LIVE UPDATES
Bota

Deri tani 430 të arrestuar për sulmin ndaj Kapitolit

30 Prill 2021, 06:19 Nga DOSJA
Deri tani 430 të arrestuar për sulmin ndaj Kapitolit

Agjentët federalë amerikanë kanë arrestuar më shumë se 430 vetë në lidhje me sulmin e 6 janarit në Kapitolin amerikan, tha të enjten një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë, duke shtuar se numri i arrestimeve vazhdon të rritet.

430 të arrestuarit përfaqësojnë më shumë se gjysmën e rreth 800 mbështetësve të ish-Presidentit Donald Trump që sulmuan me dhunë Kapitolin në përpjekje për të parandaluar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden nga Kongresi.

Sulmi, i cili la pesë të vdekur, duke përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit, dhe rezultoi në më shumë se 100 oficerë të tjerë të plagosur, u bë shkas për një nga hetimet më të mëdha penale në historinë e SHBA.

“Hetimet shtrihen pothuajse në të gjithë vendin,” tha Brad Wiegmann, zëvendës ndihmës Prokuror i Përgjithshëm për sigurinë kombëtare para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Akordimin e Fondeve.

Të arrestuarit deri më tani përfshijnë disa dhjetra anëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë, si dhe personel ushtarak aktiv dhe në pension; gjithashtu pjesëtarë të forcave të rendit, por edhe qindra të tjerë pa ndonjë lidhje të njohur me organizata ekstremiste.

Ndërsa ritmi i arrestimeve është ngadalësuar ndjeshëm në javët e fundit, FBI-ja thotë se vazhdon të identifikojë dhe arrestojë persona të dyshuar si autorë të sulmit pothuajse çdo ditë.

Këtë javë, FBI-ja arrestoi dy burra: Reed Christensen nga Oregoni dhe Jonathan Munafo nga Nju Jorku, për sulm ndaj oficerëve të Policisë së Kapitolit që ruanin ndërtesën nga protestuesit e dhunshëm. Ndaj dy të dyshuarve janë ngritur gjashtë akuza penale, përfshirë atë për sulm ndaj një oficeri të zbatimit të ligjit dhe përfshirjen në akte dhune në një ndërtesë të kompleksit të Kapitolit.

Ndërsa agjentët e FBI-së analizojnë mijëra orë xhirime dhe prova të tjera dhe identifikojnë protestuesit e tjerë të 6 janarit, prokurorët do të ngrenë akuza ndaj të dyshuarve të tjerë, tha zoti Wiegmann.

“Shpejtësia e paparë dhe përmasat e pashembullta të përgjigjes së departamentit ndaj këtyre sulmeve janë dëshmi e angazhimit të fortë të këtij institucioni për të luftuar terrorizmin e brendshëm,” u tha ai ligjvënësve amerikanë të enjten.

Sulmi i 6 janarit nuk ishte “një ngjarje e izoluar”, tha zyrtari Wiegmann, duke paralajmëruar se disa ekstremistë të dhunshëm brenda vendit “mund të jenë inkurajuar nga sulmi”, gjë që e deklaroi kohët e fundit edhe FBI-ja.

Jill Sanborn, shefe e antiterrorizmit pranë FBI-së, tha para ligjvënësve amerikanë se Byroja Federale e Hetimeve mbetet e shqetësuar për kërcënimin e dhunës nga ekstremizmi i brendshëm.

“Parashikojmë se ekstremistë të dhunshëm të motivuar nga urrejtja racore ose etnike, ekstremistë të dhunshëm anti-qeveritarë ose anti-autoritarë, dhe të tjerë ekstremistë të dhunshëm vendas, duke u motivuar nga shqetësimet për politika partiake do të paraqesin kërcënim më të madh gjatë 2021 dhe me gjasë edhe në 2022,” tha zonja Sanborn.

Në përgjigje të kërcënimit, tha ajo, FBI-ja shtoi vjet në masën 260% personelin e saj që përqëndrohet tek problem i terrorizmit të brendshëm.

Kjo nuk do të thotë që kërcënimi i terrorizmit ndërkombëtar është zvogëluar, theksoi zonja Sanborn. Në fakt, për herë të parë në dy dekada, ajo vuri në dukje se “kërcënimet nga terrorizmi i brendshëm, xhihadizmi i sektit Salafi dhe terrorizmi i sponsorizuar nga shtete të ndryshme po rriten paralelisht”.

Marre nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 430 te arrestuar sulmi i kapitolit 430 te arrestuar sulmi i kapitolit

Sondazh

Poll
Bota 30 Prill 2021, 06:14

SHBA dhe NATO fillojnë tërheqjen nga Afganistani

Trupat amerikane dhe të NATO-s kanë filluar të tërhiqen nga Afganistani, thanë Shtëpia e Bardhë dhe disa zyrtarë të aleancës më 29 prill.Sipas CNN, më pak se 10...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë