LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dëshmia e sekretares së Enver Hoxhës: Kur na komunikuan lajmin e vrasjes së Gjinishit, i thashë Teodor Hebës: ‘ky qenka

26 Nëntor 2020, 08:05 Nga DOSJA
Dëshmia e sekretares së Enver Hoxhës: Kur na komunikuan lajmin e

Memorie.al/ publikon dëshmitë e rralla dhe të panjohura të znj. Flora Sata Dëshnica ish-sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare gjatë periudhës së Luftës, që u nda nga jeta para pak ditësh (më 7 nëntor 2020), në moshën 96 vjeçare, e cila bashkë me bashkëshortin e saj, Dr. Ymer Dëshnica dhe fëmijët e tyre, vuajtën në internim deri në fillimin e viteve ’90-të, pasi ishin goditur familjarisht nga Enver Hoxha që në fillimin e viteve ’50-të, si “armiq të popullit”! Dëshmitë e rralla të znj. Dishnica, e njohur ndryshe si Gjystina Sata, lidhur me intrigat, makinacionet dhe prapaskenat e Enver Hoxhës, në eliminimin fizik të shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, siç ishte dhe Mustafa Gjinishi, për të cilin, ai (Enveri), kishte ngarkuar Liri Gegën, gjatë kohës që ajo ishte në rrethin e Dibrës me Divizionin e Parë Sulmues, që e komandonte, bashkëshorti i saj, gjeneral-major, Dali Ndreu, të cilët gjithashtu, Enveri i pushkatoi në vitin 1956, edhe për të mbuluar gjurmët e krimeve të tij gjatë periudhës së Luftës!

“Së bashku me Teodor Hebën, ishim duke punuar me shifrën sekrete në dhomën tonë në Helmës, ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm. Ne punonim me tre shifra sekrete, që ishin: një për Miladinin, një për Enverin dhe tjetra e hapur për të gjithë. Këto shifra i dinim vetëm unë e Teodori, të cilat, sipas urdhërave që na i jepnin personat që u adresoheshin, ose i dëshifronim vetë, ose u’a jepnim atyre. Telegrami që erdhi për Gjinishin, ishte tepër sekret dhe i drejtohej me emër Enverit. Unë, porsa e mora, i’a çova Enverit dhe ai më tha: ‘Dëshifroje vetë’. Në atë telegram thuhej: ‘Çdo gjë mbaroi me sukses, sipas porosisë tuaj. Prisni fonogramin’. Teodori, që ishte shumë njeri i mbyllur, më tha t’ja çoja Enverit dhe unë i thashë, se ja dhashë Enverit, por ai më tha: ‘Dëshifrojeni ju’. Unë, si kurioze e madhe që isha, mezi prisja të nesërmen që të shihja se çdo të kishte ai fonogram. Atë ditë erdhi dhe telegrami i gjatë me shifër të thjeshtë për zyrën tone, ku ndërmjet të tjerash thuhej: ‘Duke kaluar në një qafë mali (s’më kujtohet emri por ishte diku në zonën e Dibrës), hasëm në një pritë ku ishte pozicionuar dora tradhëtare e armikut, që qëlloi mbas shpine shokun tonë të dashur Mustafa Gjinishi. Një humbje e madhe për ne dhe për Luftën. Jua japim me hidhërim të madh këtë lajm’. Pasi e lexova fongramin, i thashë Teodorit: ‘Kjo gjë paskë qenë me sukses’?! Kështu e kujtonte ish-sekretarja e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Flora Sata Dishnica, e cila u nda nga jeta para pak ditësh në moshën 96 vjeçare, (më 7 nëntor 2020) intrigat dhe prapaskenat e ish-shefit të saj, lidhur me eliminimin fizik të Mustafa Gjinishit, një prej personaliteteve të Luftës Antifashiste në Shqipëri.

(Këto dëshmi që publikohen në këtë shkrim, ja kemi marrë znj. Flora Sata Dëshnica, para disa kohësh në shtëpinë e saj në Tiranë, së bashku me studjuesin dhe historianin e njohur, Sherif Delvina, (kushëri i parë i bashkëshortit të saj, Dr. Ymer Dëshnica), me kusht që t’i publikonim vetëm pas ndarjes së saj nga jeta. Në këtë kontekst, edhe në shënjë homazhi, Memorie.al vendosi publikimin e tyre)

Po kush ishte Mustafa Gjinishi dhe cila ishte e kaluara e tij që nga koha kur i’u vra babai, (kandidati për deputet i Parlamentit Shqiptar si mbështetësi i Fan Nolit) dhe jeta e tij në emigacion në Jugosllavi, si përkthyes pranë ambasadës Britanike në Beograd? Përse Britanikët e ndihmuan Gjinishin që të kthehej në Shqipëri bashkë me Abaz Kupin dhe majorin anglez Crissp? Çfarë raportesh kishte ai me Enver Hoxhën dhe antarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, e cilat ishin arsyet që e detyruan Enver Hoxhën të vendoste për eleminimin fizik të Gjinisht dhe në çfar rrethanash u krye vrasja e tij?

Vijon nga numri kaluar

Enveri: Gjinishi agjent i anglezëve

Po si rrodhën më pas ngjarjet në lidhje me kontraditat në mes Enverit dhe Gjinishit? Lidhur me këtë, në mes të tjerash Enveri kujtonte: “Në prag të Kongresit të Rinisë në Helmës, u takova me nënkolonelin anglez Lik. Nga sa nuhata, ai kishte dijeni që ne do të mbanim një kongres. ‘Ja edhe një shenjë tjetër’, mendova që anglezët duhet të kenë ndonjë informator në rradhët tona, dhe ky informator ishte, Mustafa Gjinishi. Kjo kishte kohë që ishte bërë më se e qartë për mua. Teksa po largoheshim nga Helmësi drejt Staraveckës, Gjinishi, qëndroi i fundit dhe pasi kujtoi se nuk kishte më njeri mbrapa, vrapoi në një kthesë dhe u takua me një ushtar anglez, i cili i dha atij një letër. Mustafa e ktheu kokën dhe pasi e pa që e pikasëm, e futi letrën në xhep dhe vazhdoi rrugën. Kur i kërkuam që të na e dorzonte letrën, ai na tha: ‘Letrën nuk e dorzoj i gjallë’ dhe se dorzoi që se dorzoi! E shamë dhe nuk i lamë gjë pa thënë, kurse ai vetëm tha: ‘Bëni çfar të doni, i tillë jam dhe i tillë do të mbetem”.

Më pas Enveri shprehet se për atë gjë, vuri në dijeni të gjithë shokët dhe e kërcënoi përsëri Gjinishin, se po të vazhdonte atë rrugë, do të jepte urdhër ta arrestonin, kuse Myslym Peza i kishte kërkuar që të bëhej Kryetar i Gjyqit për dënimin e tij! Në përfundim të shënimeve të gjata për mardhëniet e tija me Gjinishin, Enveri dëshmon: “Pas Kongresit të Përmetit, Gjinishin e dërguam në Veri, pranë reparteve partizane. Përsëri me indulgjencë e trajtuam atë njeri, Por ‘ujku qimen ndërron, por zakonin se harron’. Edhe atje, pavarsisht nga grushti i rëndë që kishte ngrënë, nuk i linte manovrimet dhe batakçilliqet për të goditur Partinë. Nga Divizioni i Parë më njoftuan se Gjinishi i ishte ankuar Haxhi Seserit, duke i thënë: “Mua dhe Dr. Dishnicën, pas Mukjes, Partia nuk na ka me sy të mirë, s`më kanë dhënë përgjegjësinë që më takon, kurse Haxhi Lleshin e bënë Ministër të Brendshëm. Partia ka frikë se unë kam shumë influencë në popull, kanë frikë nga unë, se kam simpati për anglezët. Kohët e fundit kam patur një bashkëbisedim me Enver Hoxhën, me të cilin jemi grindur shumë”. Kurse për vrasjen e Gjinishit, me të cilën Enveri mbyll shënimet e tija, ai kujton: “Në gusht 1944, një oficer anglez më dërgoi një mesazh që kishte ardhur nga Kuartieri i tij i Përgjithshëm në Bari të Italisë, ku thuhej: ‘Për Gjeneralin Hoxha. Me regret ju njoftoj, se Mustafa Gjinishi, u vra në frontin e Divizionit të Parë. Ai dhe Smithi ishin vënë në pusi prej një patrulle gjermane. Smithi shëndosh. Humbje e madhe për kauzën aletate’. Dhe në fund, vetë oficeri nga ana e tij shtonte: ‘Gjinishi ishte një mik i madh i yni’. Nga ky dokument dilte më se qartë ç`humbje qe për anglezët, vdekja e Gjinishit. Po aq e qartë për ne, se ai ishte dhe mbeti, deri sa vdiq, përkrah mister Smithit, njeriu i anglezëve, agjent e shërbëtor i tyre”, përfundon Enveri konsideratat për Gjinishin!

Dëshmia e Sekretares së Enverit

Dëshmitë e Enverit, në lidhje me vrasjen e Gjinishit, hidhen poshtë nga 95 vjeçarja Flora Sata Dishnica, (bashkëshortja e Dr. Ymer Dishnicës), e cila gjatë viteve 1943-‘44, ka shërbyer si sekretare e tij me shifrën sekrete në Shtabin e Përgjithshëm. Lidhur me këtë ngjarje, znj Dishnica kujton: “Së bashku me Teodor Hebën, ishim duke punuar me shifrën sekrete në dhomën tonë në Helmës, ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm. Ne punonim me tre shifra sekrete, që ishin: një për Miladinin, një për Enverin dhe tjetra e hapur për të gjithë. Këto shifra i dinim vetëm unë e Teodori, të cilat, sipas urdhërave që na i jepnin personat që u adresoheshin, ose i dëshifronim vetë, ose u’a jepnim atyre. Telegrami që erdhi për Gjinishin, ishte tepër sekret dhe i drejtohej me emër Enverit. Unë, porsa e mora, i’a çova Enverit dhe ai më tha: ‘Dëshifroje vetë’. Në atë telegram thuhej: ‘Çdo gjë mbaroi me sukses, sipas porosisë tuaj. Prisni fonogramin’. Teodori, që ishte shumë njeri i mbyllur, më tha t’ja çoja Enverit. Unë i thashë Teodorit, se ja dhashë Enverit dhe ai më tha: ‘Dëshifrojeni ju’. Unë, si kurioze e madhe që isha, mezi prisja të nesërmen që të shihja se çdo të kishte ai fonogram. Atë ditë erdhi dhe telegrami i gjatë me shifër të thjeshtë për zyrën tone, ku ndërmjet të tjerash thuhej: ‘Duke kaluar në një qafë mali (s’më kujtohet emri por ishte diku në zonën e Dibrës), hasëm në një pritë ku ishte pozicionuar dora tradhëtare e armikut, që qëlloi mbas shpine shokun tonë të dashur Mustafa Gjinishi. Një humbje e madhe për ne dhe për Luftën. Jua japim me hidhërim të madh këtë lajm’. Pasi e lexova fongramin, i thashë Teodorit: ‘Kjo gjë paskë qenë me sukses’?! Teodori më tha: ‘Mos fol shumë, se nuk ka të bëjë me atë që thua ti’, dhe më bëri më shënjë që të mbyllja gojën. Ndërsa ne prisnim që të na komunikonin lajmin, Enveri me Miladinin, na thanë se do të organizohej ceremonia, e njëkohësisht do të jepej dhe lajmi i vrasjes së Gjinishit. Atë mbrëmje, Teodori shkoi të dëgjonte lajmet në Radio-Tirana, (siç bënte zakonisht) dhe kur erdhi, ishte shumë i mërzitur e thoshte: “Si shumë po vonohet Dr. Dishnica”?! Teodorin, Dr. Dishnica e donte shumë, prandaj ai gati sa s’qau të nesërmen kur u lidh me Doktorin. Unë nuk e kuptoja se ku e kishte fjalën dhe çfar kishte ngjarë. Këtë gjë e mësova të nesërmen nga vetë Teodori. Atë natë, kur ai shkoi për të dëgjuar lajmet, Radio-Tirana dha një komunikatë të Xhelal Staraveckës, (ish shokut tonë të Shtabit që kishte kaluar me Xhandarmërinë e Përgjithëshme në Tiranë), ku thuhej: ‘Partia Komuniste e Shqipërisë, vrau pas shpine Mustafa Gjinishin, dhe tani pritet dhe vrasja e Dr. Ymer Dishnicës’. Ky lajm ishte tepër demaskues për shokët kryesorë të Shtabit dhe u’a prishi atyre planet për vrasjen e Dishnicës. Siç mësova më pas, Dr. Dishnicën, e kishin dërguar gjoja për të marrë pjesë në festën e Baba Tomorrit në Qafën e Kulmakut, dhe atje do e vrisnin! Prandaj dhe Enveri me Miladinin nuk po e organizonin ceremoninë për vrasjen e Gjinishit, se prisnin që të vritej dhe Dishnica, e të bënin një ceremoni për të dy. Cëremonia për vrasjen e Gjinishit, u bë pas tre ditësh, ku dhe mbajtëm një minutë zi”, kujtonte Flora Sata Dishnica, ish sekretarja e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në kohën e Luftës, duke hedhur dritë mbi intrigat, makinacionet dhe prapaskenat e ish-shefit të saj, lidhur me eliminimin fizik të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, siç ishte dhe Mustafa Gjinishi.

Dëshmitë e Enverit të dyshimta!

Të gjitha kujtimet e Enverit në lidhje me Mustafa Gjinishin janë shumë të dyshimta dhe pothuaj tërsisht të pabesueshme. Kjo për faktin, se Enveri këto kujtime i pati botuar vetëm në librin e tij të fundit “Rreziku anglo-amerikan” në vitin 1982, kur të gjithë personazhet që ai përmend aty, si Peza, Mojsiu, Shtylla e ndonjë tjetër, kishin ndërruar jetë. Kjo gjë të bën të dyshosh, sepse ndonëse ato kujtime flasin për një kohë të largët, atë të Luftës, ato u lanë prej tij, që të botoheshin të fundit, kur kishin vdekur të gjithë bashkëpunëtorët që ai i përmed aty, si duket për të krijuar alibitë e tij. Është e pabesueshme që Myslym Peza, t`i ketë thënë Enverit, se: ‘donte të bëhej Kryetar i Gjyqit për dënimin e Gjinishit’, të cilin e kishte djalin e byrazerit të tij, Adem Gjinishin, të cilit kur e vranë, i kishte marrë ai (Myslymi) hakun. Po kështu veç të tjerash, kjo gjë, (pra thënia e Enverit, se Myslym Peza i kërkoi që të bëhej kryetar gjyqi për dënimin e Gjinishit), nuk qëndron, pasi në një dokument arkivor që është botuar pas viteve ’90-të, ndodhet letra e Gogo Nushit dërguar Enver Hoxhës, ku midis të tjerash, ai shkruan: “Babë Myslymi qau kur mori vesh vrasjen e Gjinishit dhe tha se: atë e kanë vrarë shokët, se ai ishte më i zoti se ata”.

Edhe pa dëshminë e ish sekretares së Enverit, Flora Sata Dishnica, del fare qartë, se; Enver Hoxha ka qenë urdhëruesi i vrasjes së Gjinishit, pasi veç të tjerash ai dyshonte, se Mustafai ishte agjenti i anglezëve, dhe se britanikët, në përpjekjet e tyre për të krijuar një qeveri shqiptare në mërgim (siç kishin bërë me grekët e jugosllavët), në Shqipëri do të përdorinin Gjinishin, si “kartën” kryesore të tyre. Duket se vrasja e Gjinishit, e ka munduar shumë Enverin, përderisa ai ndalet aq gjatë në kujtimet e tij dhe për të hequr hijet e dyshimit nga vetja, pra që nuk ka pasur gisht në atë vrasje, si rrallë ndonjëherë, ai përmend raportin e oficerit britanik Smith, që është qëlluar nga gjermanët bashkë me Gjinishin. Ky raport edhe mund të jetë i vërtetë, me të vetmin ndryshim, se ndaj Gjinishit e Smithit, nuk ka qëlluar patrulla gjermane, por partizanët që komandoheshin nga Liri Gega, gjë e cila konfirmohet dhe nga dëshmia e ish sekretares së Enverit, e cila ka deshifruar vetë telegramin që Liri Gega dërgoi pranë Shtabit të Përgjithshëm, ku thuhej: “Çdo gjë mbaroi me sukses sipas porosisë tuaj”. Dhjetë vite më vonë, në 1956-ën, ndoshta edhe për të mbuluar gjurmët e këtij krimi, Enver Hoxha, urdhëroi dhe ekzekutimin e Liri Gegës (dhe burrit të saj, gjeneral-major Dali Ndreut, ish Komandantit të Divizionit të Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare), edhe pse ajo ishte shtatëzanë, gjë për të cilën asokohe pati protestuar edhe vetë Nikita Hrushovi.

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur teodor heba teodor heba

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit