Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
DETAJET/ Policia u sinjalizua 2 javë më parë për drogën që po vinte nga Ekuadori, kokaina erdhi për llogari të 3 grupeve
11 Prill 2021, 08:17Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
DURRËS- Informacione të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin anti-drogë që u zhvillua dje në portin e Durrësit dhe u finalizua me sekuestrimin e 143 kilogramëve kokainë. Burimë për Dosja.al bëjnë me dije se policia ishte sinjalizuar që dy javë më parë se një sasi e madhe droge ishte nisur nga Guayaquil dhe që prej atij momenti, “alarmi” ishte vënë në port.
Megjithëse arriti të kalonte pa problem në portin e Gioia Tauros në Itali, konteineri u kap në Durrës, menjëherë sapo kaloi në skaner. Skaneri dha sinjal të kuq dhe administratori Klajdi Xibraku i “Masabi fruits” u thirr në polici.
Në këtë moment u sharrua tavani i konteinerit ku u gjet droga e paketuar dhe me posterin e Pablo Escobar në krye. Administratori Klajdi Xibraku u prangos menjëherë ndërsa Erjon Peti, kushëri me të, njëherazi partner në biznes u prangos më vonë.
Të dy mohojnë pronësinë e drogës ndërsa pranojnë se merren me shitje frutash. Dyshimet e prokurorisë së Durrësit janë se droga erdhi në Shqipëri për tu marrë në dorëzim nga 3 grupe kriminale. Hetimet vazhdojnë ndërsa dy të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës pas 72 orësh.
(F.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ambasada Amerikanë në Tiranë ka bërë thirrje për aplikime pasi Byroja Kombëtare e Hetimeve ka njoftuar për hapjen e aplikimeve për hetues.Pë...
TIRANË– Garazhi i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë.Sh...
SHBA– Të dhënat që lidhen me COVID-19 zgjojnë interesim të madh të njerëzve kudo në botë. Informacioni i ndihmon njerëzit të parandalojnë infektimin. Një ...
SHQIPËRI – Mbi vendin tonë ditën e sotme do të mbizotërojë një mot i kthjellët. Mesdita dhe pasditja parashikohet që të sjellin kalime vranësirash n...
ELBASAN– Zbardhet ngjarja në Elbasna! Dosja.al ka mësuar se ngjarja që u raportua sit ë shtëna me armë zjarri në lagjen ‘Brigada 17 sulmuese’, në fakt ish...