LIVE UPDATES
Aktualitet

DËSHMIA E PLOTË/ Parukierja i vdiq pas aplikimit të sondës, mjeku: U ktheva nga ulërimat e infermieres dhe e gjeta pa puls,

24 Shtator 2020, 12:30 Nga DOSJA
DËSHMIA E PLOTË/ Parukierja i vdiq pas aplikimit të sondës,

KORÇË– Ilir Babolli, mjek në QSUT, i cili punon me kontratë edhe në klinikën private në Korçë “Kristi” ku shkon 2 herë në muaj, ka deklaruar pas vdekjes së parukieres Xhensila Duka në Korçë, të cilës i aplikoi sondën në zorrë.

Në dëshminë e zbardhur nga gazetari Elton Qyno, mjeku thotë se i kishte paciente prej vitesh të dyja motrat, ndërsa në momentin që ka aplikuar sondën për zorrën pas problemeve që Xhensila Duka kishte, e ka lënë në të njëjtën dhomë me 2 infermieret dhe ka lëvizur të përgatisë përgjigjen. Kur është kthyer me urgjencë nga thirrjet e infermiereve, Xheni ishte pa puls.

Pyetur nga grupi hetimor nëse gjatë ekzaminimit të pacientes duhej të kishte prezent mjek anestezist reanimator, mjeku 69-vjeçar thotë se:  Atë ditë nuk ka patur mjek të tillë, ndërsa shprehet se nuk e di arsyen e vdekjes së Xhensilës dhe se çfarë mund të ketë shkuar keq.

Dëshmia e zbardhur nga gazetari Elton Qyno

Në datën 19 shtator 2020 rreth orës 08:00, kam filluar punë në këtë klinikë si zakonisht. Rreth orës 14:00 të ditës së sotme në klinikë është paraqitur një paciente me emrin Xhensila Duka, paciente që unë e njihja dhe më parë pasi i kam kryer një procedurë ekzaminimi që quhet kolono skopi. Pas paraqitje së pacientes me të njëjtat ankesa si para katër vitesh, diare me gjak, sot ajo erdhi e pregatitur për të bërë këtë procedurë. Fillimisht, pacientja nuk ka paraqitur ndonjë ankesë përveç diare dhe gjak. U vu në tavolinën e punës nga infermierët Marinela dhe Soena, mbiemrat e tyre nuk i di. Shpjegoj se pacientja ishte e përgatitur me puls oksimetër, matje tensioni dhe seduar me një “ç MIDAZOLAN” dhe një “ç BUZKOPAN”. Më pas unë kam shkuar në dhomën e ekzaminimit dhe kam kryer procedurën që vazhdoj jo më shumë se rreth 10-15 minuta. Procedura është e fotografuar dhe përgjigjia është e shkruar. Është e njëjta diagnozë me atë të katër viteve më parë, për këtë paciente, do methënë rreth 20-25 cm fundore të zorrës ishin vërtet me ulceracione të shumta, siç janë karakteristike për këtë diagnozë, që quhet “kolit ulceroz”. Procedura, mbaroj dhe unë jam kthyer në dhomën e kompjuterit për të përgatitur përgjigjen, komunikova dy fjalë me familjarët që ishin jashtë dhomës së ekzaminimit dhe konkretisht me motrën e pacientes, e cila sapo kishte përfunduar një procedurë të ngjashme, por për stomakun dhe jo për zorrën, të cilën e vura në dijeni shkurtimisht se procedura përfundoi. Të dyja motrat janë paciente të njohura të miat, sepse i kam parë dhe herë të tjera. Ndërkohë që përgatisja përgjigjen dhe fotografitë rreth 7-8 minuta ndodhta kishin kaluar nga ekzaminimi, u ngrita dhe shkova përsëri në dhomën për të parë se çfarë po ndodh, sepse pashë të shqetësuara infermieret e personelit dhe kam parë pacienten në krevat pa puls, pa tension dhe filluam urgjent procedurat e masazhit kardiak dhe frymëmarjes me gojë. Ndërkohë lajmëruam urgjencën. Procedura e frymëmarjes vazhdoi rreth 30 minuta. Erdhi Urgjenca dhe mjeku ka përdorur metodat e tij të defibrilatorit, por pacientja nuk doli në gjendje. Përveç shqetësimit, dhimbjes e keqardhjes nuk di çfarë të them. Nga eksperienca ime 30-vjeçare në këto procedura ajo që mund të them është se procedura u krye në një kohë të shkurtër dhe pa trauma”.

Pyetje: Çfarë procedure është ndjekur gjatë kohës që pacientja Xhensila Duka ndodhej në dhomën e ekzaminimit?

Përgjigje:Siç shpjegova më lart, pacientes i është vënë një puls oksimetër, i është matur tensioni, procedurë që merret paraprakisht nga stafi i infermierëve dhe më pas nga ana ime është kryer procedura e ekzaminimit të pacientes. Deri në përfundimin e kësaj procedure parametrat jetësore kanë qënë normale dhe unë u largova si zakonisht për në dhomë, me qëllim plotësimin e kartelës, në pritje të disa minutave , për të rifolur me pacienten për mënyrën e mjekimit të sëmundjes.

Pyetje: Gjatë ekzaminimit të pacientes Xhensila Duka, a duhej të kishte prezent mjek anestezist reanimator?

Përgjigje: Gjatë këtyre ekzaminimeve nuk është aplikuar prania e mjekut anestezist reniamator, pasi dhe dozat e sedacionit, janë të vogla dhe sot nuk ka patur mjek të tillë.

Pyetje: A duhej të shtrohej në ambjentet e tjera pas ekzaminimit pacientja Xhensila Duka dhe a duhej të ofrohej ndonjë shërbim tjetër mjekësor?

Përgjigje:Normalisht pas ekzaminimeve të kryera, lihet të qetësohet disa minuta dhe më pas kalohet në një dhomë tjetër në praninë e një ifermiereje apo familjarëve për t’u çlodhur, për t’u bërë gati për marrjen e përgjigjes së caktuar.

Pyetje: Pas ekzaminimeve të kryera a keni konstatuar tek pacientja Xhensila Duka, shqetësime të tjera shëndetësore dhe në rast se po, çfarë konkretisht?

Përgjigje: Nuk kam konstatuar asnjë lloj shqetësimi, unë i kam dhënë një diagnozë në vitin 2017 dhe kjo ishte hera e dytë me të njëjtën diagnozë.

Pyetje: A keni dijeni për shkakun e vdekjes së pacientes Xhensila Duka?

Përgjigje: Nuk kam dijeni për shkakun e vdekjes së pacientes.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të thënë?

Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të thënë.

Xhensila Duka, 39-vjeçarja nga Korça që humbi jetën në një klinikë private në qytetin juglindor. Ajo kishte shkuar bashkë me motrën e saj për të bërë analizë me procedurën e sondës, ku kjo e fundit ia hodhi pa asnjë problem. Xhensila, nënë e 2 fëmijëve, nuk mundi të dalë gjallë pas kësja procedure, më 19 shtator. Ndaj tij dhe infermieres 39-vjeçare Marinela Postoli, kanë nisur hetimet për veprën penale “neglizhenda në trajtimin mjekësor”, me dyshimin se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes. Prokuroria po pret rezultatet e autopsisë ligjore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir babolli xhensila duka ilir babolli xhensila duka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet