LIVE UPDATES
Bota

Analiza e “Der Standard”: Thaçi dhe Grenell po tentonin një marrëveshje ‘të ndyrë’, pritet dorëheqja e tij

25 Qershor 2020, 16:20 Nga DOSJA
Analiza e “Der Standard”: Thaçi dhe Grenell po tentonin

AUSTRI– Gazeta e njohur austriake “Der Standard” ka analizuar ndodhitë e ditëve të fundit në Kosovës dhe ngritjen e aktakzuës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime lufte.

Gazetarja Adelheid Woelfl shkruan në artikullin e saj se tanimë pritet dorëheqja e Thaçit nga posti i presidentit të vendit, ashtu siç kanë vepruar edhe të tjerët kur janë ndodhur në të njëjtën situatë si ai.

“Deri më tani, të gjithë politikanët në Kosovë kanë dhënë dorëheqjen nga zyrat e tyre sapo të jenë akuzuar apo edhe të merren në pyetje. Kjo tani pritet nga Thaçi,“-shkruhet në artikull. Më tej në shkrim, shkruhet se Thaçi ka qënë pjesë e një marrëveshje, të cilën gazetarja e cilëson si “të ndyrë”.

Është interesante se në lidhje me akuzat kundër Thaçit, në Kosovë dhe në qarqet diplomatike janë përhapur ditët e fundit spekulime se presidenti është i gatshëm të hyjë në një ‘marrëveshje të ndyrë’ me të dërguarin e Trumpit, Richard Grenell, i cili punon për Serbinë dhe Kosovën, vetëm për të shmangur akuzat para gjykatës. Për shkak të historisë së luftës, Thaçi ka qenë i shantazhueshëm për shumë vite.  Grenell, nga ana tjetër, është i prirur të arrijë një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës- shumë për pakënaqësinë e BE, e cila është ngadalësuar- për të treguar se Trumpi është ‘dealmaker’ dhe për të fituar kështu postin e sekretarit të Shtetit në një mandat të dytë.

Thaçi ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për ndryshim kufijsh përpara se të largohej për në Uashington. Të ashtuquajturat shkëmbime territoresh, për të cilat Thaçi dhe Vuçiç kanë rënë dakord pak vite më parë, ku bashkitë me popullsi serbe në veri të Kosovës, do i përkasin Serbisë, dhe bashkitë me popullsi shqiptare në Serbi, do i shkojnë Kosovës, bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin ndërkombëtar”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni adelheid woelfl der standard hashim thaçi nën akuze adelheid woelfl der standard hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh