LIVE UPDATES
Bota

“Dëshira e vetme është të kem gurin e varrit të djalit tim”, nënat prekin me dëshmitë për gjenocidin në Sr

8 Korrik 2021, 17:55 Nga DOSJA
“Dëshira e vetme është të kem gurin e varrit të

BOSNJË-HERCEGOVINË- Shuhra Pashaliç vdiq pa e varrosur as një kockë të vetme të djalit të saj Muhamedit, i cili u vra në gjenocidin e kryer në Srebrenicë, në pjesën lindore të Bosnjë e Herzegovinës, në korrik të vitit 1995.

Ajo priste që ta varroste Muhamedin së bashku me djalin e saj të dytë, Mehmedalijën, trupi i të cilit u zbulua më 2004. Me atë dëshirë vdiq, tregoi për Radion Evropa e Lirë, vajza e saj Samilla Pashaliç.

“Iu lut Zotit që të gjente eshtrat e vëllait tjetër për ta varrosur sa ishte gjallë. Vetëm ajo e di se si mbijetoi dhe nënat që kurrë nuk i gjetën fëmijët e tyre. As armikut mos i ndodhte diçka e tillë me fëmijë”, -thotë Samilla.

Shuhra është një nga gratë që vdiqën duke pritur lajmin për konfirmimin e identitetit të eshtrave që janë gjetur.

Shoqata “Lëvizja e Nënave të enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës”, siç thotë për REL, presidentja e kësaj shoqate, Munira Subashiq, deri më tani ka mbledhur të dhëna për rreth 570 gra që vdiqën pa gjetur të dashurit e tyre.

“Mbaj mend një nënë që ishte e sëmurë, që kishte humbur dy djem dhe burrin. Para se të vdiste më 2011, më thirri dhe më tha: ‘Të lutem vazhdo. Nuk gjeta asnjë kockë të djalit dhe do të vdes. Po të kisha gjetur një kockë të vetme, do ta kisha mbështjellë me mëndafshin më të bukur dhe do të vdisja e qetë’. Dhjetë minuta më vonë, ajo me të vërtetë vdiq”,– tha Subashiq.

Dy vjet më vonë, eshtrat e djalit të një gruaje që vdiq, u gjetën pa u plotësuar dëshira e saj më e madhe. Në të njëjtin vit, edhe Munira i gjeti dy eshtra të djalit të saj, Nerminit.

Njëzetegjashtë vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, shumë gra ende nuk kanë gjetur anëtarët e familjes së ngushtë. Ato tashmë janë në dekadën e shtatë ose të tetë të jetës.

Disa prej tyre janë të sëmura rëndë dhe shanset e tyre, siç thonë ato, po zvogëlohen çdo ditë.

“Dëshira ime e vetme është që ta kem varrin dhe gurin e varrit të tij. Duket se nuk do ta pres. Sa shumë nëna vdiqën pa gjetur fëmijët e tyre?”. Kjo është pyetja me të cilën zgjohet nga gjumi dhe bije të fle Hajra Qatiq, kryetare e shoqatës “Gratë e Strebrenicës”, djali i së cilës, Nino Qatiq, u vra gjatë gjenocidit në Srebrenicë.

Nino ishte një reporter lufte nga Srebrenica, zëri i të cilit për herë të fundit u dëgjua më 9 korrik 1995, kur forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska nisën pushtimin e Srebrenicës, që atëbotë ishte zonë e mbrojtur e Kombeve të Bashkuar.

Nino bëri një thirrje për ndihmë.

“Srebrenica po kthehet në thertoren më të madhe. Të vdekurit dhe të plagosurit po vijnë vazhdimisht në spital. Shtatëmbëdhjetë të vdekur, 57 të plagosur rëndë ose lehtë, aktualisht janë në spital. A ka dikush në botë, kush mund të vijë për të parë tragjedinë që po i ndodh Srebrenicës dhe banorëve të saj?”, -ishin fjalët e fundit të Ninos, teksa ai kishte folur për një medium.

Nënës i tha vetëm “shihemi në Tuzla”.

“Sidoqoftë, kurrë. Më thanë, e kanë parë këtu, atje, se e mbanin të plagosur në një batanije, por ai më nuk është”, thotë përmes lotësh Hajra, e cila tani vuan nga sëmundja e zemrës.

Ajo e ka kërkuar të birin në pyjet e Srebrenicës, ka shkuar në hapjet e varrezave masive dhe besimi që do ta gjejë atë, dita-ditës po i zvogëlohet.

Gjatë gjenocidit të korrikut 1995 në Srebrenicë, forcat e Republikës Sërpska vranë rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë në dhe përreth Srebrenicës.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burg për këto krime.

Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i entitetit të Republika Sërpskës të Bosnje dhe Hercegovicnës, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Hagë për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera kundër njerëzimit.

Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Republika Sërpskës, Ratko Mlladiq gjithashtu u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid nga po e njëjta gjykatë.

Sipas Institutit për Personat e Zhdukur (INO), Bosnja dhe Hercegovina po kërkon rreth 1.200 viktima të gjenocidit në Srebrenicë, ndërkaq në mbarë vendin, të zhdukur janë 7.600 persona.

Mundësia për gjetjen e të zhdukurve, sipas familjarëve të tyre, po zbehet.

“Në vitet e fundit është bërë pak sa i përket identifikimeve dhe hapjes së varrezave. Unë mendoj se njerëzit kanë humbur vullnetin për këtë çështje dhe ka pak kujdes. E nënat janë duke vuajtur”, -tha kryetarja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Fadilla Efendiq.

Emza Fazliq, zëdhënëse e Institutit për Personat e Zhdukur, konfirmoi për REL se është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për të kërkuar të zhdukurit.

Kërkimi për të zhdukurit, thotë ajo, ka hyrë në fazën më të vështirë, sepse të gjitha metodat janë shterur dhe nuk ka informacione më të sakta dhe relevante për vendndodhjet e varrezave masive.

Më 11 korrik 2021, 19 viktima të gjenocidit të Srebrenicës do të varrosen në Qendrën Përkujtimore Potoçari.

Deri më tani, 6.652 viktima të gjenocidit në Srebrenicës janë varrosur, ndërsa 237 viktima të tjera të gjenocidit janë varrosur në vende të tjera, sipas dëshirave të familjeve të viktimave.

Marrë nga REL

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gjenocidi në srebrenica hajra qatiq nino qatiq samilla pashaliç shuhra pashaliç gjenocidi në srebrenica hajra qatiq nino qatiq samilla pashaliç shuhra pashaliç

Sondazh

Poll
Bota 8 Korrik 2021, 16:51

SHBA- Në Sërfsajd të Floridës, pikërisht dy javë pas shembjes tragjike të ndërtesës së apartamenteve, operacionet tani kanë kaluar nga një mision shpëtimi, në n...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion