiptarët Lindita dhe Veton Musai mbetën të vdèkur ditën e parë të vitit 2020, pasi u qëlluà...
ELBASAN- Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga Policía, pasi akuzohet se po i jepte ndihmë tre shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të palígjshme k...
AUSTRALI- Detaje të reja janë mësuar nga vrasjà e dysfishtë e ndodhur në Australi, ku babai vràu vajzën e tij dhe dhëndrrin dhe më pas qëlloi dhe veten, duke u ...
Gjirokastër- Në pràngat e Policísë, në pikën kufitare të Kakavijës ka rënë një 59-vjeçari me iniciale Bledar Rustaj, pasi tentoi të kalonte doganën me h...
Durrës– Në Durrës është àrrestuar një 42-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për “Fshèhje të të ardhurave”, Nga Polícia është arrèstuar A.H 42-vje...
AUSTRTALI– Lindita dhe Veton Musai mbetën të vdèkur ditën e parë të vitit 2020, pasi u qëlluàn me armë nga Osman Shaptafaj. Ky i fundit pas krimit tentoí të vri...
Shqipëri– Ditën e sotme nuk do të ketë reshje shiu apo dëbore në vend. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit temperaturat minimale n...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shen...