Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Sot është dita e gjashtë e nisjes së vaksinimit masiv në Shqipëri, por prej tre ditësh, të moshuarit që kanë të drejtë të paraqiten në çadrat e vendosura në sheshin ‘Skënderbej” për të marrë dozën e parë të vaksinës kineze, sa vijnë e rrallohen. Gjithçka nisi dy ditë më parë, pasditen e 31 marsit, kur dhe Dosja.al publikoi pamjet e para nga çadrat e boshatisura në sheshin “Skënderbej”.
Edhe dje, e njëjta situatë paraqitej në vendin ku supozohet që duhet të presë të moshuarit për tu injektuar dozën e parë të vaksinës kineze, por arsyet ende kanë mbetur të paqarta. Sot, Dosja.al ishte pranë sheshit “Skënderbej”, aty ku shihet se ka më shumë prezencë të uniformave blu, se sa të vaksinatorëve, pjesëtarët e stafit që merren me regjistrimin e të moshuarve apo vetë të moshuarit që paraqiten aty.
Të stepur para prezencës së medias, zonjat e stafit thanë prerë: Pa na dhënë urdhër shefja, nuk të përgjigjemi për asgjë!
Vetëm njëra prej tyre, pa dashur të thotë as emrin u shpreh: Këtu ka të moshuar, vijnë, nuk kemi parë asnjë stepje, nuk ka stepje…
Nuk ka stepje? Atëherë përse ‘shefja’ që supozohet të jetë vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka ndaluar personelit që ndodhen në çadra që të përgjigjen për mediat? Është frika se mos deklarojnë ndonjë gjë të gabuar dhe dalin nga skenari ‘gjithçka shkon mirë’ apo ka ndonjë gjë që qytetarët duhet të dinë?
Një ditë më parë, vetë Manastirliu tha se në total janë vaksinuar afro 155 mijë persona përfshirë këtu imunizimin e bluzave të bardha, pedagogët, personalitetet dhe ata të moshuar që janë paraqitur ditët e fundit. Dosja.al ka kontaktuar edhe dy herë me vetë Ministrinë e Shëndetësisë dhe përgjigjia që ka marrë ka qenë: Procesi i vaksinimit vijon çdo ditë dhe qendrat e vaksinimit janë të hapura, jo vetëm në shesh por kudo edhe në oraret e pasdites.
E në fakt, pamjet nuk tregojnë këtë gjë…
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Në shenjë proteste, qytetarët kanë hedhur bojë të kuqe në muret dhe hyrjen e institucionit ku po mbahen qentë endacakë. Duke vijuar protestën e tyr...
SKRAPAR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në karrierat e gurit dekorativ në rrethin e Skraparit. Mesditën e sotme në malin e Tomorit në vendin...
LEZHË– Nikoll Sherniku do të vijojë të qendrojë në burg. Gjykata e Lezhës ka vendosur që të refuzojë kërkesën për lirim të 26-vjeçarit, i cili...
SUKTH– Një aksident në rrethrrotullimin e Sukthit ka ndodhur ditën e sotme. Mësohet se nga përplasja e mjeteve ka mbetur një person i lënduar. I plagosuri është...
TIRANË– Sherr mes dy të miturve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:30, ku një 12-vjeçar qëlloi më thikë të vëllain, ...
TIRANË– Policia Rrugore ka vijuar me ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.Blutë ...
“Po afrohesha në shtëpi dhe isha vetëm. Në këtë çast, kur isha poshtë pallatit, nga mbrapa erdhi një djalë dhe tha – goca ndalo pak. Kur ktheva kokën, dj...
TIRANË– Vijon protesta tek qendra e strehimit të kafshëve në Tiranë. Figura të njohura publike janë përballur me efektivët e Policisë së Shtetit, ndërsa ka...
TIRANË– Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme teksa ka qënë brenda autobusit të linjës ‘Qendër Sanatorium’ në Tiranë.Ngjarja ka ndodhur në stacionin e ...
TIRANË– Protesta në lidhje me qentë e keqtrajtuar nga ana e Bashkisë së Tiranës është përshkallëzuar në debate mes qytetarëve dhe punonjësve. Në mesin e qy...