LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush është gjyqtari që çoi pas hekurave Tahirin! Ironia e fatit që i përballi sërish

4 Shkurt 2022, 21:11 Nga DOSJA
Kush është gjyqtari që çoi pas hekurave Tahirin! Ironia e

TIRANË – Engert Pëllumbi është gjyqtari i cili dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e shpallur fajtor për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe bashkëpunim me grupin kriminal të Habilajve. Dosja.al sjell profilin e detajuar të jetës së gjyqtarit, i cili hyn në histori për një nga vendimet më të bujshme me ekzekutim të menjëhershëm dhe që çon pas hekurave një nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë Rama 1.

Por kush është Engert Pëllumbi dhe ironia e fatit që nuk mungoi as këtë herë…

Pëllumbi kreu studimet e larta në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Më pas ai u caktuar gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në periudhën 2017-2020, Pëllumbi ushtroi rolin e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë. Këtë funksion e ka ushtruar nga nëntori 2020 edhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Në këtë gjykatë ai ka qëndruar për disa kohë i komanduar.

Në 5 tetor 2021, Pëllumbi kaloi me sukses procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit votoi unanimisht pro kualifikimit të tij. Gjatë verifikimeve, anëtarët e komisionit nuk gjetën asnjë konstatim të gabuar lidhur me pasurinë e tij.  Edhe pse pati kritika për kriterin e profesionalizmit, Pëllumbi dha shpjegime dhe anëtarët e komisionit i dhanë “ok” për të vazhduar karrierën në sistemin gjyqësor. Procesi i vetingut për gjyqtarin Pëllumbi u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Pamela Qirko, relator Roland Ilia dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Pëllumbi nuk ka shkaktuar bujë të madhe në media gjatë karrierës së tij, por ka pasur dy raste kur është atakuar. Në vitin 2011, ai gjobiti për shpifje n/kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Ermonela Felajn për shpifje. Në atë kohë, ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste u penalizua me gjobë për shpifje ndaj kompanisë ‘Ferar’ gjatë një konference për shtyp në selinë e PS.

Ballafaqimi me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nuk e pati sot për herë të parë. Vite më parë, Tahiri e kontestoi Pëllumbin lidhur me vendimin “detyrim paraqitje” për shtetasin H.Meçanaj. Ky i fundit vra shtetasin M.Lulaj, banor në Hambaraj. Ai u gjykua për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Në atë kohë, Prokuroria e Fierit kërkoi për Meçanajn masën “Arrest me burg”, ndërsa në 8 mars 2014, Pëllumbi nuk pranoi kërkesën e organit të akuzës, por vendosi “Detyrim paraqitjeje” për Meçanajn. Ky vendim solli reagimin e ish-ministrit.

Kur Tahiri ishte ministër dhe Reforma në Drejtësi po kapte kulmin e saj, ish-ministri vendosi një listë të zezë, ku futej edhe emri i Pëllumbit. Dhe sot, për ironi të fatit, i njëjti gjyqtar që do të duhet të ishte sipas Tahirit jashtë sistemit të drejtësisë, ka ngulur këmbët thellë në sistem, në një vendim që e çon Tahirin në burg dhe përshëndetet nga Ambasada Amerikane.

LAJMI KRYESOR: Tahiri-FAJTOR! Dënohet me 3.4 vite burg ish-ministri i Brendshëm, me pranga te 313

(d.v;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denimi i saimir tahirit denimi i saimir tahirit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet