LIVE UPDATES
Bota

Dëshmia në Hagë/Haradinaj fajëson gazetarët, tregon shqiptarët që kryen krime lufte

11 Janar 2022, 20:09 Nga DOSJA
Dëshmia në Hagë/Haradinaj fajëson gazetarët, tregon

HAGËIsh-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë në seancën e sotme në  Hagë se informacionet që përmbanin dosjet, të cilat u lanë para derës së organizatës, ishin gjëra që diheshin më parë.

Në pyetjet e drejtuara nga mbrojtja, Haradinaj ka thënë se kishte lajmëruar mediat për dokumentet kur erdhën, dhe sipas tij, në to ishin gjërat që ishin folur para dy muajsh dhe dukej si një draft-akuzë ndaj Hashim Thaçit. Ai ka treguar se në dosje kishte parë emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe se nuk ka parë të përmendur asnjë emër tjetër. Ai ka thënë se të tjerë njerëz futnin emra të tjerë nga ata që ishin në dokumente, por këmbënguli se OVL-ja nuk kishte dhënë emra tjerë. Këtu përfshiu gazetarë e media, për të cilat tha se kanë dhënë mendimin e vet për të bërë lajm, jo të bazuar nga informacionet e sakta që jepeshin nga OVL-ja. Haradinaj ka thënë se dosjet u janë dorëzuar mediave për ta hequr barrën nga organizata, por gazetarët i kanë manipuluar faktet dhe kanë vepruar me to sipas interesit të tyre.

“Jo, ata emra që kanë qenë të shkruar, nuk kam mundur të cekë të tjerë emra. Ka pasur emra të fshatrave, si Radoniqi e të tjerë, ato që kanë qenë të cekura. Informacioni ka qenë jo vetëm kombëtar por ndërkombëtar, sepse ka qenë atë ditë presidenti që është kthyer nga Amerika. Nuk ka qenë asgjë e fshehtë, asnjë gjë, është diskutuar dy muaj kjo çështje. Bile njerëzit futshin emra të tjerë, që nuk i kam parë aty, secili gazetar dilte me mendimin e vet me bë lajm, kinse po di diçka. Është kulturë e disa mediave të pakontrolluara në Kosovë, me bë lajm, sidomos portalet, por edhe gazetarë që paguhen që e dinë vetë kush i paguan. Kemi dashtë ashtu siç kanë qenë me ua dorëzua gazetarëve, qëllimi ynë ka qenë të jemi transparent dhe me e heqë si barrë prej nesh. do ishte shumë më keq sikur t’i mbanim aty dhe të manipulohej me to. Edhe aq sa është manipuluar, është manipuluar nga gazetarët, që nuk është përgjegjësi e jona. Të vetmin gabim nëse e paskemi bërë, është se e kemi marrë prej zyrave tona dhe i kemi dërguar një kat më lartë zyrës sonë. Asgjë tjetër nuk kemi bërë”, tha ai.

Ai ka thënë se mediat kanë marrë shumë dokumente dhe se organizata nuk i ka mbikëqyrur. Ai foli edhe për kontaktin me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Haradinaj tha se ZPS-ja nuk ka qenë fort e interesuar t’i merrte menjëherë dokumentet.

Kanë marrë shumë. Nuk e kemi këqyrë më. Kanë qenë të shpërndara ato. Nuk kanë qenë fort të interesuar të ngjiten aty lartë. I kam thënë ka gazetarë dhe nëse je interesuar hip dhe merri. Ka thënë bisedojmë ne njëherë dhe pastaj ngadalë është ngjitur, i ka marrë dhe i ka sjellë poshtë. Ka thënë po i marrim dhe e ka marrë një fletë, dhe meqë kemi qenë përballë të ulur e di që ia ka zgjatë kryetarit për ta nënshkruar. Kryetari është invalid dhe distanca ishte e lartë, i thash a bën unë ta marr, e mora dhe e nënshkrova. E ka marrë atë çantë dhe ka dalë. Këto të tretat i kam nënshkruar unë, por në këtë formë i kam nënshkruar. Pastaj nuk e di më a ia ka dorëzuar kryetarit apo çka”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj përmendi gjithashtu gjatë dëshmisë shqiptarët që kanë shërbyer në policinë e Serbisë, të cilët kanë kryer krime në luftën e fundit në Kosovë. Haradinaj tha se Muharrem Ibraj së bashku me babain e tij të cilët vijnë nga fshati Osek Hilë i Gjakovës në uniformën e policisë serbe kishin vrarë fqinjin e tyre shqiptar. 

Krime kanë bërë edhe shqiptarët, sikur është Muharrem Ibra me babën e vëllanë e vet, që me uniforma serbe kane vra kojshinë… Ne jemi për zbulimin e të gjitha krimeve, pa marrë parasysh se kush i ka kryer. Por, jo të ketë diskriminim”, tha ai.

Seanca  është ndërprerë dhe do të vazhdojë të mërkurën.

Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviçit. Ibraj ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi. Muharem Ibraj ishte emëruar nga kryetari serb i komunës Momçilo Stanojeviç, shef i “sigurisë lokale”. Ish-shefi i “sigurisë lokale” nga zonën e Gjakovës mohoi krimet e kryera kundër civilëve shqiptarë nga forcat serbe duke thënë se nuk kishte asnjë informacion për ndonjë krim të kryer nga ushtria dhe policia serbe kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999.  Në qershor 1999, kishte ikur nga Kosova bashkë me forcat serbe. Kur u pyet nga një gjyqtar pse nuk e kishte përkrahur UÇK-në, Ibraj u përgjigj se  UÇK-ja ishte kundër shtetit. Dëshmia e Muharrem Ibrajt, i cili u akuzua për vrasjen e një shqiptari në fillim të marsit të vitit 1999, u publikua nga radio televizioni shtetëror serb. Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë.

Seanca e fundit në Hagë është mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar ku mbrojtja e Nasim Haradinajt në deklaratën hapëse para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kishte thënë se Haradinaj nuk i ka penguar hetimet dhe as punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Provat të cilat do të paraqiten në emër të Haradinajt do të dëshmojnë që ai nuk ka bërë kërcënime kundër dëshmitarëve të mbrojtur apo viktimave.

LAJMI KRYESOR: Nis seanca gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë, pritet paraqitja e provave

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora gjykata speciale e hagës hysni gucati nasim haradinaj gjykata speciale e hagës hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet