LIVE UPDATES
Politike

Dështimi me negociatat, PDIU: BE-ja s’pranon një vend që eksporton vetëm krim të organizuar

19 Tetor 2019, 13:19 Nga DOSJA
Dështimi me negociatat, PDIU: BE-ja s’pranon një vend që

TIRANË– PDIU-ja ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Në një deklaratë për mediat, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet shkruan se pas dështmimit me negociatat çdo përrallë e lobuar dhe e bojatisur mirë për reforma të suksesshme bie.

Ndër të tjera PDIU-ja shprehet se për gjithë situatën ku është katandisur vendi ynë, i vetmi përgjegjës është kryeministri Edi Rama dhe politikat e tij që sipas partisë në fjalë janë në mbrojtje të krimit, shkatërruesit të demokracisë funksionale dhe ekonomise.

Më tej në deklaratë theksohet se bashkimi Europian nuk mund të pranojë një vend si Shqipëria që sipas reagimit zyrtar eksporton vetëm krim të organizuar, drogë dhe emigrantë.

Deklaratë për media e PDIU

Dje Këshilli Europian vendosi zyrtarisht moshapjen e negociatave me Shqipërinë.

Shqiptarët kanë që nga viti 2014 kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat që shpresojnë hapjen e negociatave me BE.

Pas tre vitesh përgjatë të cilave kryeministri përsëriste pa u lodhur se negociatat ishin hapur dhe Shqipëria kishte marrë dritën jeshile për në Europë, sot u shkrua e zezë mbi të bardhë që Shqipëria e kish të pamundur të vazhdonte në rrugën e saj të integrimit.

Lajmi është më shumë se i keq për vendin dhe nuk ka shqiptar që këtë JO të Brukselit nuk e konsideron si një lajm negativ për të dhe të ardhmen e tij..

Pas kësaj, çdo përrallë e lobuar dhe e bojatisur mirë për reforma të suksesshme bie.

Familja Europiane e ka të pamundur të pranojë një vend që eksporton vetëm krim të organizuar, drogë dhe emigrantë dhe siç theksoi Presidenti Macron sot jemi në vendin e dytë për azilkërkues.

Gjysëm milioni shqiptarë që ikin nga sytë këmbët janë treguesi më domethënës për gjendjen në vend.

Për gjithë situatën ku është katandisur vendi ka vetëm një përgjegjës, kryeministri Edi Rama dhe politikat e tij në mbrojtje të krimit, shkatërruesit të demokracisë funksionale dhe ekonomise, të cilat po detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin dhe po i vënë Shqipërisë një vulë turpi të pamerituar në familjen Europiane.

Alibia e problemeve të brendshme të Europës është e paparanueshme.

Boll më me arrogancën qesharake të brekusheve dhe liderit rajonal bartës së ideve për Shengenin Ballkanik të Titos, e pa Kosoven, si alternativë për një vend si Shqipëria që e ka vuajur në gjithë historinë e vet mijëra – vjeçare, qenien fizikisht në Europë dhe poitikisht dhe administrativisht në perandoritë e Lindjes.

Ka tre vite që shqiptarët po gënjehen me zë dhe figurë nga vetë kryeministri i tyre çdo tetor kur hap shishen e shampanjës për hapjen e negociatave.

Kemi një deklaratë me zë dhe figurë nga presidenti francez i cili jo vetëm nuk pranon dot emigracionin, drogën  dhe krimin shqiptar por thekson se liberalizimi i vizave do duhej të ishte menduar, sepse nuk solli impaktin pozitiv që mendohej.

Pas kësaj deklarate çdo interpretim është i tepërt.

I vetmi hap që kryeministri duhet të mendojë sot dhe pa humbur asnjë minutë është dorëheqja e tij dhe hapja rrugë e normalizimit të klimës politike në Shqipëri dhe zgjedhjeve te parakohshme .

Pluralizimi politik dhe demokracia janë gurët e themelit të familjes europiane.

Sot rrezikojmë këto dy arritje të jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare në emër të një pushteti të vjedhur nga krimi dhe autoritarizmi.

Ky reagim vjen një ditë pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë një ‘PO’, për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë nga kryeministria, ku nuk pranoi asnjë përgjegjësi dhe tha se mocioni i mosbesimit, duhet bërë në Francë tek parlamenti i Macron.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklarata e pdiu dështojnë negociatat me be-në deklarata e pdiu dështojnë negociatat me be-në

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet