RENEA blindon Durrësin/ Shtatë persona vihen në pranga, mes tyre Xhevdet Plaku, dhe një i përfshirë në vrasje në Shkodër (EMRAT)
U arratis nga burgu në Itali/ Arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës, i shumëkërkuari u kap me disa persona në një...
U arratis nga burgu në Itali/ Arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës, i shumëkërkuari u kap me disa persona në një...
Hapja e grupkapitujve të rinj/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim 22 Maj, 20:23 "Urime, nj&eum...
EMRI/ Ekzekutimi i 41-vjeçarit shqiptar në Greqi, identifikohet autori i dyshuar 22 Maj, 18:11 Rezulton me precede...
Akuzat e PD-së për 'trenin bullgar', Celibashi: Rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal 22 Maj, 13:24 ...
Një iranian me nënshtetësi italiane, Dabiel Kassrae, u dëbua sot nga Shqipëria drejt Italisë, pas një urdhëri të firmosur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përmes të cilit ai deklarohej “person i padëshiruar”, për një periudhë 15 vjeçare. Kassrae, i cili jetonte në Shqipëri, prej afro katër vitesh, dyshohet të ketë punuar për llogari të rregjimit të Iranit. Mësohet se ai është parë shpesh në zonën e Manzës, pranë kampit ku strehohen mbi 2 mijë anëtarë të lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (Mek), dhe ka tentuar të rekrutojë disa prej tyre.
Në janar të këtij viti, autoritetet shqiptare urdhëruan dëbimin e dy diplomatëve iranianë, të cilët u shpallën persona të padëshiruar, pasi dyshoheshin se në të vërtetë ishin, njëri anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa tjetri pjesë e njësisë operacionale të shërbimeve sekrete iraniane.
Tetorin e vitit të kaluar, policia shqiptare bëri të ditur se kishte mundur të identifikonte anëtarët e një celule terroriste iraniane e cila kishte patur si synim kryerjen e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane në Shqipëri. Celula konsiderohej përgjegjëse dhe për tentativën e dështuar të një akti terrorist në mars të vitit 2018.
Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin të ishin përfshirë “në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend”. Në atë kohë, mnistria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, thotë se Komiteti i Ekspertëve ka dështuar në menaxhimin e pandemisë në vendin tonë. Në një intervistë me...
TIRANË– Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia akuzoi ditën e djeshme ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun lidhur me menaxhimin e situatës së ko...
GJERMANI- Policia gjermane mëngjesin e ditës së sotme në rajonin Heidenau ka ndaluar një çiklist i cili po drejtonte biçikletën në gjendje të deh...
Tuneli i rrugës së re Kardhiq-Delvinë merr zgjidhje. Me një vlerë prej 14.5 milionë euro, ky tunel do të ndërtohet nga firma me ofertën më të ulët me një vendim...
DEVOLL– Një sherr ka ndodhur me katër personave, ku i përfshirë ishte edhe një persona që duhet të vuantë dënimin e tij nën masën “arrest shtëpie”. I riu ...
TIRANË– Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka kaluar vendimin për fondin prej 16 miliardë lekësh që do të shkojë për rindërtimin e pallateve ...
TIRANË– Këshilli i Ministrave ka vendosur që kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi të ruhet dhe mbrohet nga garda e Shqipërisë. Sipas...
ELBASAN- Një burrë në moshën 53-vjeçare që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit së fundmi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se a...
Nga burime të sigurta të Gazetes Shqip, mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Top channel, Ben Blushi ka nisur një padi ndaj Sali Berishës për shpifje.Ky i fundi...