LIVE UPDATES
Bota

Deputeti i VV-së, Korenica: Në Kosovë nuk do të ketë Asociacion, këto janë pritjet nga dialogu me Serbinë

28 Qershor 2021, 11:44 Nga DOSJA
Deputeti i VV-së, Korenica: Në Kosovë nuk do të ketë

KOSOVË– Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur rreth aktualitetit politik në vend. Ai së pari ka deklaruar se në këtë mandaj si deputet është i fokusuar në Bujqësi, po ashtu edhe në avancimin e të rinjëve në tregun e punës, si dhe në garantimin e të drejtave në grave në shoqëri.

Më tej theksoi se tani përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare është në vlugun më efikas se më parë, kjo e bëri paraqitja e Kurtit në Bruksel gjë që tregon se agjenda e Kosovës ka hyrë në rrugën e duhur, pastaj edhe sigurimi i vaksinave. Ndërsa, në vazhdimësi sipas Korenicës, qeveria duhet t’i kushtoj rëndësi investimeve në energjetikë, investimet në bujqësi dhe në teknologji.

Tutje ka potencuar edhe rreth dialogut, që sipas tij, kërkim falja e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, të pagjeturit dhe vendosja e drejtësisë për ata që kanë pësuar nga krimet e tyre janë kërkesat më të domosdoshme për të ecur përpara me dialogun.

Ndërsa, i pyetur se a duhet Qeveria e Kosovës të kërkojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi, ai ka theksuar se derisa Asociacioni është në kundërshtim me kushtetutën nuk mund të lejojmë as themelimin e tij, por mund të lejojmë vetëm themelimin e këshillit nacional të serbëve në Kosovë pa kompetenca ekzekutive njëjtë sikur që ekziston këshilli kombëtar i shqiptarëve në Serbi.

“Bota sot”: Në çfarë jeni i fokusuar në këtë mandat si deputet?

Visar Korenica: Gjatë mandatit tim bujqësia do të jetë në fokus, sepse shtresa më e neglizhuar janë bujqit, ngase qeverisjet e deritanishme kanë favorizuar oligarkët, e jo bujkun. Në këtë drejtim luftimi i pabarazisë sociale, lufta kundër krimit dhe nepotizmit do të jenë angazhimi im i pandalshëm në Kuvendin e Kosovës. Do të angazhohem po ashtu në fuqizimin dhe avancimin e të rinjve në tregun e punës dhe garantimin e të drejtave për gratë për barazi në shoqëri dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fetare që stigmatizohen dhe paragjykohen sistematikisht në shoqërinë tonë.

“Bota sot”: Si e vlerësoni gjendjen aktuale politike në vend? Dhe çfarë duhet të ndryshohet nga Qeveria në vazhdimësi?

Visar Korenica: Aktualisht përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtarë është në vlugun më të madh dhe më efikas që kemi parë ndonjëherë në Kosovë. Përfaqësimi dinjitoz i kryeministrit tonë në Bruksel për dialogun e marrëdhënieve dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë, tregon se agjenda politike e Kosovës ka hyrë në binarë të duhur dhe me rëndësi ndërkombëtare dhe e gjithë vëmendja e BE-së dhe SHBA-së është drejtuar drejtë këtij dialogu. Pas vetëm dy muajsh nga marrja e mandatit qeverisës, qeveria Kurti arriti të siguroj mbi 1 milion doza të vaksinave kundër covid-19, kështu duke siguruar stabilitet të theksuar dhe duke ulur vdekshmërinë në zero raste si dhe duke ulur drastikisht numrin e infektimeve në vend me marrjen e masave adekuate kundër pandemisë. Nuk ka më ministra që udhëheqin nga kolltuku, por ka ministra që dalin në teren e prej ku angazhimet e tyre ndikojnë në ndryshimet e nevojshme që kërkohen. Këto 100 ditë të para për qeverinë ishin ditë me angazhim e përkushtim maksimal. Në anën tjetër, në vazhdimësi, qeveria duhet t’i kushtojë rëndësi të veçantë investimeve në energjetikë respektivisht në energji të ripërtërishme, investimet në agroturizëm, në bujqësi dhe në teknologji informative duke ju përshtatur konkurrencës së madhe në rajon, në mënyrë që Kosova të bëhet një treg konkurrent për t’i inkurajuar investitorët e jashtëm që të investojnë në Kosovë. Krijimi i vendeve të punës, mbështetja e sektorit privat, arsimi i duhur, drejtësi stabile dhe e drejta bashkë me shëndetësi të avancuar janë sektorë të rëndësisë së veçantë dhe pritjet të mëdha për qytetarët e Kosovës.

“Bota sot”: Çfarë prisni nga dialogu me Serbinë?

Visar Korenica: Për herë të parë qeveria e Kosovës ka agjendë të qartë duke ndërtuar konsensus nacional e shtetëror në lidhje me dialogun. Kërkim falja e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, të pagjeturit dhe vendosja e drejtësisë për ata që kanë pësuar nga krimet e tyre janë kërkesat reale dhe të domosdoshme për të ecur përpara me dialogun dhe nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët.

“Bota sot”: Por, nga zgjedhjet lokale çfarë prisni?

Visar Korenica: Zgjedhjet lokale në masë të madhe do përcillen me ndryshime që pasojnë nga zgjedhjet e përgjithshme. Gatishmëria e votuesve për ndryshim dhe vetëdija e lartë qytetare do të sjellin rezultate të nevojshme në të mirë të qytetarëve. Vlerësimet për udhëheqësit komunal nga vet votuesit nuk do të ndikohen nga malverzime siç ka ndodhur në të kaluarën me blerje të votave apo me shantazhe me humbjen e vendeve të punës. Do të fitojnë partitë me kandidatët më të mirë dhe listë më të kompletuar në nivel komunal. Presim që gjithçka të shkojë në mënyrë më të mirë të organizuar dhe pa incidente, dhe sigurisht presim qe Lëvizja Vetëvendosje, të fitojë në shumicën e komunave.

“Bota sot”: Si e vlerësoni vizitën e kryeministrit Kurti në Paris?

Visar Korenica: Ishte hera e parë që kryeministri Kurti e takoi presidentin Macron dhe kjo do të thotë rikthimi i Francës në Ballkan për ta optimizuar rolin e saj dhe për të treguar interesimin e saj për pjesëmarrje në zgjidhjen e konflikteve mes palëve. Për Kosovën, Franca është një aleat i rëndësishëm dhe ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe çdo intensifikim dhe afrim me shtetin e Francës është i rëndësisë së veçantë në rrugën drejtë BE-së.

“Bota sot”: Si e komentoni takimin Kurti-Vuçiq? Çfarë mund të pritet tutje?

Visar Korenica: Ashtu siç e tha edhe kreu i diplomacisë evropiane z.Borrell, dialogu nuk do të jetë i lehtë. Takimi ishte i nivelit të lartë dhe pak para se të bëhej vizita e presidentit amerikan Joe Biden në BE, i cili ka kërkuar njohjen reciproke nga të dyja palët. Në këtë drejtim, pres që të gjitha takimet te përfundojnë me argumentime të fuqishme te pozicionit tonë karshi Serbisë, derisa në vazhdimësi diplomacia jonë duhet të jetë aktive duke siguruar mbështetje dhe përkrahje edhe të vendeve tjera që nuk e kanë njohur Kosovën si dhe intensifikim të shtuar për tu anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Rezultati i dialogut do të përcaktojë edhe të ardhmen evropiane të të dyja vendeve. Është e pritshme që pala e kundërt të kërkojë sa më shumë ndikim në Kosovë përmes asociacionit të komunave me shumicë serbe, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga kryeministri ynë duke potencuar që nuk mund të ketë asociacion njëetnik. Pala serbe e ka kundërshtuar propozimin e kryeministrit tonë z.Kurti që Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim dhe që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës. Ky propozim ishte një fitore në tavolinë, sepse kështu me këtë refuzim që bëri Vuçiq, tregon për mos gatishmërinë e palës serbe për të vazhduar para me hapa konkret në normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Bota sot”: Si duhet vepruar me Asociacionin e komunave serbe, derisa po kërkohet formimi i tij?

Visar Korenica: Asociacioni si i tillë, edhe pse i nënshkruar nga qeveria jonë në vitin 2013 nga ish kryeministri Isa Mustafa, është vërtetuar që është në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, dhe këtë e ka vërtetuar aktgjykimi i gjykatës sonë dhe si i tillë nuk mund të zbatohet në Kosovë. Pra, në Kosovë nuk mund të ketë Asociacion njëetnik, por duhet t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie. Jam thellësisht i bindur që nuk do të lejohet një gjë e tillë, sepse kështu do të cenohej sovraniteti i plotë i republikës

“Bota sot”: A duhet Qeveria e Kosovës të kërkojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi?

Visar Korenica: Derisa Asociacioni është në kundërshtim me kushtetutën tonë nuk mund të lejojmë themelimin e tij, por, ajo çfarë mund të lejojmë në bazë të reciprocitetit është themelimi i këshillit nacional të serbëve në Kosovë pa kompetenca ekzekutive njëjtë sikur që ekziston këshilli kombëtar i shqiptarëve në Serbi.

“Bota sot”: Albert Zogaj është zgjedhur kryesuesi i KGJK-së dhe i njëjti është edhe kryetar i Komisionit të Provimit të Jurisprudencës. A është e drejtë që një zyrtar i lartë të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues të organeve të institucioneve të tjera publike?

Visar Korenica: Si qeveri e re, jemi zgjedhur nga populli për të sjellë tjetër standard në qeverisje duke zbatuar në plotëni ligjet në fuqi dhe duke mos lejuar shkeljet të cilat mund të ndikojnë në performancën e dobët në pozicione drejtuese. z. Zogaj është zgjedhur kryetar i Komisionit të Provimit të Jurispodencës dhe i njëjti nuk do të kompensohet për punën në këtë komision bashkë me dy anëtarë tjerë të emëruar, një gjë e tillë nuk ka ndodh më parë dhe neni 18 paragrafi 6 i ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës e sqaron këtë vendim siç edhe e sqaroi në kuvend ministrja Haxhiu./Bota Sot.

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi visar korenica dialogu kosove-serbi visar korenica

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje