"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Deputeti Shtjefni del hapur kundër marrveshjes për Reformën Zgjedhore: S’votoj asgjë që heq koalicionet dhe nuk ka lista
13 Qershor 2020, 14:31Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti Zef Shtjefni ka dalë hapur kundër marrëveshjes së firmosur për të arritur Reformën Zgjedhore.
Me anë të një komenti të lënë poshtë një lajmi të publikuar nga Dosja.al, ku shpjegohet se si Partia Socialiste, ka ‘futur’ duart në draftin e Opozitës së re për heqjen e koaliconeve, Shtjefni shkruan se nuk do të votojë anjë lloj marrëveshjeje, që heq koalicionet dhe nuk ka lista të hapura.
“Nuk mund te ndryshojne koalicionet se ne nuk do ti votojme po u paraqiten drafte te tjera ne parlament per heqje koalicionesh dhe per rritje pragu ! Ne nuk jemi dakort as me marreveshjen e pare pasi lene ne fuqi. komisioneret partiak dhe ne partive te vogla na vjedhin vota si gjithmone ne keto vite!”– shkruan Shtjefni, duke dalë kështu hapur, edhe kundër deputetit Myslym Murrizi.
Një ditë më parë u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Politik, ku u miratuan amendimet e rëna dakord. Hajdari u shpreh se beteja e saj do të zhvendoset në parlament, ku do të diskutohet për shtimin në draft të kërkesave të opozitës së re. Ndërsa Gjiknuri njoftoi se të hënën drafti me ndryshimet e fundit do të jetë gati. Sakaq, dy ditë më parë opozita parlamentare zhvilloi një takim me Edi Ramën. Pas takimit, Myslim Murrizi u shpreh se ata nuk do e votojnë marrëveshjen nëse nuk plotësohen kushtet e tyre. Opozita parlamentare kërkon lista të hapura dhe votën e emigrantëve.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Propozimi i asaj që quhet opozita parlamentare ka shkuar zyrtarisht në Kuvend për të sfiduar marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Në amendamente...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me qytetarë dhe pronarë biznesesh. Kreu i qeveri...
TIRANE- Një detaj i vogël në draftin për ndryshimet kushtetuese ka zbuluar, përtej çdo dyshimi, se në parlamentin e Shqipërisë nuk ka deputetë “rebelë”. ...
Tiranë- Ish-ministri, Lefter Koka ka dalë kundër marrëveshjes së Reformës Zgjedhore. Në një postim në Facebook, deputeti shprehet mbështet propozimet e opozitë...
Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, pasi tentoi gjithë natën të merrte dosjen që disponon Dosja.al, shpërtheu ditën, duke sharë, për atë që ve...
VLORË -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Vlorë, ku është takuar me qytetarë dhe pronarë biznesesh. Nëpërmjet një posti...
GRAMSH- Kreu i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe ka dhënë sqarimet tij pas publikimit të lajmit nga Dosja.al se rrezikohet nga dekriminalizimi. Në një p...
TIRANË: Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel ka deklaruar se marrëveshja për Reformën Zgjedhore në Shqipëri duhet të kthehet në ligj. Kongresmeni theksoi m...
Tiranë– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka uruar për 29 vjetorin Partinë Socialiste. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai shprehet se PS-ka ka kontribuuar...